leoni

RKL

RKL: Disa nga kontroversat dhe kontrapunktet e Albin Kurtit

Në Amerikë, Kurti thotë se Kosova qe 23 vjet është një histori suksesi, ndërsa në Kosovë, thotë se të gjitha qeveritë e deritanishme kanë qenë të dështuara dhe nuk kanë shënuar asnjë sukses. Madje ai veten e quan çlirimtar duke pretenduar edhe krijimin e “republikës së tretë, të albin kurtit me company”.

Aventurat e fjalorit politik të Albin Kurtit  nuk kanë të sosur.

Tërë fjalorin e mëparshëm demagogjik tani e ka kthyer së fjalorin pragmatik.

Nga Amelika Amelika, në Amerika, Amerika.

Nga Kosova storie e dështuar, tani Kosova storie suksesi.

Nga refuzimi i Marrëveshjes së MCC-së, tani pranues i saj.

Nga Jo negociata, por Vetëvendosje, tani negociata, pastaj vetëvendosje.

Nga kurrë nuk bisedoj as ia shtrëngoj dorën kriminelit Vuçiq, tani bisedon me kriminelin Vuçiq madje edhe e “rehabiliton” se atë nuk e paska pyetur fare Millosheviqi gjatë luftës.

Nga konstatimi se Veton Surroi është spiun i Serbisë, tani shoku më i ngushte i tij dhe i Vetëvendosjes.

Për t i rënë shkurt, nga të gjitha premtimet, nga të gjitha paralajmërimet, Albin Kurti ka ndërruar 100 për qind, është kthyer në të kundërtën e asaj që ka deklaruar dhe ka premtuar se do ta realizojë,  pasi ta marrë pushtetin.

Por, janë edhe disa premtime të cilave iu  ka përmbajtur dhe iu përmbahet me rigorozitet, në luftën e tij politike, sidomos në raport në UÇK-në.

Albin Kurti i përmbahet dhe nga dita ditës e thellon urrejtjen kundër UÇK-së zyrtare, me Hashim Thaçin, Azem Sylën, Kadri Veselin, Xhavit  Halitin, Jakup Krasniqin e disa të tjerë, duke pretenduar se këta nuk ishin UÇK-ja e vërtetë.

Albin Kurti, i përmbahet premtimit se kur të vijë në pushtet do të bëjë rivlerësimin e listave të veteranëve. Ai mendon se mjafton numri deri në 15 mijë veteranë, sepse pagat me nga 170 euro e dëmtuakan buxhetin e Kosovës.

Albin Kurti pesë vjet më parë i ka thënë Hashim Thaçi, shko në Hagë, çka po pret.

Albin Kurti ka bërë be se kur të vijë në pushtet, kurrë nuk do t ia përmend emrin Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Deri tani për afër dy vjet, iu ka përmbajtur fort, por shumë shpejt do ta shkel edhe këtë premtim.

Albin Kurti ka premtuar se sapo të vijë në pushtet do ta zbardh fatin e Astrit Deharit, por tani e përmend vetëm në përvjetor.

Albin Kurti dhe partia e tij kanë pësuar metamorfozë, pikërisht sikur ajo që ka përshkruar shkrimtari i madh gjerman, me origjinë hebraike, Franc Kafka në rrëfimin e tij “Metamorfoza”.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …