Kryetari i Shqipërisë, i cili e përfaqëson opozitën në vend, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama se nuk e njeh shtetin e Kosovës, pasi mendon ta aneksojë atë. Rama sipas tij ka thënë se në ardhmen Kosova e Shqipëria do të kenë një kryetar shteti, ndërsa Meta ka reaguar duke e quajtur kriminelin e vetëm që e ka Shqipëria.
Ajo që ka rënë sy gjatë intervistës së tij me Blendi Fevziun, mikun e tij, është humbja gati totale e kontrollit gjatë bisedës, përsëritja e dërdëllisja, fyerjet e batuatat deri banale, ndërprerja e bashkëbiseduesit duke përsëritur deri dhjetë herë pa ndalim fjalën, më fal, më fal…, mos përgjigjja direkte në asnjë nga pyetjet dhe tensioni i rritur deri në një skizofreni të çartur e totalisht jashtë kontrollit, gjatë tërë intervistës.
Në një gjendje të tillë, të sëmurë e mjerane, të egër dhe luftë nxitëse, Meta kërcënon se në zgjedhjet e prillit të vitit të ardhshëm në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar t i fitojë zgjedhjet Partia Socialiste,( në të cilën edhe ka pjellë politikisht) sepse vendi, sipas tij është pluralist dhe nuk duhet lejuar që një parti e vetme ta udhëheq atë. Meta thirret në emër të popullit, si kryetari i zgjedhur nga populli dhe nuk pranon se atë e zgjodhi Edi Rama dhe Partia Socialiste, edhe pse kjo parti kishte fituar shumicën në zgjedhjet e fundit dhe mund të qeveriste pa LSI-në e Ilir Metës.
Ata që e kanë parë Ilir Metën në atë gjendje, mbrëmjen e së enjtes më 8. 10. 2020, në emisionin Opinion, i cili ka mision primar, përçarjen, përplasjen, luftë nxitjen dhe degradimin e moralit kombëtar e njerëzor, kanë kuptuar se ai njeri është një i sëmurë i rëndë psikik, një si ata personazhet e romaneve të Dostojevskit, mbase edhe i droguar dhe mbi të gjitha është njeriu më i korruptuar dhe më i komprometuar në vend.