Jugo-nostalgjikët e nostalgjiket në vendin tonë nuk janë të pakët në numër. Madje janë shumicë, por një shumicë së cilës i kanë ngordhur padronet e Beogradit dhe ata nuk gjejnë dot qetësi në Kosovën e lirë dhe të pavarur, meqë në shumë segmente të jetës qytetare, shoqërore e politike janë inkuadruar edhe ish të burgosurit politikë dhe disa nga çlirimtarët e Kosovës.
Ku e ka burimin urrejtja kundër të burgosurve politikë edhe 16 vjet pas çlirimit të Kosovës nga robëria serbe?
Jugo-shqipfolësit e shqipfolëset, i përkasin kohës së kaluar, kohës së tyre “të artë” të bashkim vëllazërimit dhe të përbashkësisë, birësisë e amësisë, kumbarisë e pobratimisë me serbë e malazezë dhe me sllavë të tjerë.
Të arsimuar dhe të edukuar në frymën e patriotizmit jugosllav, në frymën e bashkim vëllazërimit dhe jugo-internacionalizmit shumë nga këto hordhi gjak-përzier kanë qenë dhe kanë mbetur pengesë kryesore, që pamundëson proceset e integrimit brendashqiptar, pengesë për realizimin e aspiratave të bashkimit kombëtar dhe “rod e soj” i rrezikshëm virusal me pretendime për rikthimin e Serbisë në Kosovë.
Të edukuar në frymën “Druze Tito mi ti se kuneme… Shoku Tito ne të betohemi” , dhe slloganit tjetër, Edhe pas Titos- Tito, si dhe slloganeve të njohura të patriotizmit jugosllav, pacifistët jugo-shqiptarë fatin e tyre e kishin lidhur me Jugosllavinë dhe një pjesë dërrmuese e tyre i kishin qëndruar më besnikë sesa pjesëtarët e të gjithë popujve që dikur përbënin Jugosllavinë e gjashtë republikave dhe dy pokrahinave.
Bashkëjetesa e dhunshme e shqiptarëve të robëruar me sllavët e serbët në Kosovë, prej vitit 1918 e deri në vitin 1999 natyrisht se ka lënë shumë gjak të përzier, sepse nën robërinë serbiane kanë jetuar tre breza shqiptarësh, të ndarë në dy taborë, në ata që e kishin pranuar robërinë dhe kishin nxjerrë përfitime nga veprimtaria e tyre kolaboracioniste, dhe ata që asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk ishin pajtuar me mbetjen e shqiptarëve nën robërinë sllave dhe për pasojë ishin vrarë nga regjimi, ishin burgosur, ishin dënuar e internuar, por kurrë nuk ishin thyer dhe kurrë nuk e kishin ndërprerë veprimtarinë e tyre në drejtim të çlirimit dhe bashkimit kombëtar, në drejtim të shkatërrimit dhe fundosjes së Jugosllavisë.
Të burgosurit politikë, apo më mirë të themi veteranët e Lëvizjes Kombëtare të Rezistencës, janë ata dhe familjet e tyre që kanë mbartur mbi supe tërë presionin shtetëror jugosllav dhe në kushte e rrethana të caktuara kanë atakuar regjimin, në fund edhe me luftë të armatosur dhe çlirim nga robëria në vitin 1999.
Edhe 16-vjet pas luftës, tetë vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, mbetjet jugo-shqipfolëse në vendin tonë nuk mund të pajtohen me ndërrimet dhe kthesat e mëdha që kanë ndodhur në 20 vitet e fundit në Kosovë e më gjerë.
Ata, kurrë nuk e kishin besuar se do të shkatërrohej Jugosllavia, disa edhe sot nuk e besojnë, sepse ende shpresojnë se Serbia një ditë do të kthehet në Kosovë, njëjtë sikur kishin besuar gjyshërit e tyre, se një ditë do të kthehej krali apo “Baba Dovleti”.
Kjo është logjika e tyre e rezonimit dhe krejt çka del kundër kësaj logjike për ta nuk është normale, ashtu sikur sipas tyre nuk qenkan normalë njerëzit që kanë mbajtur vite të tëra nëpër burgje, duke mos u pajtuar me skllavërinë e robërinë.
Normalë qenkan vetëm njerëzit që nuk kanë qenë të dënuar dhe ata që nuk kanë luftuar për çlirim, madje as ata që në çfarëdo forme kanë rezistuar kundër okupimit. Kjo është mendësia e tyre normale, sepse jugo-normalitetin e kanë prishur dhe e kanë shkatërruar pikë së pari kundërshtarët e atij “normaliteti”, ata që u arrestuan dhe e dënuan deri në 20 vjet burg për shkak të rezistencës dhe mospajtimit me realitetin dhe “normalitetin” jugosllav.
Fyerja publike që iu bën të burgosurve politikë një deputete gazherre apo gaxherre, fyerja që i bën të gjitha personaliteteve kombëtare një gazetar i Ekspresit, fyerja që i bëjnë luftës çlirimtare një dyzinë jugo-gazetarucësh, vetvetiu nuk paraqesin diçka të veçantë, sepse “fytyrën e vrgnueme nuk ta lanë askush, në dash laje vet në dash vrugnoe edhe më shumë” thotë tradita e urtisë shqiptare. Andaj, nuk është koha sot që çdo qeni apo kudre që leh t’ i thuash qybe, sepse “qymyri edhe kur nuk të djeg, të nxin”. Por kjo logjikë rezonimi e ka bazën e vetë në rikthimin e ish-kolaboracionistëve politikë të regjimit, në krye të shumë institucioneve në Kosovën e lirë dhe të pavarur. Pikërisht ky “normalitet” i qeverisjes nxjerrë në sipërfaqe gjuhën belbacuke, të ndragët e të fëlliqur të jugo-shqipfolësve. Kemi pasur rast ta dëgjojmë edhe gjuhën e komunistit të përbetuar titist, kryeministrit aktual të Kosovës, pastaj gjuhën “govnare” të një ish kufome, dhëndrit të Beogradit, gjuhën e sa e sa shpirt-vasalëve, që deri sa të vdesin nuk mund të pajtohen me realitetin normal, andaj çlirimtarët e Kosovës iu duken njerëz anormalë.