Kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta, i zgjedhur në postin e të parit të Shtetit me pazarin politik të kryeministrit, Edi Rama, ka mohuar ta ketë simpatizuar ndonjëherë Enver Hoxhën, ndërsa duke folur për luftën Antifashiste ka thënë se ajo ka filluar shumë më herët, mbase qysh me lindjen e fashizmit në Itali, por nuk ka dhënë ndonjë datë konkrete historike, në një bisedë me gazetarucin pervers, Blendi Fevziu. Lufta Antifashiste jo vetëm që nuk ka qenë e Enver Hoxhës, por kur më pyetën një herë dhe fola për De Golin, që Franca sidoqoftë e kishte simbol të rezistencës, dhe më thanë: “Po këtu kush ishte De Goli në Shqipëri, unë thashë: “Ishte Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare”. Më pyetën sërish: “Mos ishte Enver Hoxha? Jo, – i thashë. nuk ishte Enver Hoxha, për arsye sepse nëse rezistenca e Francës ndaj Gjermanisë naziste fillon me De Golin, që krijoi frontin e rezistencës, në Shqipëri kjo rezistencë ka filluar pa u krijua as Partia Komuniste dhe pa u njohur fare Enver Hoxha.
Ilir Meta anashkalon faktin e ekzistencës së grupeve komuniste qysh në vitet 20 të shekullit të kaluar dhe rezistencën heroike të këtyre grupeve dhe forcave antifashiste Nacionalçlirimtare të Shqipërisë. I ngritur në politikë nga krahu i majtë, madje me arrogancë, me sulme fizike kundër kundërshtarëve politikë në Kuvend, i incizuar me kamerë dhe i zënë në flagrancë për një aferë korruptive me 700 milionë euro, ai arriti të behet edhe kryetar i Shtetit, me besimin që ia dha vetëm Edi Rama. Duke qenë hipokrit politik, ai bën koalicion me të majtët dhe me të djathtët, vetëm për të marrë poste dhe për të përfituar favoret që sjellë shteti i korruptuar deri në palcë. Dëmi që këta dy politikanë Ilir Meta dhe Edi Rama ia kanë sjellë së majtës shqiptare do të jetë i pariparueshëm, dhe është dëm më i madh sesa mund t’ i ketë sjellë dëm kësaj force politike, Sali Berisha me të vetët.
Ja si ironizonte, Noli i Madh, në kohën e tij, figurat e korruptuara, zuzare e qyqare, të cilët mohojnë edhe vetveten
Shën Pjetri Ne Mangall
Fryn’ e çfryn veriu,
Ngrin, mërdhin i ziu
Dhe mangallit i afrohet
Që të ngrohet.
Krishtin brenda e gjykojnë
Dhe pas ligjes e dënojnë,
E goditin dhe e shtyjnë,
E pështyjnë.
S’del askush që t’a shpëtonjë,
Roma do t’a kryqësonjë,
Triumfon Legaliteti
Dhe Laneti.
Kur e rrahin dhe e tallin
Pjetri ngulet mbi mangallin;
Kur e pa, u-koll këndezi
Nga qymezi.
Dhe një shërbëtore i tha:
“Je dhe ti një nga ata!”
Po Shën Pjetri proteston,
E mohon.
Kruspull mbi mangallin mblidhet,
Po djek dorën dhe përdridhet;
Se ç’këndon bandill këndezi
Nga qymezi:
“S’ka e s’ka si heroizma,
Edhe si idealizma,
Po kur dimër del behari
S’ka si zjarri.”
-“Nga ata je!”- thot’ ajo,
E mohon Shën Pjetri: -“Jo!
As e njoh, as e kam parë,
Moj e marrë!”
Kruspull mbi mangallin mblidhet,
Po djek mjekrën dhe përdridhet;
Se ç’këndon bandill këndezi
Nga qymezi:
“Shkab’ e shkëmb me poz’ e fjalë,
Se ç’na dolle shkrumb e galë,
Në je trim këtu tregoje,
Shko shpëtoje.”
Thot’ajo: -“Je, mos gënje!”
Pjetri e mohon me be:
-“Jo, për Zotin, moj aman,
S’jam e s’jam.”
Kruspull mbi mangallin mblidhet,
Po djek gjuhën dhe përdridhet;
Se ç’këndon bandill këndezi
Nga qymezi:
-“Simon Pjetër, Bar Jona,
Kështu ndahet kjo dynja:
Kryqi andej, këtej buxhaku
Dhe allçaku.
Se ç’ e dogje, se ç’ e fike,
Gjel me gjëmb’ e këng’ armike.
Dhe ndërgjegjen se ç’ ia çpove,
Se ç’ia zgjove.
Se ç’vajton Shën Pjetri hidhur,
Lesh-lëshuar, duar-lidhur,
Tri her’ e mohoj pa gdhirë,
Faqe-nxirë.