Deklarata të papërgjegjshme, injorante dhe anti pedagogjike të kryeparit të SBASHKU-ut, nuk përkojnë me logjikën dhe dijen elementare të një njeriu të arsimuar dhe të edukuar.
Lufta injorante që i ka shpallur arsimit shqip në Kosovës, kryepari i Sindikatës së quajtur SABASHK, është për keqardhje, jo sepse një kryepar i tillë sillet sikur të jetë super kryetar i vendit, (mbase të tillë edhe e konsideron vetveten), por sepse kemi një shtet aq të dobët, aq të mefshtë e të mjerë, që nuk është në gjendje ta marrë në mbrojte arsimin, sot në kohën e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, të cilin e kemi mbrojtur me mijëra vite burg, në kohën e regjimit okupator kriminal, por e kemi mbrojtur edhe me gjakun e sa sa mësimdhënësve dëshmorë e martirë të Kosovës.
Përse atëherë Qeveria e Kosovës e ka “shpikur” Ministrinë e Arsimit, kur ajo është e pafuqishme për të ndërmarrë një veprim ligjor, që mbron dijen e nxënësve nga injoranca nga teket e individëve, që kanë probleme mbase edhe psikike dhe të cilët duhet dërguar në shërim psikiatrik.
Por fatkeqësia e gjithë kësaj ndeshtrashe janë vetë arsimtarët parazitë, të cilët në heshtje aprovojnë vendimet anti arsimore të sindikatës së tyre, me qëllim për të përfituar ditë pushimi mbi kurrizin e nxënësve të tyre. Ky është turpi që nuk do të pastrohet kurrë. Është për keqardhje por ky është një turp nga i cili herdo kur ata do të neveritën.
Dhe a ka neveri më të madhe se sa të dëgjosh deklaratat injorante të kreut të Sindikatës i cili shprehet për Kosovapress se “ …Aq më tepër e përpara e shumë janë thirrur e në të drejtat e nxënësve, unë po e tham, pikërisht këtu shkelen të drejtat ë fëmijëve, ngase edhe me kalendarin shkollor për vitin 2019 është paraparë ky pushim, pasi përfundon një etapë mësimore. Fëmijët e meritojnë një pushim”, thotë Rr. Jashari.
Sipas logjikës të këtij njeriu nxënësit në shkollë primare kanë ditët e pushimit dhe jo të mësimit. A nuk është injorancë kjo, a nuk është i papërgjegjshëm ky konstatim në esencë kundër arsimit kombëtar?
I pyetur se a po u mohon SBASHK-u nxënësve të drejtën për të përmbushur plan programin mësimor, ai thotë se “më mirë të dëmtohet ky vit shkollor në mënyrë që kërkesat e SBASHK-ut të merren parasysh”. Madje ky Jasharaj paska shpikur me mendjen e tij se praktika e kompensimit të orëve u dashka ndërprerë përgjithmonë, pasi që po humbka kuptimi i grevave, të cilat sipas rezonit të tij qenkan më primare sesa edhe vetë jeta e njeriut. Këto fiksime donkishoteske, kjo mendësi e retarduar e individëve po paguhet tepër shpejtë nga tërë një brez shkollarësh.
Kjo anarki në arsimin tonë kombëtar po na qon drejt ambisit dhe nuk është një Rrahman Jashar dhe disa si ai, që kanë marrë në dorë arsimin edhe ashtu të degraduar në vendin e fundit në botë, por janë mësimdhënësit parazitë dhe kjo zbulon para nesh ndërgjegjen e tyre të vrarë, papërgjegjësinë dhe mungesën e dinjitetit të arsimuesit.
Kjo është fatkeqësia jonë kombëtare dhe jo një kryepar i vetëshpallur i një sindikate që do të mbahet mend për këto veprime të pamatura, të pandërgjegjshme, të papërgjegjshme dhe në esencë antikombëtare.