Për shkak të kundërshtimit që i ka bërë komunitetit LGBT dhe kundërshtimit të hapur të rrënimit të vlerave tradicionale fetare, kombëtare e njerëzore, edhe Organizata e ashtuquajtur e Reporterëve pa Kufij e përfshiu kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, në listën e saj vjetore të personaliteteve që i konsideron armiqve të lirisë së shtypit.
Sipas Reporterëve pa Kufij, shtypi rajonal i Hungarisë ka qenë plotësisht në pronësi të sipërmarrësve që janë miq me Orbanin, që nga vera e vitit 2017. “Në vjeshtën e vitit 2018, gati 500 kompani mediatike pro-qeveritare janë bashkuar në një kompani, për të koordinuar mbulimin e tyre”, thanë Reporterët pa Kufij. Në Indeksin e Lirisë së Shtypit, të përpiluar nga Reporterët pa Kufij këtë vit, Hungaria është renditur e 92-ta në mesin e 180 vendeve.
Sulmi kundër kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban ka për qëllim që ai të detyrohet të iu nënshtrohet normave jo morale të një segmenti dominues në Bashkimin Evropian.
Ditë më parë, Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka deklaruar se kritikat e Holandës ndaj vendit të tij, për një ligj të ri rreth të drejtave të komunitetit LGBT rrjedhin nga një supremaci morale e rrënjosur në të kaluarën kolonialiste. Liderët e BE-së, sidomos ata nga Holanda, vend nga ku burojnë perversitetet, javën e kaluar e sfiduan kryeministrin hungarez rreth një ligji të ri, i cili ua ndalon shkollave në Hungari që të përdorin materiale që cilësohen si promovim i homoseksualizmit dhe ndryshimit të gjinisë. Disa kryeministra të vendeve të BE-së patën kritika të ashpra dhe të drejtpërdrejta ndaj Hungarisë për ligjin e ri rreth LGBT-së. Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ishte më i rrepti, duke i thënë homologut hungarez që t’i respektojë të drejtat e komunitetit LGBT ose të largohet nga Bashkimi Evropian.