RKL

RKL: Gazetarë apo shërbëtorë të shërbimeve sekrete të partive e të klaneve të bizneseve?

Për fillim…

Veton Surroi i quan “kriminelë” ish-komandantët e UÇK-së. Ai e quan primitiv presidentin Hashim Thaçi. Ai thotë nëse Gjykata Speciale bazohet në të gjeturat e Prokurorit Williamson, Thaçi do  të arrestohet, (albInfo, 3 tetor 2016).Janë së paku 200 mijë njerëz në PDK që deri më tani kanë pranuar me votën e tyre se krimi është një veprim i pranueshëm në jetën politike”, ka deklaruar Surroi… Për vrasjen e 14 serbëve në Grackë, vrasje e pa zbuluar, e supozuar derisa nuk ka një aktakuzë nga ndonjë prokuror apo gjykatë, Vetoni qysh në gusht të vitit 1999 i akuzonte luftëtarët e UÇK-së dhe ata i quante fashistë.

 Baton Haxhiu: Do t’ju çudis Liljana nëse ju them që si publicist, gazetar, opinionbërës, kam qenë, jam dhe do të jem për themelimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së! Le të shkojnë të gjithë atje… Sepse rruga ime, rruga jonë, Liljanë  ka qenë, është dhe do të jetë, e ndërtuar mbi ideale që shkojnë përtej çdo lufte çlirimtare.( Letër Liljanës, Klan Kosovo)  Rruga e tillë e Batonit me Liljanën ka kaluar përmbi dhjetëra mijëra jetë shqiptarësh të vrarë e të masakruar nga regjimi i Milosheviqit.

 Arben Idrizi  i gazetës ekspres: “Skizofreni të atillë, sa të adhurohet deri në dëlir dhe të bëhet i paprekshëm një gjest aq tragjik dhe i diskutueshëm si ai i vrasjes së Familjes Jashari. Askush nuk guxon të thotë se ai që konsiderohet ‘legjendë e gjallë’, ‘komandant legjendar’, etj., Adem Jashari, me ngujimin e fëmijëve, grave dhe pleqve, në të vërtetë kishte marrë pjesë në vrasjen e tyre; se interpretimet e një të bëme të tillë, në një shoqëri normale, do të duhej të ishin të hapura dhe të pafundme, prej sakrificës deri te kafshëria dhe marrëzia, siç është pafundësisht i interpretueshëm çdo mit apo sajesë e sojtë. Arben Idrizi…  ( Res Publica, Postuar në 14 Gusht, 2013 09:37)

 Parim Olluri: Nëse Adem Jashari do të ishte gjallë do të ishte milioner i korruptuar (!)“E keni menduar ndonjëherë se si do të ndiheshit nëse dikush do t’iu thoshte se, nëse Adem Jashari do të ishte gjallë, do të ishte një biznesmen i fuqishëm i pasluftës. Do të thoshte se komandanti legjendar do të ishte edhe pronar i Z-Mobile, kompanisë që u përfol shumë për përfshirje në afera korruptive. Ose edhe më keq – nëse sarkazma e bashkëbiseduesit tuaj nuk do të përfundonte me kaq, por do të përfshinte edhe heronjtë tjerë të UÇK-së. Do të thoshte se Hamëz Jashari do të ishte një nga pronarët më të mëdhenj të fabrikave të privatizuara nëpërmjet aferave korruptive. Apo do të thoshte se, nëse Zahir Pajaziti do të mbetej gjallë, do të ishte pronar i Hotel Grand-it.

 

Gazetarë apo shërbëtorë të shërbimeve sekrete të partive e të klaneve të bizneseve?

Një pjesë e madhe e asaj që mund të përkufizohet  si “Gazetari shqiptare”, me specifika dhe dallime nga gazetaria e vërtetë, e cila është e  pajisur me kodin moral dhe intelektual, për dallim nga kjo, një pjesë e medieve ndër ne është zëdhënëse  e klaneve politike, e klaneve të fuqishme të bizneseve dhe mujsharëve politikë dhe si e tillë  është një “monstrum gazetari”  në rritje,  që po sjellë  rrezik për kombin e ardhmërinë.

Gazetarët ndër ne, sidomos ata që mbahen “profesionistë”, që vetëquhen të tillë, pjesa më e madhe prej tyre, të cilët politika dhe biznesi i kanë shndërruar në gazetarë, u kanë themeluar mediet dhe i mbajnë në shërbim të “kazanëve” të tyre  politike e klanore. Ato  janë medie  ku zihen të gjitha të ligat, poshtërsitë, krimet, gënjeshtrat, makutëritë, babëzitë, yshtjet, sharjet, fyerjet, denigrimet, dhe të gjitha të ligat tok.

Ky soj i gazetarëve, në përpjekje për të mbijetuar shihet e blihet ashtu si prostitutat dhe për më keq, një pjesë syresh u shërbejnë shërbimeve të huaja sekrete. Po të mos ishte kështu si mundet që një gazetar apo redaktor i një mediumi të publikojë dosjet sekrete të EULEX-it, dosjet e shërbimeve sekrete serbe dhe dosje të tjera, të cilat janë të dedikuara për prokuroritë përkatëse? Kemi të bëjmë me një inspektor, apo gazetar?

Ky soj i gazetarëve fshihet pas “burimeve të besueshme”,  të cilat nuk i zbulojnë madje as me kërkesë të organeve të sigurisë. Gazetarët, sipas ligjeve në vendin tonë, kanë të drejtë të mbulohen me “burime interne” dhe t’ i mbajnë ato ngujuar, me qëllim për të realizuar qëllimet e tyre, “për të qenë qind për qind të pavarur”, por të varur gjithnjë nga burimet e tyre sekrete, madje  edhe kur gënjejnë dhe kur helmojnë opinionin me sensacione, fabrikime  dhe fushata ndër më të ndryshmet.

Ligjet në Kosovë, në pajtim me atë që emërtohet si “zhvillim i demokracisë” në vend,  gazetarisë dhe medieve përgjithësisht iu kanë dhënë pushtet të panevojshëm, shkatërrues e vetëshkatërrues, në radhë të parë  për interesa të klaneve kapitaliste, dhe në asnjë segment për mbrojtje  të interesave të Shtetit, Atdheut e Kombit, kategori të organizuara  dhe të domosdoshme ekzistenciale njerëzore e kombëtare.

Nuk mund të peshohet demokracia e një shteti me atë që në parim  quhet liri e shtypit, kur ajo liri pa fre e pa kontroll degjeneron, infekton dhe helmon publikun duke manipuluar lajmin, duke e gjymtuar e duke shtrembëruar atë dhe duke e afishuar për qëllime të caktuara, politike e klanore  sikur bëjnë mediet kryesore në Kosovë, Shqipëri e gjithandej. Këto medie nuk i botojnë demantet, sepse nuk i ndjek ligji për kurdisje të gënjeshtrave.

Disa gazetarë në Kosovë, jo vetëm që kanë lidhje me krimin e organizuar, por janë vetë kokat e krimit, janë bosët e tregtisë së zezë, janë matrapazët dhe shesin krunde për miell dhe  që fshihen pas profesionit të gazetarit, apo pas hijes së mujsharëve të politikës.

Është vetë politika klanore e interesit ekonomik e politik  që nxjerrë në sipërfaqe tarafe gazetarësh, zëdhënës  të përçudnuar të politikave antikombëtare, të cilët qëllimin e vetëm kanë përfitimin material dhe thellimin e kaosit në vend, sepse sa më kaotike të jetë situata politike dhe e sigurisë,  aq më shumë ka vend për tema, debate, për komente e analiza për opinione dhe zezona si këto, që i mbajnë mbërthyer para ekraneve syleshët, që u besojnë dhe i mbështesin. Dhe sa më kaotike të jetë situata aq më shumë përfiton Shteti, policia, prokuroria, gjyqet, organet e ndjekjes, avokatët, gazetarët që raportojnë për të gjitha këto e kështu me radhë.

RTK-ja, e cila financohet nga paraja publike nuk e ka subjekt qytetarin e Kosovës dhe problemet me të cilat ballafaqohet ai, por subjekt numër një të trajtimit, mbulimit me informata ka Qeverinë apo koalicionin qeveritar në pushtet. Në këtë medium me disa kanale më shumë improvizuese e virtuale, kanale të fragmentuara dhe të dedikuara pa adresë, ka pasur dhe ka dorë pushteti, sepse edhe e financon publikisht.

Kështu kuptohet kjo në rezonin e drejtuesve të këtij mediumi, i cili në vend se të prodhojë dhe të shesë programe e aplikacione programore, blen programe, kontrabandon opinione, u jep  hapësirë gjysmakëve,  degjenerikëve dhe lë anash ajkën e mendimit filozofik e politik shqiptar. Vetëm në raste të veçanta ka mundur të jetë i pranishëm në RTK, simboli i Rezistencës Kombëtare Bacë Adem Demaçi, tani i ndjerë.  Dihet se një kohë ka qenë edhe  drejtues i Bordit, por dihet po ashtu përse ka dhënë dorëheqje publikisht nga Bordi dhe RTK-ja. Këtë e fsheh RTK-ja, sepse  e manipulon lajmin dhe përpiqet ta deformojë realitetin. Pse nuk është i pranishëm në asnjë rast në studiot e RTK-së profesor dr. Rexhep Qosja, apo akademikë të tjerë, përveç atyre që u venë prapa mujsharëve të politikës?

Pse RTK-ja lidh marrëveshje me Radio-Kukësin duke e shpallur medium të vetëm që paska qenë në shërbim të luftës në Kosovë, kur ajo radio, asokohe, nuk ka mbuluar me valë as vetë Kuksin dhe jo më Anadrinin, apo Kosovën dhe injorohen mediet e luftës, Radio-Kosova e Lirë dhe Agjencia Kosovaress, që kanë qenë të vetmet mjete të informimit nga ku kanë marrë informata mediet më të mëdha të botës, sepse nuk kishte të tjera, nuk kishte asnjë burim tjetër të informimit në Kosovë, përveç RTS-së. Sepse gazetarët e Kosovës kishin ikur për të shpëtuar kokat dhe prapanicat e tyre së bashku e familjet.

Edhe aktualisht, Radio Kosova e Lirë anashkalohet nga institucionet e vendit, të cilat i drejtojë tre krerë të luftës, edhe pse ata e dinë mirë se  për mbrojtjen e zërit të saj  gjatë luftës kanë rënë 13 dëshmorë në mesin e tyre  edhe tre anëtarë të stafit.

Në këtë rast kjo bëhet në shenj hakmarrjeje sepse kjo Radio kurrë  nuk iu nënshtrua as i nënshtrohet ndonjë klani politik, që nëpërkëmb interesin e kombit e Atdheut për përfitime materiale.

Nuk është e thënë, madje nuk është fare e thënë që RTK-ja publike të bashkëpunojë me Radion-Kosova e Lirë, por kur ajo lidh kontrata me një Radio, sikur me këtë rast me Radio-Kukësin, “për kontributin që i paska dhënë informimit gjatë luftës së UÇK-së”, kjo bëhet me qëllim të caktuar, me qëllim të përpjekjeve për mbulimin e së vërtetës, me qëllim të injorimit të dy medieve të vetme, të cilat kanë dhënë program ditor në zonat e luftës, nën breshërinë e përditshme të armëve të forcave ushtarake e policore serbe.

Nga Radio-Kosova e Lirë dhe Agjencia Kosovapress i ka marrë lajmet jo vetëm Radio-Kukësi, por edhe RTSH-ja madje edhe mediet ndërkombëtare, në kohën kur drejtuesit e RTK-së së sotme, bashkë me familjet jetonin nëpër hotele të Maqedonisë e të Shqipërisë, në kohën kur brenda në Kosovë regjimi barbar vriste deri në dy qind e tre qind shqiptarë brenda ditës.

Ja cila është RTK-ja vetëm në këtë segment.

Dhe cila është gjendja kaotike,  që mbretëron në atë medium me rreth 800 të zënë me punë e di fare mirë Kuvendi i Kosovë, komisionet përkatëse, OJQ-të me të cilat bashkëpunon RTK-ja, e di kreu i Sindikatës së këtij mediumi, por askush nuk mund të ndërmarrë asnjë hap, në drejtim të përmirësimit të gjendjes sepse RTK-në e ka nën mbrojtje, dirigjim e censurim pushteti politik, ashtu sikur e ka pasur në vazhdimësi, në të gjitha vitet e pas luftës. Kjo ndodh sepse Hashim Thaçi, Kadri  Veseli, Ramush Haradinaj kanë zënë me punët të vetët, gratë, tezet, kunatat, nipat mbesat, militantët e partive. Në këtë medium rroga e një redaktori është e barabartë me atë të ministrit e deputetit, sepse këta i paguan buxheti i Kosovës, të cilin e zhavsin të gjithë me radhë, kush sa mundet e si mundet.

Dy TV-të e tjera TV-21 dhe Kohavision janë mediume klanesh të interesit politik dhe financiar, të cilat kanë thithur e thithin burime vendore e ndërkombëtare dhe të cilat anojnë herë majtas e herë djathtas, kah të fryjë era. Këto medie nuk trajtojnë tema kombëtare, nuk gjurmojnë të kaluarën, përveç asaj titiste, sidomos Kohavision, të cilën e drejtojnë bijtë e bijat e prokurorëve, ambasadorëve, policëve e gjykatësve të kohës së Titos e të Milosheviqit.

Ndikimi në opinion i këtyre mediumeve pavarësisht sa shikohen nuk ka për qëllim krijim të opinionit në drejtim të  arsimit dhe  edukimit kombëtar. Temat që trajtojnë kryesisht i përkasin përditshmërisë, argëtimit, shpeshherë edhe pornografisë. Këto dy mediume nuk shfaqin filma dokumentarë për dëshmorë, përveç në raste të veçanta. TV-21 është i përmbajtur sa i përket luftës së UÇK-së, ndërsa Kohavision është medium ku lufta e UÇK-së është atakuar dhe atakohet për çdo ditë në debate,  emisione speciale dhe kudo ku gjendet hapësirë, e cila kurrë nuk ka munguar  me qëllim për deformimin e luftës sonë çlirimtare dhe fitimtare kundër robërisë shekullore serbe. Atje këto ditë paralajmërohet me entuziazëm  ardhja e Epokës së Gjykatës  Speciale, për të cilën janë aq shumë të etur bijtë e bijat  i ish prokurorëve dhe ambasadorëve të Titos e të Rankoviqit.

TV-Klani i Baton Haxhiut, prodhim i jugo-mendësisë shqiptare-kosovare është një krijesë mediale,  as mish as peshk në pikëpamje profesionale, por me një orientim të qartë të politikës së bashkim vëllazërimit dhe afrisë me faktorin serb dhe me serbët përgjithësisht.

Si ndodhi që një gazetar i dështuar i Kohës Ditore, i cili nga frika për bashkëpunim me regjimin serb, në pranverë të vitit 1999 u vetë shpall i vrarë dhe me ndihmën e regjimit të Milosheviqit iku në Gjermani, Ai nga atje  kërcënonte UÇK-në që kishte nisur luftën dhe kishte prishur paqen në Serbi dhe në rajon.  Baton Haxhiu flet për takimin e tij me kriminelin Stanishiq, madje tregon sesa  ishte frikësuar nga ai takim, por kurrë deri sot nuk e ka bërë të ditur kush e kishte organizuar atë takim, cili duhet të ishte qëllimi i atij takimi dhe kush fshihej pas tërë asaj maskarade tradhtarësh e trutharësh që mendonin se  duhet të mundej UÇK-ja dhe të kthehej paqja në vend. Ai e heshtë me mjeshtri bashkëpunimin e tij me Kadri Veselin dhe SHIK-n, mbase për arsye të ndihmës financiare që i ka dhënë një segment i PDK-së, Tv-së së tij dhe tash in jep Kompania Devolli. Se sa ka qenë dhe ka mbetur kundërshtar i UÇK-së Bato Haxhiu mjafton të prezantojmë vetëm një fragment nga letërkëmbimi tij me një gazetare nacionaliste serbe, në edicionin “Letër Liljanës”.

Baton Haxhiu: Do t’ju çudis nëse ju them që si publicist, gazetar, opinionbërës, kam qenë, jam dhe do të jem për themelimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së! Le të shkojnë të gjithë atje… Sepse rruga ime, rruga jonë, Liljanë  ka qenë, është dhe do të jetë, e ndërtuar mbi ideale që shkojnë përtej çdo lufte çlirimtare.( Letër Liljanës)  Rruga e tillë e Batonit me Liljanën ka kaluar përmbi dhjetëra mijëra jetë shqiptarësh të vrarë e të masakruar nga regjimi i Milosheviqit

Kjo gazetari e  këtij formati antikombëtar, që është edhe diçka më shumë se kaq, tashmë është  instaluar  në Kosovë, sidomos  në mediet që i kanë shërbyer dhe disa i shërbejnë edhe sot Serbisë dhe kthimit të saj në Kosovë. Nuk është rastësi që mediet, të cilat zhvatin miliona euro nga  burime publike dhe jo publike, pronarët e tyre janë gazetarë të ish shkollave komuniste të Kumrovecit, bijë dhe bija ambasadorësh jugosllavë, kumbarë të Stanishiqit, bijë prokurorësh të kohës së Milosheviqit, bijë spiunësh të ish-regjimeve dhe të këtij soji përgjithësisht.

Këto mbetje të ricikluara kanë prodhuar këtë mendësi gazetarësh skizofrenë.

Kjo përmbajtje ideologjike, nga e cila kanë dalë një staf gazetarësh dhe që janë të pranishëm në opinion, janë gazetarë mercenarë, të cilët shiten e blihen, sikur prostitutat në shtëpitë e tyre publike, të regjistruara e të paregjistruara.

 Për fatin e keq në procesin, në të cilin po kalon vendi, kjo kastë gazetarësh, jo vetëm përfiton financiarisht, por iu ka dhënë  mundësia të krijojë monopol mbi gjykimin dhe shprehjen e mendimit të lirë. Disa syresh për shkak se po kërcënohen virtualisht e ndonjëri edhe po rrahet apo po vetë shpallet i rrahur.

Policia e Kosovës si vetëmbrojtje u ka caktuar kohën për trajnim e më pas, pajisje me armë për vetë mbrojtje. Ja deri ku ka arritur regjimi në mbrojtje të jetës  së këtij soji të gazetarëve, të cilët me angazhimin dhe gjuhën e tyre e kanë hak dajakun e munguar, në mos për tjetër për faktin se nuk janë gazetarë, nuk janë aspak gazetarë, por janë  mercenarë  hetues e hulumtues, që i futin hundët kudo, marrin nëpër gojë, përzihen në punët e familjeve, etiketojë, shajnë, përçmojnë dhe krejt këtë e bëjnë në  emër të  shprehjes së mendimit të lirë. Kjo është gjendja e përçudnuar e këtij soji të gazetarëve, të cilët nxisin, gënjejnë, mashtrojnë dhe pastaj ankohen, nëse ndokush hakmerret në mënyrën e vetë jo demokratike, por sipas  zanatit të moçëm, sepse edhe pse ndërrojnë kohët, por  zakonet mbesin.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …