leoni

Hekuran Murati

RKL: Fyerjet, përçmimet dhe urrejtja patologjike e Hekuran Muratit dhe e një segmenti me ndikim në Vetëvendosje, kundër UÇK-së

Zbulimi, i një deklarate naive por edhe shumë të poshtër të  ministrit të Albin Kurti, Hekuran Murati,  nga Nol Nushi,  aktivist i zellshëm i PSD-së, ka ngjallur debate pikërisht në ditën kur kishte lajmëruar  të vinte në Kosovë, kryetarja e Gjykatës Speciale, plaka bullgare Ekaterina Trendafilova, e cila e anuloi vizitën, për shkaqe të padeklaruara nga ana e saj, apo e zyrës së kësaj gjykate antishqiptare.

Të gjithë reaguesit ia kanë parë për më madhe konstatimin e  Hekuranit se  “Ma mirë t’ i kishim paguar 20 mijë  mercenarë dhe do e kishim çliruar vendin, sesa të merremi tani e të paguajmë para për veteranët”,  por jo edhe fjalinë tjetër poshtëruese, nënçmuese, ku ka konstatuar se vetëm tre muaj paska pasur luftë  të gueriles në Kosovë, aq sa ka zgjatur operacion luftarak i NATO-s. Me këtë konstatim në mënyrën më të poshtër të mundshme, ai ka injoruar se ka pasur luftë në Prekaz, në Reçak, dhe në qindra vend-luftime  deri në kohën kur ka filluar bombardimi nga ajri  i NATO-s, mbi caqet ushtarake e ekonomike të Serbisë.

Sipas bindjes së tij, jo aspak naive por nënçmuese e poshtëruese, ai vë në dyshim zgjatjen e luftës në Kosovë, për të cilën dinë shqiptarët dhe tërë bota, sepse dihet fillimi e mbarimi i saj zyrtar është:  28 nëntor 1997 – 11 qershor 1999.

Ky ministër, nuk ka shpjeguar se a kishte Qeveri në atë kohë, dhe kush do të mund t i blinte 20 mijë mercenarë, të cilët  nuk i ka as krejt Legjioni i mercenarëve të botës.

Edhe sot në Ukrainë numri i mercenarëve nuk  besoj se kalon në dy tre mijë, edhe pse  Rusia jep informata për 10 mijë të tillë.

Sipas këtij konstatimi, paska qenë dashur që Ibrahim Rugova, dhe Bujar Bukoshi të kishin blerë 20 mijë vetë, me para, për ta çliruar Kosovën. Ja çfarë dije, ja çfarë mendësie, ja çfarë marrëzie kalkulon në trurin e tij ky mercenar i Albin Kurtit, kjo farë e zezë e kazanit të mbetjeve të Serbisë në Kosovë.

Ky konstatim i poshtër, mohon luftën e vërtetë dhe të organizuar çlirimtare, duke e paraqitur UÇK-në si njëlloj guerile, me siguri se ka lexuar ndonjë shkrim të ndonjë mercenari në “Bota sot”, apo Koha Ditore, dy mediet kryesore të  Vetëvendosjes.

Edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi,  ka publikuar  edhe një video-incizim në të cilën shfaqen edhe disa publikime të tjera të ministrit të Financave, Hekuran Murati e të cilat kanë të bëjnë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Në këto publikime ishte edhe një status i shkruar në vitin 2016, ku Murati kishte thënë se “statistikat po thonë që në luftën e Kosovës janë vrarë rreth 300 nga UÇK-ja. A ka mundësi me ditë me kënd kanë luftuar qeta 46.000 veteranë? Përpos kësaj ministri Murati kishte theksuar se “ka ardhur koha për një çlirim të dytë”. Duke shkuar edhe më larg, ministri Murati kishte thënë se në UÇK-ja ka pasur edhe “shtapiqa”, që kanë luftuar me zemër për vendin, duke menduar në Adem Jasharin apo te ndonjë tjetër. “Por nuk kanë munguar as ‘smokat’, e ‘qipsat’. Të gjithë ata që kanë luftuar njëmend ta gjejnë veten te Shtapiqi. Kurse këta të tjerët që e shohin veten tek smoki e çipsi, lirisht le t’i trembin mizat, se kanë tepër nën kapuç, kishte shkruar Hekuran Murati.

Këto gjykime e paragjykime të këtij ministri, japin për të kuptuar se cili është niveli i inteligjencës, arsimimit dhe edukimit të tij familjar, i edukatës qytetare, të mos flasim  për edukatë kombëtare, sepse atë nuk e disponon.

Me qëndrimin e tij përbuzës e naiv, do të duhej të merreshin veteranët, nëse me të vërtetë  janë të tillë, mirëpo  kryesuesit e shoqatave të dala nga lufta nuk merren me këto “vogëlsira”, por kërkojnë vetëm paga më të larta mujore. Ata do të duhej të kishin organizuar protesta dhe të kërkonin dorëheqjen e këtij mercenari politik  të Qeverisë Kurti, i cili paratë e buxhetit të Kosovës i konsideron si prona të veta dhe është më i zëshmi kundër  rritjes së pagave të veteranëve.

Nuk e di si ndihen sot në Kosovë, pjesëtarët e UÇK-së, qofshin deputetë apo zyrtarë të lartë, nuk e di si ndihen edhe disa të burgosur politikë, të cilët janë pjesë e Vetëvendosjes  edhe nuk kanë marrë pjesë në luftë por kanë një kapital burgu mbi kurriz, por e di si ndihen mercenarët e të gjitha ngjyrave, të cilët mendjelehtësisht po mendojnë se u ka ardhur dita ta shfryjnë mllefin kundër UÇK-së, kundër dëshmorëve e martirëve, kundër invalidëve e veteranëve.

Si ndihet sot kolegu i Hekuran Muratit, kryekuvendari, Glauk Konjufca, i cili ditë më parë i kallajisur dhe i pispillosur, kishte vizituar krerët e UÇK-së në Hagë me qëllim për ta larë veten dhe disa në Vetëvendosje që pranojnë se ka pasur luftë të UÇK-së. Glauku mendon se luftëtarët e lirisë i kanë harruar bëmat e shkrimet  e tij kundër UÇK-së, kundër Drenicës si Perëndim Egër, si Divlji Zapad. Ai i porosiste gazetarët e gazetaret në debate, që kur të shkojnë në Drenicë, të marrin me vete  jo vetëm një revole, por dy e më shumë madje edhe ndonjë bombë dore. Nuk e dinë se çfarë informatash i kishte ofruar SHIK-ut derisa ishte anëtar i zellshëm i atij shërbimi, nuk e dinë por me siguri se do të shpalosen edhe informata të tilla, të cilat do t i publikojnë ish kolegët e tij.

Nuk është vetëm Hekurani, hekuri i fortë i Vetëvendosjes dhe i koalicionit qeveritar kundër UÇK-së. Të tillë si ky hekuri  i ri në moshë por senil në tru, janë edhe shumë zyrtarë të lartë të Qeverisë, deputetë, kryetarë komunash dhe tërë një segment i fuqishëm dhe me shumë ndikim,   që dashur pa dashur është në valë të njëjta me Vuçiqin, Daçiqin, Sheshelin e të tjerë. Dihen deklaratat e Donika Shvarcit, deklaratat e më hershme të Vjosa Raif Osmanit, të Drita Millakut, të Mimoza Kusarit, Gazmend Muhaxherit, Bajçinovcit, Ramabajes, Surroit dhe jo pak të tjerëve, të cilët, edhe nëse pranojnë që ka pasur një ushtri, ajo sipas tyre ka qenë  e lodhët, që nuk ka pasur as bukë për të ngrënë, se lerë më armë për të luftuar, sikur thotë Veton Surroi, apo të tjerë që injorojnë në tërësi gjakun e derdhur për liri.

Kjo klasë njerëzish bashkëjetojnë, bashkëpunojnë, bashkë-qeverisin shumë mirë me disa  luftëtarë të lirisë dhe disa ish të burgosur politikë në radhët e Vetëvendosjes.

Vetë fakti se askush prej tyre, asnjëherë nuk ka reaguar në deklarata të tilla skandaloze kundër UÇK-së,   lë për të kuptuar  se kush kujt po i nënshtrohet dhe cila është nga brenda Lëvizja Vetëvendosje.

Dhe Maja e Ajsbergut e këtij qëndrimi është mos-përmendja qoftë vetëm e emrave të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, në 14-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së  Kosovës, nga Albin Kurti, Vjosa Osmani, Glauk Konjufca, Donika Shvarci dhe shumë të tjerë.

Nuk duken vetëm të rastësishme,  naive e debile deklaratat e  fundit të Hekuran Muratit…

Kontrolloni gjithashtu

BDI; Përgënjeshtrim i deklaratave të Albin Kurtit mbi Gjuhën Shqipe, që inkurajojnë Gjykatën Kushtetuese

Deklaratat e fundit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me statusin e gjuhës shqipe …