( Naser Bytyçi lindi në vitin 1962 në fshatin Qylagë të Lipjanit Është doktori i Stomatologjis-Kirurg oral i diplomuar ne Universitetin e Prishtinës më 1990. Ka specializuar në vitin 2002 në kirurgji orale orale, ndodhet para magjistraturës me temë: Menaxhmenti në shëndetësi Është i martuar dhe ka 5 fëmijë martuar shtatë fëmijë.
Përvoja e punës: Nga viti 1990 deri 1998 ne Ordinancën private stomatologjike si stomatolog;1998-1999 ne ambulancën e UÇK-së, në Krojmir; 1999-2000 drejtor i drejtoratit për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, 2000-2002 anëtar i asamblesë komunale,2004-2007 drejtor i departamentit për shëndetësi dhe mirëqenie sociale; nga viti 2007 punon në poliklinikën private DONA-DENT në Lipjan, stomatolog-kirug oral, ka të punësuar 5 punëtorë.
Naseri Bytyçi ka dhënë një kontribut të veçantë gjatë luftës së UÇK-së, pastaj si drejtor i departamentit për shëndetësi dhe mirëqenie sociale. Njihet si njeri i devotshëm dhe i përkushtuar për përmirësimin e mirëqenies sociale te qytetarëve, për ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe rregullimin e infrastrukturës në territorin e komunës së Lipjanit.)
RKL: Cilat janë premtimet tuaja si kryetar i komunës së Lypjanit?
Naser Bytyçi: Ne dëshirojmë ta bëjmë Komunën e Lipjanit një komunë me infrastrukturë të rregulluar ne tërë territorin e komunës, me bujqësi të zhvilluar e intensive që ndihmon në ngritjen e mirëqenies ekonomike të qytetarëve, me marrëdhënie të mira ndërmjet komuniteteve etnike që shërbejnë si shembull në Kosovë dhe me shërbime të mira arsimore, shëndetësore e sociale për të gjithë qytetarët tanë.
RKL: A mund t’i përmendni elementet kryesore të programit me të cilat do të identifikoheni gjatë kësaj gare?
Naser Bytyçi : Ne jemi të vetëdijshëm se janë shumë probleme në komunën tonë, si gjendja e rëndë ekonomike, papunësia, energjia, ndotja e ambientit, investimet në ndërmarrjet private, etj., të cilat janë jashtë mundësive tona dhe mund të adresohen vetëm në bashkëpunim me komunat e tjera dhe me qeverinë qendrore. Mirëpo, janë shumë segmente, sidomos tash pas procesit të decentralizimit, që janë përgjegjësi tona dhe që ne jemi të përgatitur të përballemi me to në shërbim të qytetarëve të komunës sonë. Siç dihet, komuna jonë është e njohur si komunë bujqësore, e cila me një udhëheqje të mirë ka mundësi për zhvillim më të shpejtë dhe për përmirësim të kushteve të jetës për qytetarët e saj.
RKL: Çka sipas jush nuk ka bërë qeverisja e tashme, dhe nëse ju do ta fitonit garën çka do të plotësonit?
Naser Bytyçi : Në dy vitet e fundit ka pasur disa zhvillime pozitive në udhëheqjen e Komunës së Lipjanit, të cilat mund të përdoren për të çuar më tutje proceset zhvillimore në Komunë dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve të saj:
a)Rregullimi i infrastruktures rrugore nëpër disa fshatra të komunës së Lipjanit
b)Rregullimi i ndriqimit të qytetit të Lypjanit dhe asfaltimi i rrugëve nëpër qendër të qytetit
c)Rritja e disiplinës ne punë në administratën komunale
II.Me gjithë atë qeverisjen aktuale e kanë përcjellë një varg dobësish siç janë:
Ngecja në zhvillimin ekonomik dhe rritja e papunësisë.
Mungesa e projekteve për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë;
Mungesa e transparencës gjatë tenderimit të pronave publike, si dhe gjatë shpenzimit të buxhetit komunal.
Cilësia e ulët e shërbimeve shëndetësore në komunën tonë, sidomos i atyre të ndihmës së shpejtë në QKMF në Lipjan si pasoj e pajisjes shumë të dobët me mjete te nevojshme dhe medikamente.
Përkrahja e varfër për rastet sociale, për familjet e dëshmorëve, për invalidët dhe veteranët e luftës;
Injorim i kërkesave dhe nevojave të personave me aftësi të kufizuara, të pensionistëve dhe të invalidëve të punës.
Debatet publike të rralla me qytetaret dhe përgatitja e tyre e dobët;
Kujdes i tepruar i pushtetarëve te komunës ne blerjen e veturave luksoze për veten e tyre.
informimi jo i mirë dhe i pamjaftueshëm i qytetarëve për zhvillimet në komunë;
Rrjedhimisht konsiderojmë se ne komunën tonë duhet përqendruar përpjekjet në këto drejtime;
Një planifikim më të mirë dhe transparencë të plotë të shpenzimit të buxhetit të komunës duke bashkëqeverisur me qytetaret dhe me shoqërinë civile (për shembull, gjatë çdo tenderimi të jenë pjesëmarrës një gazetar dhe një përfaqësues i shoqërisë civile).
Subvencionimi i bujqve me projekte konkrete për bujqësi dhe blegtori, kreditimi i disa minifermave dhe i pikave për grumbullimin e qumështit, ofrimi i lehtësimeve për prodhimin vendor.
Investime në infrastrukturë (rrugë, ujësjellës, kanalizim, sistem të ujitjes, etj). Furnizimi me ujë të pijshëm i të gjithë qytetarëve në tërë territorin e Komunës se Lipjanit do të jetë pikë fokusi gjatë këtij mandati.
Përmirësimi i kushteve të punës në QKMF në Lipjan, QMF dhe AMF ,si dhe pajisja me mjete të nevojshme dhe material medicinal për shërbim shëndetësor sa ma efikas të gjithë qytetarëve. Me rastin e zgjedhjes si kryetar i komunës nuk do të blej veturë për veten time por do ti përdor ato ekzistueset, ndërsa urgjentisht do të blej automjete të ndihmës së shpejt për QKMF, që janë shumë të nevojshme.
Planifikimi i një buxheti të mjaftueshëm për rastet sociale si dhe hulumtimi dhe gjetja e donatorëve për ndihmë familjeve në nevojë.
Përzgjedhja e kuadrit arsimor me përgatitje adekuate shkollore për dy nivelet për atë fillor dhe të mesëm,jo në baza partiake por gjithën në bazë të përgatitjes profesionale, në mënyrë që të arrijmë rezultate sa më të mira në edukim dhe arsimim të brezit të ri.
Premtoj edhe rindërtimin e Shtëpive të kulturës në Janjevë dhe në Magure, ngritjen e terreneve sportive, rregullimi i një parku të qytetit të Lipjanit, etj.
RKL: Cila është porosia juaj për elektoratin?
Zëri Ynë është zëri i Juaj dhe i aspiratave Tuaja për drejtësi, barazi, zhvillim e prosperitet qytetar e kombëtar. Këta anëtarë vullnetarë, sikur edhe ju, besojnë se është shumë e lehtë të udhëhiqet me Lipjanin: mjafton të bindemi se populli na voton si shërbyes publikë, për të mirën e përgjithshme. Jo si padronë për të mirën personale e për të keqen e përgjithshme.
Prandaj,qytetarë të nderuar: Kandidatët e PSD-së janë pa njollë në të kaluarën, por me vizion për të ardhmen, me emër të vogël por me ëndërr të madhe, me fjalë të vogla, por me guxim të madh.
RKL: Ne ju dëshirojmë suksese dhe punë të mbarë?
Naser Bytyçi: Faleminderit Radios Kosova e Lirë. Edhe unë juve ju uroj suksese dhe punë të palodhshme drejt realizimit të aspiratave Tuaja madhore