leoni

RKL

RKL: Fushata kundër vlerave të UÇK-së vazhdon, por ata që bashkuan armët për çlirimin e Kosovë, kurrë nuk dorëzohen 2

Fushata kundër UÇK-së por thellohet edhe më tej, tani kur kemi një Qeveri me krejt pak pjesëtarë të saj e me shumë militantë ë politikë, të cilët janë bashkuar si kurrë  më parë.

Të krekosesh se ke krijuar një qeveri pa “terroristë” të UÇK-së dhe të përdorshme për bisedime vetëm me BE-në e Serbinë, duke anashkaluar Amerikën  (Fatmire Kollçaku), të kërcënosh me luftë vëllavrasëse, nëse formohet një Qeveri pa Vetëvendosjen, (Agim Bahtiri, Haki Abazi, Boiken Abazi, Hysamednin Ferraj),  ta fyesh nënën e tre heronjve të rënë për atdhe,  sepse bijtë e saj qeveritarë e pakan shëruar në Tiranë, (për një logjikë të tillë, kjo do  të thotë jashtë vendit)  (Flora  Pacolli),  të deklarosh hapur dhe pa asnjë argument real se UÇK-ja gjatë dhe pas luftës në Kosovë ka vrarë 1000 civilë serbë,  (Shkëlzen Gashi) dhe të shprehet rezervë se ka gabuar apo nuk ka gabuar këshilltari i kryeministrit, të kërcënosh një deputetë se po qe se hyn në Kosovë  pa iu nënshtruar karantinës, do të arrestohen sikur ishte rasti Pacolli, (Xhelal Sveçla) të detyrosh një të ri 26-vjeçar (Agon Musliu) të hedhet nga ndërtesa në shërbim të karantinës, sepse nuk i nënshtrohet ligjit antikushtetues për kufizim të lirisë së lëvizjes, pa shpallje paraprake të gjendjes së jashtëzakonshme, ( Vitia,  Sveçla),   të krekosesh se përditë po ndërron zyrtarë nga ish koalicioni në pushtet dhe po vendos kuadro nga radhët e veta, (Sveçla),  ta shkelësh kushtetutën me kufizim të të drejtave dhe lirive të njeriut, ( Qeveria Kurti) të pretendosh se me çdo kusht do të qëndrosh në pushtet me të drejtën se ke fituar një deputet më shumë në zgjedhje, të iu vësh vija të kuqe për bashkëpunim të gjitha partive shqiptare dhe të bashkëpunosh me të vetmen parti serbe, që e ka instaluar në Kosovë, regjimi i  Beogradit zyrtar,  pastaj të hedhesh në erë duke lavdëruar vetveten, ( Albin Kurti) këto dhe fakte të tjera, tregojnë vetvetiu se kush po na qeveris dhe për çka po na qeveris.

Këto prononcime,  spekulime e veprime  në radhë të parë bëhen për një hakmarrje  të verbër e non sens, duke paragjykuar se të gjitha partitë tjera politike, që përbëjnë 75 për qind të elektoratit në Kosovë, janë të korruptuar dhe kriminelë. Shprehur me gjuhën e avokatit zëdhënës të Vetëvendosjes, Veton Surroi, do të thotë se  tërë  ai elektorat që i voton kriminelët (natyrisht të paragjykuar nga ai)  qenkan njerëz të kriminalizuar.Kjo është jo vetëm skandaloze, barbare, idiotike  por në një masë edhe çmenduri, racizëm i kulluar, që po ndodh për herë të parë në historinë e pas luftës, në shtetin e Kosovës. Si rrjedhim,  të gjithë ata që nuk e kanë votuar, Albin Kurtin e Vetëvendosjen, qenkan njerëz që pajtohen me krimin, apo aminxhinj të kriminelëve. Kurtin e kanë votuar 25% të  atyre që kanë marrë pjesë në votime dhe këta qenkan të vetmit njerëz të pakorruptuar, jo kriminelë dhe të domosdoshëm për ta çliruar Kosovën nga 75 përqindëshi me kriminelë!?.

Ikja nga atdheu,  dëbimi dhe dhunimet

Fushata kundër UÇK-së mjerisht ka marrë përmasa, sepse luftën e saj në shkallë kombëtare e ka ndihmuar  vetëm  rreth 5 për qind e shqiptarëve, ndërsa në shkallë vendi, Kosova Maqedonia, Kosova Lindore   kanë marrë pjesë dhe e kanë ndihmuar 10 për qind mbase edhe më shumë. Kanë qëndruar në Kosovë në qytete dhe në zonat e luftës më shumë se 1. 200. 000 banorë. Janë larguar me qëllim për të shpëtuar, në shumë vende edhe janë dëbuar rreth 700.000 banorë. Këto janë shifra reale, me të cilat spekulohet shumë, por realiteti është i faktuar dhe i dokumentuar.

Nuk është  i vërtetë fakti se janë dhunuar 20.000 femra shqiptare. Numri i të dhunuarave nuk kalon në disa qindra. Nuk është fjala për ta paraqitur ushtrinë serbe sa më kriminale, sepse ai që të vret edhe të dhunon dhe këtu nuk ka asgjë të re, përveç faktit se fillimisht të dhunon  pastaj  të liron,  apo të vret.

Vetëm në grykat e maleve në Drenicën jugore se bashku me fshatrat e Blinajës kanë mbijetuar luftën më shumë se 150.000 të zhvendosur. Nuk ka pasur asnjë rast  dhunimi,  sepse forcat serbe nuk kanë arritur ta thyejnë rezistencën e rreth 2.000  luftëtarëve të sistemuar në çdo vijë fronti.

Spekulimi me numrin e të dhunuarave bëhet edhe me qëllim për ta denigruar gjoja paaftësinë e luftëtarëve të lirisë, për mbrojtjen e tyre.

UÇK-ja nuk e ka përkrahur ikjen nga vendi dhe nuk mund t’ i kontrollonte as t’ iu siguronte rrugë  të dinjitetshme për në Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi, atyre që po iu ikte nën këmbë toka e atdheut, në kohën kur brenda ditës, në  frontet e luftës, binin  deri në 100 e më shumë dëshmorë dhe masakroheshin me qindra, nga radhët e popullatës civile, është fjala për tre muajt e fundit të luftës, kur edhe pati ikje dhe dëbim masiv.

Nuk duket e logjikshme, as e besueshme, as e dokumentuar  të jenë dhunuar 2000 gra gjatë një konvoji të ikurish, nga dhjetë konvoje sa kishin qenë me numrin më të madhe të dëbuarish si ato: në relacion Vushtrri, Therandë Prizren, Qafë Morinë dhe në relacione të tjera.  Mund të ketë pasur disa dhjetëra konvoje,  por dihen cilat kanë qenë me numrin më të madh. Një konvoj të tillë e kanë përcjellë disa qindra ushtarë e policë  serbë. Po të kishte ndodhur kjo, sikur spekulohet, çdo ushtar serb gjatë rrugës ka qenë dashur të dhunojë nga 10 femra, në rrugëtim e sipër  në dritë të diellit brenda një  e dy ditësh!?  “Heroinat” tona nuk po arrijnë ta dëshmojnë përmasën e kësaj katrahurë njerëzore, e cila nuk varet nga numri por nga metodat e mjetet çnjerëzore që përdori ushtria serbe e Milosheviqit. Mirëpo edhe po të ishin dhunuar vetëm 100 femra akti i tillë edhe ashtu do të ishte dhe është i shëmtuar  dhe i dënuar edhe me ligjet e luftës.

Nuk i bëjmë kriminelët serbë më të zinj më rritjen e numrit të femrave të dhunuara shqiptare , ata janë mjaft të zi e përfaqe të zezë,  edhe po të mos kishin dhunuar një femër të vetme.

Nuk shtohet asnjëherë për debat pyetja pse ushtarët e UÇK-së nuk dhunuan asnjë femër të vetme serbe, nuk vranë asnjë fëmijë të tyre

Pak kush e shtron pyetjen, pse ushtarët e UÇK-së nuk dhunuan asnjë femër të vetme serbe, nuk vranë asnjë fëmijë dhe kanë mundur që akte të tilla të bëjnë në çdo fshat serb të Kosovë, ku ishte e pranishme UÇK-ja.

Këtë fakt nuk e përmendin fare  gazetarët e politikanët që janë vënë në shërbim  të diskreditimit të luftës së UÇK-së. Disa nga “rodi e kotilla bastarde”  edhe pleqtë e plakat serbe që kanë vdekur në Kosovë, madje edhe në qytetet e vendit,  i trajtojnë viktima të UÇK-së, madje e rrisin numrin nga 500 në një mijë e më shumë, sepse u besojnë shifrave zyrtare të Milosheviqit, të cilit edhe i kishin shërbyer, ka mjaft të tillë edhe sot që më lirshëm dhe më të sigurt  ndihen në Beograd, sesa në Prishtinë.

Nga ky “rod” janë ata që të gjithë krerët e luftës i quajnë “terroristë, karakomandantë, komandantë leshi”. Por ata vetë, pastaj   baballarët e nënat e tyre, gratë e nuset e tyre, rejat, bijat e bijtë e mitur gjatë ikjes nga Kosova mund ta kenë gjykuar  më së miri, se cilët kanë qenë serbët dhe cilët kishin  qenë ata qindra mijëra, që më shumë e donin jetën qoftë edhe nëpër botë, qoftë edhe nën robëri, sesa të luftojnë për çlirimin e vendit. “Më fal Prishtinë, por më shumë e desha jetën se lirinë”… kështu këndohej pas luftës në Kosovë.

Është e drejtë e njerëzve të mos marrin pjesë në luftë, të mos e duan atdheun, të mos e duan lirinë,  por nuk është e drejtë të përdhoset lufta çlirimtare e Kosovës, të cilën e ndihmoi NATO-ja, veçmas Amerika dhe Anglia, dhe 25 shtete të Evropës e botës. Gjithmonë e mbi të gjitha duhet pasur para sysh edhe faktin kryesor, fondamental,  se pa insistimin e Amerikës dhe të Anglisë kurrë nuk do të kishte intervenim me përmasa të tilla, kundër regjimit kriminal të Milosheviqit.

Andaj, ata që nuk kanë marrë pjesë në luftën rreth dyvjeçare të UÇK-së,  ata që kanë ikur nga frontet e luftës, apo që shpëtimin për veten e familjet e tyre e kanë gjetur në Maqedoni, Mal të Zi,  në Shqipëri, dhe në shumë, vende të  Evropës, nuk kanë pse ankohen që në Kosovë kanë shkuar punët shumë keq. Po të kishin luftuar 90 për qind e shqiptarëve, historia mund të kishte marrë një rrjedhë krejt tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …