leoni

Euro

RKL: Duke ndarë lëmoshë Qeveria-Kurti pretendon të blejë elektorat për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025

Ndarja e 100 eurove për fëmijë dhe pensionistë nga Qeveria-Kurti, nuk është më shumë se një lëmoshë, sikur dhe disa herë deri tani. Albin Kurti e di se po thuajse  çdo familje ka në mesin e vet fëmijë dhe pleq, dhe, sadoqë është lëmoshë modeste, nuk ka familje në vendin tonë  që do ta refuzojë. Ai, po edhe qytetarët e dinë po ashtu se paratë edhe ato të lëmoshës janë nga buxheti i Kosovës, por dëshiron të krijojë përshtypjen e qeveritarit duarlirë, që ndanë lëmoshë, në këmbim të një falëndrimi apo të një vote, në ditën e zgjedhjeve, kur i duhen 500 mijë vota  sepse ai dhe militantët e tij, këtë dhe lëmosha të tilla, do t’ i kokorisin sa e sa herë, gjatë fushatës dhe kjo metodë është  shumë më e mirë sesa blerja tinës e votave, e cila edhe ashtu nuk do të mungojë.  RKL

Duke folur lidhur me këtë vebdim të Qeveisë-Kurti, Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, e quajti blerje të votës vendimin e qeverisë për t’ua ndarë nga 100 euro fëmijëve dhe pensionistëve më pak se dy muaj para zgjedhjeve parlamentare. “E blen votën 100 euro per me pas qasje ne nje buxhet prej 12 deri 15 miliardë për katër vite qeverisje. Kur ke qasje ne 12 deri 15 miliarde Euro, ke mundesi te pakufishme me i shperbly vllaznit, dajet, familjaret, dostat, shoket dhe shoqet ne media me subvencione 100 mije Euro disa here, me pozita ne institucione publike, me ble kritiken me sponzorizime ne fushate, etj etj etj”, shkroi Miftaraj. Kur qytetarët i nënshtrohen pushtetit, ai tha se edhe e mbrojnë atë. 100 Euro femija i nje prindi ne rast social qe mbijeton me 200 e ca Euro ne muaj, 100 Euro femija e punetorit ne privat dhe publik me page 300 deri 500 Euro, 100 Euro djali i ministrit, deputetit dhe ambasadorit, 100 Euro djali i milionerit, 100 Euro djali i Oligarkut, e 100 Euro djali i punetorit ne Trepçe. Sigurisht se kur iu ke nenshtru pushtetit, del e mbron pushtetin, e shan e kritikon opoziten e secilin qe ka mendim ndryshe ose kerkon nje qeveri normale ose nje kryeminister normal”, shkroi  Ehat Miftaraj.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër vendimin e Qeverisë për shpërndarjen e 100 eurove për fëmijët dhe pensionistët më pak se dy muaj para zgjedhjeve parlamentare, duke e quajtur këtë veprim një “skemë korrupsioni publik”. Qeveria e Albin Kurtit po përpiqet të blejë vota duke përdorur buxhetin e shtetit në kohë fushate. Ajo,  ka ulur investimet kapitale në vitin 2024 në krahasim me vitet 2017 dhe 2018, dhe e  ka kthyer buxhetin në thes të babadimrit  duke blerë vota krejt hapur. Hykmete Bajrami gjithashtu kritikoi qeverisjen për rritjen e faturave të energjisë, tatimit në pronë, dhe për keqtrajtimin e shërbyesve civilë dhe sindikatave. Ky është i mandati i  qeverisë me katër vite të humbura. Mirëpo më 9 shkurt do votohet për ndryshim, jo për lëmoshë!,  nënvizoi Hykmete Bajrami.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka akuzuar Qeverinë Kurti për shpërdorim të parasë publike dhe për mashtrim në prag të zgjedhjeve. Ai ka theksuar se Qeveria ka ndarë 100 mijë euro grante për anëtarët e partisë, duke e lidhur këtë me skandalet që kanë përfshirë Ministrinë e Faton Pecit. Në anën tjetër, Haxhiu ka kritikuar vendimin për ndarjen e 100 eurove për pensionistët dhe fëmijët, duke e quajtur këtë veprim, si  “lëmoshë” dhe një abuzim me buxhetin e shtetit në fushatën elektorale. Ai e ka akuzuar Qeverinë Kurti për korrupsion, nepotizëm dhe për përpjekje për të blerë vota me parat e popullit, duke theksuar se kjo është një qeveri e mashtrimit dhe hajnisë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Nisma Socialdemokrate është e përkushtuar për një të ardhme më të mirë për Kosovën

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, deklaroi se qytetarët e Prishtinës kanë shprehur mbështetje të fuqishme për programin e partisë së tij

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, deklaroi se qytetarët e Prishtinës kanë shprehur mbështetje të fuqishme …