leoni

RKL: Jeta në Kosovë po gjallëron me hiret e bardha të lirisë dhe jo me xharrin e zi të robërisë

 

Një pjesë e gazetarëve të vendit tonë ka keqpërdorur dhe po vazhdon ta keqpërdor kodin moral të gazetarisë. Disa gazetarë të Kosovës, shumica syresh me prejardhje nga gazetaria e ish regjimeve okupatore, pastaj gazetarë të shkolluar dhe të “emancipuar” nga BIRN-i dhe të Shoqatës së ashtuquajtur të gazetarëve “profesionistë” janë bërë faqja e zezë e gazetarisë, të cilët mbështeten dhe financohen nga qarqe antishqiptare, me qëllim për të shkaktuar skandale, të orientuara sidomos kundër zyrtarëve të Qeverisë dhe kundër vlerave të luftës së UÇK-së.

Arroganca e këtyre gazetarëve është arrogancë tipike e rrugaçërisë, e shkruar dhe e folur me gjuhën e rrugëve dhe të podrumeve të ndotura, ku përdoret droga dhe ku ushtrohet prostitucioni, gazetari e folur me një gegërishte të pasur me shprehje bastarde sllave, rome, cigane e serbe, gazetari, me mungesë të plotë të perceptimit dhe trajtimit realist të problemeve, të cilat natyrisht se duhet të shqyrtohen me përgjegjësi dhe moral kombëtar e njerëzor nga gazetaria e vërtetë profesioniste.
Këta gazetarë prepotentë mendojnë se askush nuk ka të drejtë të mos përgjigjet në pyetjet apo bisedat që ata pretendojnë t’i realizojnë.
Po, në cilin kod, apo në cilën praktikë të gazetarisë ndodh kjo?
Kjo dukuri, natyrisht se nuk ndodh askund në botë, por ndodh në mendjet sakate të disa gazetarëve apo gazetareve, të cilët ose janë të frustruar, ose të kompleksuar për shkaqe psikike personale, mbase edhe për shkaqe apo cene me të cilat i ka “begatuar” vetë natyra, ose edhe për qëllime të tjera, gjithsesi arrogante dhe shantazhuese.
Përse u dashka deomos, që një kryetar komune të pranojë të bisedojë me Jeta Xharrën, apo me një gazetare tjetër kushdo qoftë ajo? A ka obligim moral apo zyrtar për një veprim të tillë?
Natyrisht se nuk ka dhe krejt kjo mbetet në vullnetin dhe dëshirën e kryetarit të komunës, apo të cilit do zyrtar lokal e qendror, të zgjedh se cilit gazetar, apo cilit medium nga 120 sa i ka Kosova, t’i japë intervistë.
Gazetari apo gazetarja që manifeston arrogancë dhe që shantazhon bashkëbiseduesit, natyrisht se i ka të kufizuara mundësitë për të komunikuar me të gjithë zyrtarët, sidomos me ata që kanë identitet të sforcuar njerëzor e kombëtar dhe që nuk pranojnë ta ulin nivelin e seriozitetit komunikues, për hir të këtij apo atij gazetari, apo të një gazetareje që nuk e njeh as lagja e vet.

Duke përcjellë emisionet “Jeta në Kosovë” më së miri hetohet se çfarë roli, çfarë synimi dhe qëllimi ka ky emision, të cilin, mjerisht e financon paraja publike e vendit tonë.
Synimi parësor i këtij emisioni nuk është fare fryma e gazetarisë hulumtuese, sikur ta zëmë në emisionin hulumtues “Fiks fare”, as ballafaqimi me antagonizmat shoqërore e zhvillimore, të cilat natyrisht se janë tejet të acaruara në vendin tonë, por thjesht synimi për ta paraqitur sa më të zezë gjendjen në Kosovë, përmes inskenimeve dhe kurdisjeve paraprake me individë të caktuar, mbase edhe të paguar për të qenë pjesë e shantazheve të tilla, ndër më të ulëtat dhe më skandalozet.
Dhe një shembull lustrues në këtë drejtim, ishte emisioni i datës 28 maj 2009 në RTK, kur një “gazetare” luan rolin e viktimës së sulmuar, e cila për të “shpëtuar” nga qytetarët e Skënderajt dhe për t’u kthyer e gjallë në Prishtinë, paska kërkuar madje edhe ndihmën e policisë.(!)
Këto inskenime bëhen me qëllim që ky apo kjo gazetare fare e panjohur, të bëhet e njohur brenda një emisioni për opinionin, madje duke luajtur edhe rolin e viktimës. Këto janë gjestet e arrogancës së një soji të gazetarëve, që kërkojnë të fshihen prapa profesionit të gazetarit, me pretendime për ta paraqitur gjendjen “shumë të rrezikshme në Drenicë”, ndoshta edhe më të rrezikshme se në mars të vitit 1998, kur kjo pjesë kurdoherë liridashëse kombit shqiptar, kishte rrëmbyer armët dhe i kishte shpallur luftë Serbisë. Natyrisht se gazetarët e edukuara nga BIRN-i dhe nga fryma e e sotme e Serbisë “demokratike” kurrë nuk mund të pajtohen se Skënderaj është komuna më e sigurt në pikëpamje të sigurisë në tërë Kosovën, edhe pse këto të dhëna i ka publikuar Policia e Kosovës, KFOR-i dhe të gjitha mekanizmat e sigurisë në vend.
Por kjo nuk mbaron me kaq.
Pikërisht sepse është paraqitur gjendja e tillë, tejet normale, e sigurisë në Drenicë, dikujt i pengon kjo dhe gjendet në këtë mes, jo vetëm një gazetare por edhe një bashkëbisedues i Jeta Xharrës, që publikisht, përmes emisionit të RTK-së, i porosit gazetarët, që kur të shkojnë në Drenicë edhe ata të armatosen, meqë atje secili qytetar qenka i armatosur, sikur në Amerikë.(!) Ja, deri ku arrin rezonimi i bastarduar i individëve të caktuar, të cilët urrejtjen e tyre patologjike kundër Drenicës e kanë po aq të shprehur sa edhe vetë Beogradi i Milosheviqit dhe ai aktual, zyrtar.

Jeta në Kosovë është krejtësisht ndryshe nga ajo që paraqet, Jeta Xharra dhe ekipi i saj intrigues, por jo investigues.
Nëse dikush mendon se para vitit 1999 jeta në Kosovë ka qenë më e mirë, nëse dikush mendon se sot në Kosovë jetohet më keq, sesa ishte jetuar në të kaluarën nën robëri, kjo nuk ka të bëjë me realitetin faktik, por ka të bëjë, me mendjet e robëruara, mbase ka të bëjë me spekulimet dhe paraqitjet e zeza të bijve e bijave të disa vasalëve e kuislingëve shqiptarë, të cilët, realisht se kanë jetuar më mirë në Kosovë, para vitit 1999, sesa që jetojnë tani.
Por ja që tani Kosova ka ndryshuar.
Ajo ka shpallur pavarësinë të cilën e kanë pranuar 60 shtete të botës.
Kosova po gjallon jetën e vet, në përpjekje për të mbijetuar, në këtë proces të gjatë historik, të cilin, në të kaluarën, jo vetëm njëherë e kanë penguar hipokritët, shpirtshiturit te të huajt e te okupatorët, trutharët e deledashët.
Jeta e vërtetë në Kosovë ka edhe shumë mangësi, ka edhe varfëri të trashëguar nga shekujt e rëndë të robërisë sidomos në Drenicë, ka edhe shumë probleme të pazgjidhura, të cilat nuk zgjidhen duke mbjellë farën e zezë të urrejtjes kundër Drenicës, kundër Dukagjinit e kundër luftës së UÇK-së. Retë e zeza të së kaluarës nën robëri kurrë më nuk do të kthehen në Kosovë, pavarësisht pretendimeve të Beogradit dhe argatëve të tyre, të cilët po mundohen ta paraqesin sterrë të zezë jetën e re, jetën në liri të vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …