Coronavirus Kinë

RKL: Kina me më shumë se një miliardë e 400 milionë banorë, sot ka regjistruar vetëm 37 raste të reja me virusin korona

Në 24 orët e fundit në Kinë, e cila ka më shumë se një miliardë e 500 milionë banorë  janë regjistruar vetëm 37 raste të reja me virusin korona. Sipas deklaratës së Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, 24 raste janë zbuluar në provincën Shaanxi në veri të vendit. Gjithashtu janë zbuluar 10 raste me origjinë lokale në provincën Cici ang në lindje, 2 raste në provincën Guang dong në jug dhe 1 në kryeqytetin Pekin. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë zbuluar 65 raste me origjinë nga jashtë dhe asnjë viktimë nga virusi korona.  Në Kinë, ku u shfaqën rastet e para me pandeminë e COVID-19, deri më tani janë zbuluar dhjetëra mijëra raste. por nga fillim i  pandemisë e deri tani kanë humbur jetën  vetëm 4 mijë e 636 të infektuar ndërsa 1 mijë 736 pacientë ende janë nën trajtim.

Në Trajtimin e pandemisë Kina ka treguar një rigorozitet të jashtëzakonshëm me veprim energjik shtetëror, edhe pse është ballafaquar me presion ndërkombëtar se gjoja ajo e ka shpikur dhe e ka përhapur virusin. Shembull i Kinës dhe i Koresë së Veriut në përballje me pandeminë tregon më së miri se shteti i  përgjegjshëm, i organizuar i konsoliduar dhe në shërbim të qytetarëve bën çudira, pavarësisht dërdëllitjeve naive e keqdashëse për regjimin komunist të këtyre dy shteteve. Paaftësia e shteteve të tjera të botës për t’ u ballafaquar me këtë pandemi në nivelin e këtyre shteteve, shfaqë dyshime ndër më të ndryshmet, sepse bota sheh e dëgjon dhe pyet si ndodhi kjo, apo pse ka mundësi të ndodh krejt ndryshe, në tri katër shtete të botës kur dihet se virusi nuk selekton njerëz në pikëpamje kombëtare, racore, fetare etj.

Shteti funksional, shteti ku qytetarët e respektojnë atë, shteti ku ka rregull, disiplinë, punë, aktivitet në shërbim të qytetarit,  dhe i cili i lufton me sukses deformimet shoqërore, është shtet në kuptimin e plotë të fjalës.

Këtë më së miri, në vepër dhe para tërë botës, po e tregon Kina, e cila disponon  një të pestën e banorëve të krejt botës. Shteti më i madh në botë dhe ndër më të fuqishmit në të gjitha segmentet po e tregon veten jo vetëm me rastin e pandemisë por edhe të ngritjes ekonomike e ushtarake. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …