RKL: Duket se janë zhgënjyer keq shpifësit e trilluesit e trafikimit të organeve

Lajmi i përhapur nga gazeta serbe “Danas”,  ku u bë e ditur se në raportin e prokurorit Viliamson nuk ka fakte për trafikim organesh, krim të organizuar që bie në përgjegjësinë komanduese të ish-Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kaloi në heshtje në shumë mediume të Kosovës. Për më tepër, intriguesit dhe aminxhinjtë e shpifjeve dhe trillimeve të Dik Martit, nuk e publikuan fare këtë lajm. Heshtja e tyre qyqare dhe e mjerë është mbuluar me vellon e zezë të ligësisë, të shpirtit të tyre skëterrë, sepse ishin pikërisht shpifjet e bastardëve shqipfolës që intriguan ish-kryeprokuroren e Hagës, Karla del Ponte e më vonë edhe senatorin pro serb dhe antiamerikanin e njohur, Dik Marti për t’ iu besuar shpifjeve për trafikim të organeve të serbëve nga çlirimtarët e  Kosovës.

Fushata për të ashtuquajturin trafikim të organeve, e manifestuar dhe e afishuar për ditë  nga “Kompania profitere “Koha”, e pasuar nga disa portale e gazeta të njohura për qëndrimet e tyre kundër luftës së UÇK-së, nuk ka reshtur asnjëherë. Janë shkruar e botuar mijëra faqe të zeza të gënjeshtrave monstruoze. Këto  gënjeshtra  e përsëritura për ditë, në një kor mendje-retarduarësh  me prejardhje titiste rankoviçiste, kanë dominuar në mediet e varura të vendit si tema të përhershme  kujdestare për ta demonizuar  luftën verbale kundër UÇK-së, e sidomos kundër PDK-së dhe kryeministrit, Hashim Thaçi. Përhapja e shpifjeve të  tilla qyqare, në esencë antikombëtare,  shpifje e trillime të mbështetura në dosjet e regjimit kriminal të Beogradit, janë bërë me qëllim të krijimit të urrejtjes kundër luftës çlirimtare dhe kundër të gjithë politikanëve nga “krahu” i luftës.

Duke komentuar epilogun e turpshëm të të ashtuquajturin trafikim të organeve, avokati i shquar me famë botërore për shqyrtimin e krimeve të luftës, Michaell O’Relly, ka tërhequr vërejtjen se pretendimet e ngritura nga Dik Marti edhe pse  janë të pabaza, megjithëkëtë ato janë duke dëmtuar imazhin e Kosovës. Raporti i prokurorit Williamson bazuar në pretendimet e ngritura të Dick Martyt, nuk pritet t’i vërtetojë akuzat për trafikim organesh në Kosovë. Ai ka thënë se përderisa ekipi i Williamson nuk gjeti prova për trafikim organesh, ndryshoi aktakuzën duke u kthyer në krime të luftës. Por ai ka tërhequr vërejtjen se çdo dokument i natyrës së tillë do t’i sjell dëme Kosovës në imazhin ndërkombëtarë. Unë nuk jam i befasuar se nuk ka pasur trafikim të organeve sepse shumë herë është thënë se ka trafikim dhe kjo ka qenë absurde, sepse nuk është bazuar në asgjë. Por ajo çka është e pritshme se do të ketë akuza për veprimet individuale të njerëzve gjatë luftës, ka paralajmëruar avokati i shquar, Michaell O’Relly. Ai ka kritikuar ashpër qasjen e faktorit ndërkombëtarë që për gjykimet individuale të njerëzve të themelohen Gjykata Speciale. Unë dua të them që veprimet individuale ndaj njerëzve në këtë rast krimet ndaj serbëve është dashur të gjykohen në Kosovë në këtë rast nga EULEX-i dhe jo kjo çështje të marr përmasa ndërkombëtare, pra që të kemi një gjykim ndërkombëtarë. Kjo më shumë është bërë politikisht që ka nisura nga akuzat se ka pasur trafikim organeve në Kosovë”, ka theksuar  avokati, Michaell O’Relly, për Radio Dukagjinin.

 

Pas rreth katër vite të hetimeve të fshehta dhe zyrtare, pas një fushate të egër dhe krejt morbide kundër UÇK-së, nga shqipfolës dhe qarqe  kriminele serbe, doli në shesh e vërteta e pastërtisë së luftës fitimtare të  UÇK-së.  Kryeprokurori i çështjes, Williamson ka deklaruar se nuk ka të dhëna e argumente që dëshmojnë  trafikimin e organeve të serbëve nga UÇK-ja gjatë luftës së fundit në vendin tonë. Pavarësisht nga rezultati i hetimit, Kosova nuk e riparon dot  imazhin e dëmtuar, jo vetëm nga armiqtë por edhe nga bastardët shqipfolës. Duke folur për këtë fushatë të Serbisë dhe të disa shqipshkruesve, avokati Arianit Koci, thotë se kjo ishte një fushatë e ndyrë e Serbisë kundër Kosovës, por ajo po dështon me turp. Sipas tij, Këshilli i Evropës nuk do të duhej ta kishte lejuar publikimin e një raporti të tillë, pa fakte e argumente dhe të ndërtuar vetëm  mbi propagandën e Serbisë dhe të qarqeve antishqiptare.

 

Intriguesit dhe shpifësit e njohur të aferave kundër UÇK-së, tani po heshtin.

Shumica syresh janë dëshmitarë të mbrojtur të EULEX-it.

Ata nuk i kërcënon askush, pos ndërgjegjja e tyre e vrarë, sepse me vetë faktin se kanë pranuar të bashkëpunojnë me serbët dikur,  me inspektorët e EULEX-it tani, ata paraprakisht kanë vrarë në qeniet e tyre çdo atom ndërgjegjeje kombëtare. Është e vërtetë se tani ndihen keq, se gënjeshtra ua ka çjerrë maskat,  se pezmi dhe urrejtja  që e kanë shprehur  dhe vazhdojnë ta manifestojnë kundër UÇK-së, tashmë ka devalvuar dhe nuk shkon më tej. Pavarësisht nga kjo ata kanë arritur ta dëmtojnë imazhin e vendit të tyre dhe qëllimi në këtë drejtim është arritur deri diku.

Po është edhe një e vërtetë tjetër, e cila nuk fshihet dot. Emrat e tyre do të mbesin të skalitur në shtyllën e turpit të kohës, në kujtesën kombëtare do të ngelin së bashku me “gardën e zezë” të djallëzisë si ballabanë, toptanë, kryezezë, zogollë e horrë. Ata do të rreshtohen në mesin e mbetjeve dhe jashtëqitjeve të kombit, ashtu si shërbëtorët besnikë të regjimeve antishqiptare, ashtu si Ali Shukriu, Xhevdet Hamza, Xhavit Nimani, Rrahman Morina, Mehmet Maliq-Cikuli, Jusuf Karakushi, Selim Broshi, Ibush Kllokoqi, Bashkim Kursani, Lutfi Ajazi, Shaban Kajtazi e dhjetëra të tjerë, emra turpi e djallëzie, emra që nuk do të harrohen për krimet që kanë kryer kundër bashkëkombësve për interesa të regjimeve okupatore. Këtij kori do t’i bashkohen edhe bashkëpunëtorët e UNMIK-ut, Dik Martit, EULEX-it dhe të gjithë ata që kanë bashkëpunuar dhe bashkëpunojnë me të huajt në dëm të interesit të kombit dhe kundër gjakut të derdhur rrëke për liri, gjatë gjithë shekujve të historisë sonë tragjike, por edhe heroike.

Shpifarakët, trilluesit, hipokritët, antikombëtarët, kanë të njëjtin fund, gjithnjë të turpshëm, ashtu sikur paraardhësit e tyre. Të tillë, ka pasur dhe do të ketë, por edhe fundi i tyre është gjithnjë i njëjtë, gjithnjë faqe turpi, ligësie e djallëzie.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …