RKL: Disa gazetarë hulumtues të BIRN-it në rolin e hetuesve prepotentë dhe arrogantë

I ashtuquajturi Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, që ka mbledhur në kruzhokun e vet gazetarë me prejardhje ideologjike dhe politike të  ish regjimeve antishqiptare, po bën përpjekje të marrë rolin e hetuesit në raport me institucionet, duke i ndërsyer gazetarët e vetë kundër autoriteteve qeveritare në vend. Ky “asociacion” i fut  hundët kudo dhe shantazhon qeveritarë, madje edhe qytetarët  përmes telefonit duke bërë përpjekje për të marrë qoftë edhe në mënyrë të dhunshme deklarata, apo të kontaktojë me çdo kusht personin e caktuar  pavarësisht se akëcili person  dëshiron  apo nuk dëshiron të flasë për ta, madje as të kontaktojë me një gazetar të BIRN-it, apo me cilin do gazetar tjetër.>>>


 


Ja si interpretohet një shantazh i nivelit të ulët të gazetarit gënjeshtar dhe arrogant, Kastriot Jahaj, i ndjekur penalisht për përhapjen e gënjeshtrave dhe shantazheve. Ky gazetar, del se paska kërkuar me çdo kusht një prononcim nga kryetari i Kuvendit të Prizrenit, Ramadan Muja. “Në pamundësi të takimit me të, gazetari ia ka dalë që ta takojë atë në një restorant, ku edhe i ka kërkuar prononcim rreth dyshimeve të ngritura ndaj tij, thuhet në deklaratën e AGPK-së. “Në atë rast, Muja paska kërcënuar gazetarin duke kërkuar nga ai që të largohej nga aty, ose në të kundërtën do t’ia thyente kamerën”.  Sipas kësaj logjike të gazetarëve të vetëquajtur “profesionistë” kryetari Muja patjetër paska qenë dashur të kontaktojë gazetarin, edhe pse për këtë nuk e obligon asnjë kodeks, asnjë ligj, asnjë rregullore.  Mungesa e gatishmërisë së kryetarit apo cilitdo zyrtar për t’ua bërë qejfin gazetarëve po u konsideruaka “veprim që dëshmon edhe njëherë mungesën e transparencës së institucioneve publike dhe pengesat që u bëhen gazetarëve hulumtues gjatë ushtrimit të profesionit të tyre”. Këtu, nuk është fjala për çdo gazetar, pa dallim, por vetëm për gazetarucët që veten e quajnë “profesionistë” dhe që i përkasin gazetarisë së ashtuquajtur hulumtuese të Rrjetit Ballkanik, të njohur me shkurtesat BIRN, të cilin e drejton Jeta Xharra dhe e cila selinë  e ka në Beograd.


 


Kreu i këtij asociacioni gazetarësh “profesionistë”, BIRN-istë të Beogradit e të Rrjetit Ballkanik, i jep vetes të drejtë madje edhe “ të kërkojë nga Partia Demokratike e Kosovës që të distancohet nga ky veprim, kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të trajtojnë kërcënimin e ushtruar ndaj ekipit të “Drejtësia në Kosovë”, si dhe kërkon nga kryetari Muja që të kërkojë falje publike për kërcënimin e bërë”.


Ja si shprehet fodullëku, prepotenca dhe arroganca e gazetarëve, që veten e quajnë profesionistë. Ata për veten e tyre mendojnë se janë  supermenë, para të cilëve duhet të ngrehin duart lart, jo vetëm  zyrtarët, por edhe kreu i shtetit, i Qeverisë dhe i të gjitha institucioneve. Ku e bazojnë këtë qëndrim këta malukatë të kohës sonë, të cilët me praktikën e tillë të ushtrimit të profesionit përngjajnë me spiunët  e dikurshëm të UDB-së, që i futnin hundët kudo. Dallimi është se këta nuk kanë dhëmbë që të kafshojnë, ashtu si dikur kishin inspektorët e Serbisë.  Këta  vetëm mund t’i përjargin dhe mund të shantazhojnë zyrtarët servilë, sidomos disa mendjelehtë dhe fodullë, që duan ta shohin veten nëpër emisione debati, apo nëpër faqe të gazetave.


 


Ja si e percepton botën dhe realitetin e përditshmërisë një gazetar i “kruzhokut” profesionist-birn-ist. Ai mendon se në punën e tij është në radhë të parë hetues-hulumtues,  polic, inspektor, i cili punon për një shërbim të caktuar të një mediumi dhe mundohet me çdo kusht të marrë deklaratë nga zyrtari i apostrofuar. Në rast se zyrtari nuk dëshiron të kontaktojë, atëherë ky e ruan kudo, i shkon prapa me ditë të tëra, duke e ndjekur kudo, madje edhe në rrugë për në WC, krejt derisa ta takojë “viktimën” i cili sipas “kodeksit të gazetarëve birnistë”, për hir të transparencës së shpifur, u dashka që patjetër t’ia plotësojë dëshirën për bisedë apo intervistë, edhe nëse zyrtari  nuk dëshiron të komunikojë, për shkak se nuk ka kurrëfarë obligimi ligjor të përgjigjet para gazetarit, aq më tepër në rrugë, në vendet publike dhe gjatë kohës së pushimit të tij.


 


Gazetaria e ashtuquajtur hulumtuese në Kosovë, e cila është pjellë e BIRN-it, jo vetëm që nuk është fare hulumtuese, por në radhë të parë është gazetari arrogante, agresive, shantazhuese, gënjeshtare, sensacionaliste, zhurmuese, fodulle, naive, perverse, antikombëtare  dhe aspak profesioniste. Sepse po të ishte me të vërtetë profesioniste do ta kishte për turp, që në çdo prononcim të vetëdeklarohet se qenka e tillë. Gazetarët e Jeta Xharrës dhe të  ashtuquajturit “profesionistë” janë të njohur në Kosovë sidomos me përhapjen e gënjeshtrave kundër ushtarëve të UÇK-së, kundër të burgosurve politikë dhe kundër të gjitha shtresave liridashëse të vendit tonë. Ky segment i gazetarisë në Kosovës, për nga përmbajtja dhe prejardhja  është mbetje e ish regjimeve, të cilat falë këtij aktiviteti skandaloz, që për çdo ditë helmon opinionin dhe falë servilizmit të disa poltronëve të politikës aktuale, po bëjnë për pjekje ta rikthejnë regjimin serb në Kosovë, bashkim vëllazërimin e dikurshëm, duke krijuar imazhin se “kosovarët” nuk dinë të qeverisin, sepse vendin po e mbytka korrupsioni, krimi i organizuar, mungesa e transparencës, e ligjit etj.


 


Duke qenë se BIRN-i dhe “profesionistët” janë aq të “shqetësuar” për fatin e Kosovës dhe me këtë qëllim kërkojnë “transparencë” nga institucionet, shtrohet pyetja, sa janë vetë këta gazetarë transparentë, sa paguhen, kush i paguan, kujt i japin llogari, për kë punojnë, sa përfitojnë duke i shantazhuar zyrtarët e korruptuar, kush janë këta gazetarë që me çdo kusht duan të paraqiten “profesionistë” dhe cili është qëllimi final i tyre, përderisa ata nuk i përkasin gazetarisë së Kosovës, ndërsa për veten e tyre mendojnë se janë një superstrukturë, gjithsesi e paragjykuar dhe me veprime arrogante.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …