Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dje në Asamblenë e Këshillit të Evropës mbajti fjalimin e dytë historik në mbrojtje të së vërtetës të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër Raportit të Dik Martit, të miratuar po në këtë Këshillin e Evropës, afër dhjetë vjet më parë.
I njohur për retorikën e tij goditëse, mbështetur me fakte e argumente që burojnë lirshëm, bindshëm dhe qartë e plot emocione pozitive, Edi Rama kalorës i fjalës së lirë dhe më i zellshmi në artikulimin dhe kumtimin e mendimit politik e diplomatik ndër shqiptarë duke përmendur rrethanat aktuale dhe agresionin rus në Ukrainë, ai iu ka rikujtuar pjesëmarrësve në Asamblenë e Këshillit të Evropës se ka qenë pikërisht anëtari i partisë së Vladimir Putinit, Konstantin Kosaçev, ai që e kishte dërguar në Këshillin e Evropës, raportin e bazuar në librin e Carla Del Pontes e që më pas u bë edhe rezolutë me miratimin e Këshillit të Evropës. “Në bazë të kësaj dhe pavarësisht mungesës mbresëlënëse të të dhënave lidhur me trafikun e organeve, u krijuan dhomat e specializuara të Kosovës, që çuan në arrestimin e 4 veprimtarëve nga Kosova, përfshirë presidentin e Kosovës në atë kohë, Hashim Thaçi. Vetëm për një moment vini në lëvizje imagjinatën dhe imagjinoni presidentin, kryeministrin apo udhëheqësin e vendit tuaj që merret nga zyra e tij dhe arrestohet pa asnjë aktakuzë zyrtare. Dikush përmendi Joe Bidenin. Biden kish zakon që Hashim Thaçin ta quante Xhorxh Uashington-i i Kosovës, por ne këtë pikë do të ishte më e përshtatshme ta quanin Jozef K si personazhi i Franc Kafkës, duke qenë se ashtu si personazhi te “Procesi” u arrestua nga një autoritetet i largët, i panjohur pa kuptuar se për çfarë ishte akuzuar. Presidenti Thaçi dha dorëheqjen në mënyrë të hirshme, u largua me dinjitet nga zyra. E vendosi veten në dispozicion të drejtësisë, në mënyrë të përsëritur deklaroi se i besonte drejtësisë ndërkombëtare, sepse në fund të fundit për drejtësinë e kish vënë jetën në rrezik. Është ende atje. Në Hagë. Një Jozef K i gjallë, ende në burgim krijuar nga një lajm i rremë, që u përhap si mortajë dhe ndikoi politikën e institucionet ndërkombëtare”.
Këto fjalë të Edi Ramës kanë goditur, atje ku do të duhej të kishin goditur në radhë të parë zyrtarët qeveritarë të Kosovës, por edhe të Shqipërisë, pasi përveç Edi Ramës askush deri sot në OKB apo në Këshillin e Evropës nuk e ka thënë të vërtetën dhe të drejtën aq troç, atë të vërtetë që qëndron mbi të gjitha trillimet, mashtrimet, dhe përpjekjet për ta ndërruar e për ta deformuar historinë e rezistencës e martirizimeve shqiptare në Kosovë, jo si histori faktike dhe të dokumentuar, ashtu si e njohu krejt bota luftën e viteve 1998-1999, në të cilën kishte intervenua ushtarakisht edhe NATO-ja kundër regjimit kriminal të Millosheviqit, por si një ndërmarrje e përbashkët kriminale, ashtu sikur e ka definuar luftën e UÇK-së, Gjykata Speciale që zu fill nga raporti i Dik Martit, i instruktuar në Moskë.
Kur e vërteta e një kombi të tërë shtrembërohet në mënyrë kaq të frikshme, lutja e vetme që na vjen është, për hir të Zotit mos i lini gabimet e mëparshme tragjike të shndërrohen në mëkatin tuaj të pafalshëm. Jam këtu për ju, jam këtu për të gjithë ne, jam këtu si europian në tempullin europian të besimit në të drejtat ndërkombëtare të njeriut.
Ashtu si Shën Andou përfundoi duke u predikuar peshqve, sepse njerëzit kishin humbur besimin, shpresoj që gabimet tragjike si ky që ka bërë kjo asamble me çlirimtarët, nuk do të na kthejnë të gjithëve ne në heretikë. Jam këtu për t’ju përgjëruar që t’i shpëtoni fytyrën të drejtave të njeriut në Europë.
Ky fjalim antologjik, mbi të gjitha është historik dhe shënon një kthesë vendimtare në historinë më të re të Kosovës, e cila po përballet me një gjykatë, një etnike, raciste e fashiste mu në mes të Evropës.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur lidhur me akuzën për trafikim organesh ka thënë: se kjo është fantazi e mirë, fabrikuar në Kremlin.
-Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk duhet të kërkojë më kohë, bëjeni tani, jo për ne, për Evropën
-Shtëpia e verdhë s’ishte as e verdhë dhe as klinikë për luftën në Kosovë:
-Të gjallët kërkojnë të dashurit e tyre, të vdekurit s’kanë gjetur paqen e varrit…
-Xho Biden kishte zakon që Hashim Thaçin ta quante Xhorxh Uashington-i i Kosovës.
-Unë them do të ishte më e përshtatshme ta quanin Jozef K si personazhi i Kafkës në “Procesi”
-Vetëm për një moment vini në lëvizje imagjinatën dhe imagjinoni presidentin, kryeministrin apo udhëheqësin e vendit tuaj që merret nga zyra e tij dhe arrestohet pa asnjë aktakuzë zyrtare.
Ja di deklaroi Sali Berisha, duke e quajtur Edi Ramën një antishqiptar, pasi mbron UÇK-së dhe Hashim Thaçin
Rama bëri skandalin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, dhe u ngrit tjetri e tha ke gabuar adresën, nuk jemi ne prokurori, por deputet. Berisha fsheh faktin se ishin ata deputetë që me shumicë votash miratuan raportin e Dik Martit, të cilit Berisha ia kishte hapur të gjitha dyert dhe me Lul Bashkën kishin inskenuar edhe Kulla Belind Këlliçi i PD-së, fjalimin e Edi Ramës e quan: “Fjalim i turpshëm, arrogant dhe me tone fyese” kundër Këshilli të Evropës, Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka bërë të ditur se Komisioni Presidencial ia ka refuzuar ftesën kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për një darkë pune. Sipas Këlliqit shkak për anulimin e ftesës është bërë, sikur thotë ai, “fjala e turpshme, arrogante dhe me tone fyese” e kryeministrit Rama, teksa paraqiti rezolutën kundër raportit të Dick Marty për pretendimet e tij për krime lufte nga liderët e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë.
Kryeministri Edi Rama kërkoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës që t’i rrëzojë akuzat kundër Kosovës dhe ta pranojë kërkesën e Shqipërisë për një raport vijues ndaj atij të Dick Martyt. Kreu i qeverisë kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Martyt, për t’i shpallur të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Reagime të shumta pozitive ka ngjallur fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës
Reagime të shumta pozitive ka ngjallur fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Këshillin e Europës nga figura politike dhe analistë të shumtë në Kosovë. Një ndër ta është edhe lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili falënderon Ramën për fjalimin dhe miratimin e Rezolutës së propozuar nga Shqipëria kundër Raportit të ish-senatorit Dik Marti, për trafikim organesh në luftën në Kosovë. Më tej, ai thekson se Rama nuk humb asnjë mundësi për të mbrojtur Kosovën. Është fat i madh për Kosovën që në këtë periudhë sfiduese, Shqipëria ka një kryeministër si Edi Rama – i cili nuk e humb asnjë mundësi që i jepet për të mbrojtur Kosovën, luftën tonë çlirimtare dhe të drejtën tonë të patjetërsueshme për liri dhe pavarësi. Faleminderit Kryeministër Rama për qëndrimin dinjitoz dhe dashurinë e pakushtëzuar për Kosovën. Populli i Kosovës të është mirënjohës!”, shkruan Krasniqi
“Në Asamblenë e Këshillit të Evropës u tha një e vërtetë e madhe nga goja e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Dje ai ishte zëdhënës me plot dinjitet i të vërtetës për Kosovën dhe luftëtarët e saj të lirisë. Edi meriton përkrahjen dhe falënderimin tonë, të atyre që e duan dhe nuk e duan, sepse ai foli me argumente, kurse disa nga ne na ka kapluar urrejtja dhe inati primitiv. Edi u vu në mbrojtje të Kosovës, derisa udhëheqësit tanë po mbrojnë kolltukët e tyre”, shkruan ish kryetari i LDK-së Isa Mustafa.
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati e ka vlerësuar angazhimin e kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama si një ofensivë kundër raportit të Dick Marty-it, i cili kishte pretenduar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kishte kryer trafikimi të organeve në “Shtëpinë e verdhë” në Shqipëri. Kryeministri i shtetit shqiptar Edi Rama prej verës së këtij viti është në ofensivë në betejën për të çmontuar politikisht dhe juridikisht Raportin e Dick Martit nga ku buron Rezoluta 1782 e Këshillit të Evropës të vitit 2011 për çështjen e trafikimit të organeve nga ana e UÇK-së. Nuk ka diçka më shqiptare dhe njëkohësisht njerëzore në betejën me politikën shoviniste serbe dhe atë ruse sesa rehabilitimi i karakterit të luftës çlirimtare të UÇK-së e cila është baza mbi të cilën është ndërtuar liria e Kosovës. Diplomacia e shtetit të Kosovës në të gjitha nivelet, ndonëse nuk i ka mundësitë e mëdha, duke qenë indiferente ndaj kësaj nisme, po tregon një impotencë dhe smirë të pakuptueshme. Historia një ditë do të qesh e qaj me këtë mentalitet provincial që mendon se atdheu dhe bota fillon dhe përfundon në mëhallën tënde.
Fjalimi i Edi Ramës, në Këshillin e Evropës ashtu si ai në OKB jo vetëm që nuk u duartrokit në Kosovë nga krerët e institucioneve, por edhe u injorua pikërisht nga kryetarja, Vjosa Osmani, e njohur për qëndrimin e saj për UÇK-në sidomos për krerët e saj që ndodhen në Hagë, nuk dallon shumë nga qëndrimi i Serbisë zyrtare.
Është fatkeqësi për Kosovën, pse jo edhe për shqiptarët përgjithësisht që tre krerët e Shtetit, jo vetëm që nuk e mbështetën atë fjalim në mënyrë institucionale, por edhe shprehen rezerva, madje edhe injorim e shpërfillje sikur bënë, zonja Vjosa Raif Osmani, ministrja e saj dhe e Albin Kurtit, Donika G. Shvarc e të tjerë.
Kjo nuk ishte vetëm mungesë vëmendjeje, por thjesht një xhelozi e sëmurë e tre krerëve, të cilët kurrë në jetë nuk mund të arrijnë as çerekun e shprehjes dhe perceptimit politik e diplomatik të Edi Ramës, nuk e arrijnë dot pjekurinë e tij intelektuale, guximin dhe sensin politik për ta thënë troç dhe në mënyrë të kulturuar atë që e thotë ai, jo me retorikë false e patetikë politike, por e deklamon thjesht, qartë, kuptueshëm, bindshëm, argumentueshëm dhe i lë pa fjalë burrat e mençur e diplomatët e zgjuar të karrierës.
Fjalimi i Edi Ramës në Këshillin e Evropës u mirëprit nga PDK-ja, nga krerët e OVL-UÇK-së, nga intelektualë të caktuar e të pavarur dhe nga ndonjë gazetar, por mjerisht jo nga Vetëvendosja, sepse ajo nuk i del para kryetarit, jo nga Shoqata e të Burgosurve politikë, sepse as kjo nuk i del para shefit.
Vetëkuptohet se nuk mund të mirëpritej fjalimi i Edi Ramës as nga Lista Serbe, as nga Beogradi zyrtar, as nga jugo-mediet shqipshkruese e shqipfolëse në Kosovë si Koha Ditore, Bota Sot, as nga dëshmitarët e mbrojtur dhe pa identitet të Gjykatës Speciale kundër UÇK-së dhe assesi nga Ekaterina Trendafilova e disa të tjerë.
Mbaj mend kohën e ish regjimeve jugosllave në trojet tona, kur prijësi komunist shqiptar, Enver Hoxha fliste për Kosovën dhe trojet shqiptare nën okupim, për padrejtësitë që u bëheshin shqiptarëve, për mbushjen e burgjeve me të burgosur politikë, shqiptarë, për shfrytëzimin e resurseve dhe të pasurive Kosovës nga Serbia, krerët politikë të Krahinës Autonome të Kosovës, sidomos, Azem Vllasi, Sinan Hasani, Kolë Shiroka, Ali Shukria e të tjerë nuk kurseheshin nga fjalët më të liga drejtuar Shqipërisë, ndërsa Enver Hoxhën e akuzonin për përzierje në punët e brendshme të Jugosllavisë dhe të Kosovës, për paternalizëm dhe për politikën e tij kundër “interesave të shqiptarëve”.
Fjalimi i Edi Ramës u mirëprit në Shqipëri, jo vetëm për hir të kryeministrit, i cili gëzon besimin dhe popullaritetin, që nuk e ka gëzuar asnjë burrë-shteti, që nga vitit 1991 e deri tani. Këtë e kanë thënë dhe e thonë votuesit, të cilët Edi Ramës i kanë falur besimin në tre mandate qeverisjeje deri tani. Kjo simpati e ky besim vërehen kudo të në gjitha sondazhet jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë.
Edi Rama, me qëndrimin vëllazëror dhe plot dinjitet për Kosovën, realisht po kryen detyrën e Kryeministrit, jo vetëm të Shqipërisë por edhe të krejt shqiptarëve, pavarësisht se iu pëlqen apo jo disa çerdheve politike, me prejardhje beogradase, disa mendjeve të retarduara, makute e xheloze, që nuk shohin përtej hundëve të tyre.
Nuk mund të ketë çështje me rëndësi të shqiptarëve, apo edhe të vendeve të Ballkanit që mund të zgjidhet pa e thënë fjalën dhe pëlqimin e tij, Shqipëria dhe Edi Rama, pavarësisht si mund të pranohet apo të mohohet kjo e vërtetë, që është edhe e domosdoshme, sepse Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet Piemont i shqiptarëve.
Ahmet Qeriqi
- 10. 2022
Prishtinë