RKL: Isa Boletini ra duke luftuar me armë në dorë dhe nuk “u vra” duarlidhur

RKL: Isa Boletini ra duke luftuar me armë në dorë dhe nuk “u vra” duarlidhur

Në përkushtimin që krerët e Kosovës ngarendin për të evidentuat datat me rëndësi të historisë, me qëllim për ta fuqizuar patriotizmin, sot në 103-vjetorin e rënies heroike të Isa Boletinit me bashkëluftëtarët e tij, familjarë dhe të afërm, këshilltarët, zëdhënësit apo skribët e krerëve të Kosovës, nuk bëjnë dallim mes foljes “për të rënë” dhe “për të vrarë”. Kudo në gjuhët e botës bëhet dallimi mes luftëtarit të rënë për atdhe, në fushë të betejës, dhe atij që është vrarë në kushte dhe rrethana të caktuara, apo duarlidhur. Të shkruash se Isa Boletini u vra, gjuhësisht nuk është ndonjë gabim, por kuptimisht dhe moralisht është gabim i rëndë.

Ja si kanë shkruar disa nga autoritetet e Shtetit dhe disa nga mediet për “vrasjen” e Isa Botelinit

“U bënë 103 vjet nga vrasja e Isa Boletinit, njërit prej udhëheqësve kryesorë të kryengritjeve shqiptare. Bashkimi kombëtar dhe fuqizimi i kombit tonë ishte porosia që na e la Isa Boletini. Përpjekjet e tij një shekull më parë për çlirimin e trojeve etnike përbëjnë ende frymëzim për shumë breza të rinj dhe amaneti i Isa Boletinit dhe patriotëve të tjerë, që dhanë jetën për bashkimin e shqiptarëve, na obligon edhe sot që të punojmë pareshtur për përmbushjen e aspiratave tona”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Isa Boletinin me rastin e shënimit të 103 vjetorit të vrasjes së tij.

Më 23 janar, Isa Boletini,  1916 u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë, së bashku me të bijtë Halilin dhe Zahidin, nipërit Jonuzin dhe Halitin, si dhe tre luftëtarë të tjerë. /kp/Telegraf.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …