Më shumë se 13 vjet, qytetarëve të Kosovës iu premtua liberalizimi i vizave. Shumë herë edhe u dha lajmi i liberalizimit i cili nuk ndodhi dhe si duket nuk do të ndodh edhe për një kohë. Qeveria e Holandës i ka dërguar disa euro-deputetëve një letër me arsyetimin e kundërshtimit për heqjen e vizave për Kosovën. Ndërkaq, edhe Franca vazhdon ta mbajë qëndrimin e njëjtë thuajse sikur Holanda. Këto dy shtete të njohura për qëndrimin antishqiptar dhe antiislam, i kanë vënë vetë edhe Shqipërisë, por ashtu edhe Bosnjës e Hercegovinës, për shkak të shumicë myslimane në këtë shtet, po ashtu edhe Maqedonisë së Veriut. Franca thotë nuk i ka plotësuar kushtet Kosova për heqjen e vizave. Krejt derisa shtetet e Evropës, veçmas Franca dhe Holanda, të konstatojnë se politike e Kosovës po lëshon pe, ata nuk pranojnë liberalizimin, meqë vazhdimisht kushtëzojnë dhe vazhdimisht përfitojnë në rrugën për ta nënshtruar Kosovës dhe për ta futur nën dominimin ekonomik dhe kolonialist të Serbisë.
Atë ditë që politikanët e Kosovës të tregojnë me vepër se e kanë kuptuar hilenë dhe nuk do të bëjnë asnjë kompromis kundër kombit e atdheut, për t’ i marrë vizat, Franca, Holanda, Spanja, Greqia e vende të tjera do të lëshojnë, pasi të konsiderojnë se kushtëzimin 13 vjet ka dhenë rezultate, ka stagnuar zhvillimin e Kosovës, ka fuqizuar ndikimin serb duke e rikthyer si fuqinë numër një në rajon dhe ka bërë që Kosova të vendnumërojë.
Franca dhe Holanda e disa vende të tjera, tani do ta kushtëzojnë liberalizimin e vizave me formimin e Asociacionit të komunave serbe me kompetenca ekzekutive. Edhe nëse delegacioni i Kosovës do të lëshojë pe, prapë se prapë këto shtete do të hezitojnë ti i liberalizojnë vizat. Dhe pse të mos hezitojnë kur para disa viteve krejt hapur e kanë kushtëzuar liberalizimin me faljen e 82.00 hektarëve tokë të Kosovës, Malit të Zi dhe pastaj kërkuan kushte të tjera.