RKL

RKL: Dy rugovistet e përbetuara, Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla nga prehri i Vetëvendosjes demonizojnë LDK-në e Isa Mustafës

Largimi nga LDK-ja i Vjosa Osmanit, nuk u bë pse ajo mendonte se partia e saj dhe kryetari Isa Mustafa ishte pak rugovist, apo se kishte tradhtuar rugovizmin, por për shkaqe të përfitimeve që mori nga votuesit e partisë dhe animit krejt hapur kah Vetëvendosja, me çka edhe u shpërblye nga Albin Kurti në pazarin politik me LDK-në.

Tani kur Vjosa Raif Osmani ndodhet nën ombrellën e Vetëvendosjes, së bashku me Donika Jusuf Gërvallën, me të cilën janë bashkuar në rrugëtimin politik me këtë parti të majtë, ato kritikojnë LDK-në se ka tradhtuar rugovizmin, të cilin  do ta mbarojnë së bashku me Albin Kurtin dhe partinë e tij.

Donika Gervalla-Schwartz, kandidate për deputete nga lista e iniciativës qytetare të Vjosa Osmanit, e shkrirë në listën e Vetëvendosjes, e ka akuzuar publikisht kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, si dhe nënkryetarin e saj, Agim Veliun, për shkatërrimin e frymës rugoviste. Tradhtinë e rugovizmit kërkojeni te Isa Mustafa, Agim Veliu dhe te personazhet e këtilla që janë bërë vërtetë të padurueshme për votuesin e LDK-së. Ngulfatja e çdo lloj përpjekjeje për të ndërtuar demokracinë, për të kriju një jetë normale për qytetarët, për ta stabilizuar këtë vend, e çdo lloj përpjekje që në raport me Serbinë me dale dinjitoz dhe me zhvillu negociata serioze”, ka deklaruar ajo.

Pretendimet për ta ruajtur dhe restauruar frymën rugoviste nga këto dy zonja, me prejardhje krejtësisht të kundërta, sa i përket së kaluarës familjare dhe përcaktimeve politike e ideologjike,  nuk janë veçse qesharake por edhe groteske.

Si nuk i ka shkuar në mend Donikës ta pyes Vjosën se ku ka shërbyer babai i saj, Raifi, në vitet 1981-1982, kur babai i saj Jusufi, xhaxhai, Bardhoshi dhe bashkëveprimtari i tyre, Kadri Zeka, ishin vrarë nga UDB-ja afër Shtutgartit, në Gjermani.

Është e vërtetë se të dyja kanë qenë të reja asokohe, madje, Vjosa kishte lindur në Mitrovicë tre muaj pas vrasjes  mizore të Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit.

Më pas Vjosa ishte edukuar në frymën e patriotizmit jugosllav, ndërsa Donika me krejt familjen e saj ishte rritur dhe edukuar në frymën e Partisë së Punës dhe përkujdesjen  meritore të Shqipërisë së Enver Hoxhës.

Tani këto dy zonja i ka bashkuar interesi politik, pa pyetur fare për të kaluarën, madje edhe pse të njohura për qëndrim ekstrem, djathtist, interesi i ka bërë bashkë në një parti, e cila e pranon hapur përcaktimin e vet majtist. Nuk thuhet kot se ekstremet pajtohen e bashkohen, sidomos kur është në pyetje interesi për t’ u veshur me pushtet. Bashkëjetesa e këtyre  dy ekstreme ideo-politike të elektoratit në radhët e Vetëvendosjes vërehet më shumë se në të gjitha partitë e tjera në Kosovë.

Por, ajo që është krejtësisht e paqëndrueshme e pamotivuar dhe e pa argumentuar është fajësimi që ato i bëjnë kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, dhe përgjithësisht krerëve më të lartë të partisë  për largimin nga fryma “rugoviste”.

Nëse dikush në Kosovë ka ruajtur, ka restauruar dhe restauron “rugovizmin” si ideologji pacifiste, adresa e vetme dhe kryesore ka qenë dhe ka mbetur pikërisht, Isa Mustafa dhe krejt bashkëpunëtorët e tij brenda LDK-së. Ta kritikosh dhe ta anatemosh Isa Mustafën si tradhtar të frymës politike  ideologjike së Ibrahim Rugovës, është sikur t’ i thuash Papës se po e tradhton krishterimin.

Këto dy zonja nuk është se nuk e dinë më së miri se kush dhe si po e mbron rugovizmin, por ja që lufta dhe propaganda partiake nuk njohin kurrfarë morali.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …