Kryetari, në ikje i shtetit dhe kryetar i pranuar unanimisht i opozitës, në Shqipëri Ilir Meta, dekoroi ambasadoren greke, Eleni Surani, me “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, po me këtë urdhër pritet ta dekorojë edhe ambasadorin e Serbisë në Tiranë, z. Miroljub Zariç, i cili deklaron hapur se Kosova është Serbi.
Në prani të shumë ambasadorëve dhe përfaqësuesve të turpit diplomatik të akredituar në Tiranë, Ilir Meta i dorëzoi Ambasadores Sourani titullin e lartë me motivacionin: “Në vlerësim të veprimtarisë së spikatur diplomatike dhe kontributit të çmuar për avancimin e gjithanshëm dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe partneritetit strategjik ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Helenike, në pasurimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy popujve tanë fqinj, si dhe për mbështetjen e sinqertë ndaj procesit të integrimit evropian të vendit tonë”, kështu thotë Meta në arsyetimin e dekoratës,
Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Meta së shpejti do ta dekorojë edhe ambasadorin e Serbisë në Tiranë, Miroljub Zariq me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”, edhe pse ky ambasador, jo vetëm një herë ka deklaruar hapur para autoriteteve në Shqipëri se Kosova është Serbi.
Kryetari, i cili hapur mbanë hapur anën e opozitës, në Shqipëri të cilin e bashkë-kryeson gruaja e tij, Kryemadhi, dhe të cilit po i dridhet froni, kohëve të fundit është vazhdimisht i pranishme në aktivitete për ta bindur veten se ende është kryetar, derisa një ditë do të dorëzohet para SPAK-ut, për krimet jo vetëm ekonomike që i ka shkaktuar vendit. Ditë më parë në pyetjen e një gazetari lidhur me origjinën e pasurisë së tij ai ishte sëkëlldisur dhe nuk kishte pranuar të flasë, duke u ndjerë gjoja i fyer me atë pyetje, të cilës me siguri se do t i japë përgjigje para SPAK-ut.
Si ka deklaruar për mediet në Shqipëri, më 8 janar të vitit 2018, ambasadori i Serbisë, Zariq
Ambasadori serb në Tiranë, Miroljub Zariq, nga veriu i Shqipërisë ku ndodhej në një vizitë ka deklaruar se Beogradi kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës. “Kosova është Serbi, për ju e pavarur por për ne jo. Për ne Kosova është pjesë e territorit të Serbisë dhe nuk ka mundësi të pranohet alternativë tjetër, ka qenë, është dhe do të jetë e Serbisë”, tha ai. Ambasadori ka vlerësuar marrëdhëniet me Shqipërinë, ndërsa ka shtuar se nuk ndikon çështja e Kosovës. “Nuk ndikon kjo çështje në marrëdhëniet me Shqipërinë”, përfundoi ai. (Shekulli 8 janar 2018)
Prej asaj dite, Ilir Meta por as Edi Rama, Sali Berisha por as Lulzim Basha nuk i kanë kërkuar llogari ambasadorit të Serbisë në Tiranë serbit Zariq, lidhur me deklaratën e tij skandaloze, të drejtuar krejtësisht kundër Kosovës. Nuk e dimë sesi mendon ambasadori i Shqipërisë në Beograd, por nuk kemi dëgjuar kurrë që ai të deklarojë hapur se Kosova është Shqipëri. Vetëm po të shihte një ëndërr të tillë, ai do të larohej nga Serbia, pa zbardhur mëngjesi.
Me politikë të tillë servilë deri në tokë, nuk bëhet dot Shqipëria shtet, me lajka idiotike e të neveritshme ndaj Athinës e Beogradit mundohen të mbahet në pushtet kjo ta quajmë klasë poltrone politike, në Prishtinë, Shkup dhe në Tiranë.
Derisa Greqia krejt hapur synon ta pushtojë një pjesë të Shqipërisë, derisa ka greqizuar fetarisht të gjithë ortodoksët atje, derisa Greqia u ngrit përmendore andartëve grekë brenda kufirit të Shqipërisë, ndërsa Tirana zyrtare ka lejuar dhe lejon komplekse të tëra varrezash për ushtarët grekë që kishin pushtuar Shqipërinë e Jugut në vitin 1941-1942, derisa bëhen tratativa diplomatike për ngritjen e komplekseve për 10.000 pushtues serbë e malazezë, që ishin përpjekur ta aneksonin Shkodrën në vitin 1915, por dhe malësinë e Veriut, logjikisht shtrohet pyetje, kush qeverisë në Shqipëri, shqiptarët apo vasalët e Athinës e të Beogradit?
Ky është një turp i madh të cilin po e duron populli ynë durimtar dhe pacifist i pa prokopi. Është fatkeqësi e madhe kombëtare kur një shpirt lindur vasal pa pikë të identitetit kombëtar, ka rastisur që në pazarin politik të bëhet kryetar i Shtetit, dhe nga ai post dekoron dhe shpall qytetar nderi të Shqipërisë, antishqiptarin, priftin satana Janullatos. Po ky njeri është njeriu më i korruptuar në Shqipëri. Po ky njeri në një kongres së Partisë Socialiste të Serbisë pas Millosheviqit, asokohe në krye me Daçiqin, ka mbajtur referatin hyrës në Kongresin e mbajtur në Beograd, në emër të socialistëve të Shqipërisë dhe ka qenë mysafiri më i përshëndetur…
Andaj Ilir Meta, kur është puna për ta ruajtur fronin, rrah gjoks dhe përkujton Avni Rrustemin madje edhe Isa Boletinin të dy të vrarë nga dora e Serbisë. Ai krekoset si bibani në Shqipërinë “apatride”, por fut kokën në zall si struci para grekut e serbit.
Rroftë pra Salep Sulltani!, do të thoshte me ironi, Noli i Madh.