RKL

RKL: Mazohizmi i disa mendjeve të degraduara duhet të marrë fund për të mirën e përgjithshme, për interesin e kombit

Lufta, jo vetëm virtuale kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka filluar qysh me lindjen e saj, sepse mendjet e mësuara pacifiste  të rrojtjes në robëri, edhe daljen publike të UÇK-së e priten me “këmbët e para” si dalje në skenë të njerëzve të frustruar dhe dorë e zgjatur e Serbisë.

Se kush e ndihmoi luftën, kush  derdhi  djersë e gjak  dhe kush ikur prej saj e u kthye me fitimtarët, edhe kjo dihet.

Dihen të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me regjimin kriminal të Milosheviqit para dhe pas luftës. Dihen me emër e mbiemër, disa edhe me gjysh e stërgjysh.

Të gjithë ata dhe bijtë e bijat e tyre kanë krijuar një front të
përbashkuar  sidomos rreth portalit “Bota Sot” për ta “varrosur” luftën e UÇK-së duke e paraqitur si bashkim për ndërmarrje kriminale, ashtu sikur po e paraqet kryeprokurorja me origjinë franceze.

Për çdo ditë shkruajnë, ‘zbulojnë” dosje, analistë, spiunë të djeshëm e të sotëm të Serbisë, afishojnë emra e mbiemra, i ofrojnë sa e sa fakte Gjykatës Speciale, sidomos kundër kreut të luftës së UÇK-së, linçojnë kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe të gjithë të akuzuarit e tjerë, kënaqen me mazohizmin e tyre, qyqar e mjeran, të duhmës gjenetike sllave të epokës së bashkim vëllazërimit, presin ditën kur ata do të dalin para gjyqit, kur të dënohen, sipas tyre me dënime kapitale. Dhe krejt kjo orgji është pjellë e mendjeve të tyre të agraisura e të çoroditura.

Mjerisht nuk janë vetëm këta të pjellës serbe, që i gëzohen sulmit që i bën Serbia, Rusia e qarqet antishqiptare luftës së UÇK-së, por janë edhe ata të tjerët të politikës, të cilët po përpiqen të përfitojnë në këtë tragjedi të çlirimtarëve, duke bërë një ndarje të panjerëzishme dhe antihistorike dhe duke zbuluar fajtorin kujdestar, ata politikanët e “dështuar” sipas tyre, të cilët paskam bërë shumë gabime, nuk i paskan dëgjuar këta të mençurit e mbetur anash dhe tani, të cilët rrahin gjoks se i kanë ditur të gjitha, por nuk i ka dëgjuar kush.

Dhe pse sipas tyre paska qenë  dashur t i kishin dëgjuar të “gjithëditurit të pagabueshmit”,  nuk e arsyetojnë dot.

Ata fajin për gjykatën ia adresojnë Hashim Thaçit e krerëve të luftës, deputetëve që e votuan gjykatën, të cilët tani u dashka të japin edhe llogari. Këta nuk duan të dinë se kush e ideoi, kush e formoi, kush i dha leje formimit të një gjykate të tillë, edhe pse tani kemi sa e sa dëshmi të krerëve më të lartë me ndikim të politikave ndërkombëtare, të cilët në vazhdimësi kanë sqaruar se Kosova nuk ka mundur të bëjë ndryshe.

Ish-prokurori i Gjykatës Speciale të EULEX-it,  Clint Viliamson, ka thënë se nëse Kuvendi i Kosovës nuk do ta formonte Gjykatën Speciale, kjo do të ndodhte në OKB. Në një intervistë për “Ora News”, ai ka thënë se insistimi më i madh për krijimin e Speciales ishte nga Rusia. “Kjo është një pyetje shumë interesante. Kur u publikua raporti i Dick Marty në Këshillin e Evropës dhe një sërë qeverish europiane këmbëngulën për nevojën e një hetimi të plotë penal. Në atë kohë Rusia dhe Serbia, që të dyja kërkuan themelimin e një Gjykatë të re të OKB-së për t’u marrë me këtë çështje. SHBA-ja dhe Bashkimi Europian besoj se patën një qasje korrekte. Meqenëse SHBA-ja mbante përgjegjësi për çështjet e shtetit të së drejtës në Kosovë, ndaj Bashkimi Europian duhet ta mbikëqyrte hetimin dhe procesin gjyqësor që do të pasonte. Dhe kjo solli në themelimin e task forcës speciale të hetimit, të cilën unë e drejtova si kryeprokuror, në Bruksel. Por edhe pas kësaj, Rusia vazhdoi të këmbëngulë për një gjykatë të OKB-së dhe kjo solli një debat shumë serioz në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Fakti është se shumica e mbështeti, brenda Këshillit të Sigurimit, krijimin e një gjykate tjetër”, thotë ai.

Pse të mos i besojmë këtij komenti realist të Ish-prokurorit të Gjykatës Speciale të EULEX-it,  Clint Viliamson, kur ai e dëshmon me gjuhën e fakteve, se kjo gjykatë ishte themeluar nën presion të fuqishëm ndërkombëtar dhe kishte për qëllim diskreditimin e luftës së UÇK-së, por edhe të Amerikës, Anglisë e NATO-s, të cilët u gjeten në përkrahje të luftës së UÇK-së dhe shpëtimit të një populli, i cili kanosej me zhdukje kolektive, nga regjimi barbar dhe kriminal i Milosheviqit dhe i pasuesve të tij.

Dhe tani politikanët miopë e satrapë, duan të na bindin se fajtorë të vetëm paskan qenë deputetët që e paskan votuar gjykatën, e  në radhë të parë, Hashim Thaçi, për të cilin është thënë madje se atij i kanë premtuar se nuk do ta ndjekin.  Ata e  thonë lehtë dhe pa përgjegjësi, madje edhe djallëzisht, në mënyrë cinike e fodulle:  Mirë të iu bëhet, atij e të gjithë të tjerëve, sepse po të mos e kishin votuar,  nuk do të kishim gjykatë Speciale. 

Kjo mendësi ishte shprehur, në mënyrë djallëzore  te një pjesë e madhe e pacifistëve në kohën e luftës së Adem Legjendarit, më 5 6 dhe 7 mars të vitit 1998.  Asokohe thuhej se ai e ka filluar luftën pa lejen i Ibrahim Rugovës, mirë t i bëhet atij, por e mori në qafë edhe familjen. Madje Jusuf Buxhovi nga Gjermania i kishte kërkuar Ibrahim Rugovës ta pacifikonte Drenicën me çdo çmim, duke nënkuptuar edhe diçka më shumë se kolaboracionizëm… Disa mendjeçjerrë kishin shkuar në Drenicë dhe kishin kërcënuar me gisht popullatën liridashëse, duke u konfirmuar se  ajo që ndodhi në Prekaz  nuk ishte rruga e Ibrahim Rugovës… Gjallë janë “merhumët” e pacifizmit bijtë dhe bijat e tyre…

 

Ky rez0nim mendjelehtë, ky indiferentizëm naiv duke fajësuar më shumë ata që detyrimisht e  votuan gjykatën, sesa ata që e themeluan dhe kërkuan një aprovim sa për sy e faqe, dikur edhe mund të jetë kritikuar dhe e kemi kritikuar nga ai këndvështrim,  por vetëm tani kur zezona e kurdisur kaherë nxori kokë, në vend se të bashkohemi, në vend se të krijojmë një front unik të kundërshtimit, tani krekosemi se ne që nuk e paskemi votuar u dashka të  kërkojmë llogari nga ata që e paskan votuar, duke e bartur luftën brenda, për t i nxjerrë sytë njëri tjetrit. Këtyre të djallosurve  e të gjindosurve nuk u mjafton Haga as kori i lehjeve të përditshme satanike, sepse në kokë bluajnë vetëm përfitimet e tyre partiake, duke lavdëruar partinë e cila paska qenë gjithnjë kundër, por në mesin e vetë kishte dhe ka denoncuesit më arrogantë e më të panjerëzishëm.

Megjithatë në kushte dhe rrethana kur duhet unitetit është për t’ u përshëndetur nisma e deputetit, Ralf Gjoni  i cili gjatë seancës, në Kuvendin e Shqipërisë, u ka bërë thirrje socialistëve, veçanërisht kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla që ta miratojnë së bashku një rezolutë për të dënuar krimet e serbëve ndaj shqiptarëve. Ai ka thënë se ka ardhur koha që Tirana dhe Prishtina të flasin njëzëri, që të mos ketë kufi dhe të për të mbrojtur imazhin e Kosovës. “Nuk ka mundësi që për shkak se kemi komplekse nga disa burracakë në BE, që ne të përdhosim luftën e Kosovës, që ka qenë luftë e shenjtë për të mbrojtur viktimat e Millosheviqit, ndaj gjenocidit serb kundër shqiptarëve në Kosovë. Të shpresojmë se mendjet e ndritura të kombit do të veprojnë në akord me kushte e rrethanat, për të evituar rrezikun në të cilin ndodhemi, duke sulmuar njëri tjetrin dhe jo armikun e përbashkët, sikur ka ndodhë jo pak herë.

Por është e pandershme dhe e panjerëzishme  që për  hir të këtij uniteti të mbulohet “me jorgan të trashë tradhtia” sikur kërkojnë disa zyrtarë labilë e pacifistë, të cilët vazhdimisht kërkojnë t’ ia hedhin pa u lagur. Të tillët gjithnjë kanë vepruar sipas maksimës: “Edhe mishi të piqet edhe helli të mos digjet”.

E vetmja  gjë  që nuk guxon të digjet është lufta e UÇK-së. Ata që kanë  mbaruar hellin dhe i hedhin vaj e zjarre, herët a vonë do të digjen vetë, pa e shijuar mishin e pjekur, sepse i mallkojnë shpirtrat e 13.000 martirëve shqiptarë, shpirtrat e 1350 fëmijëve të mitur, gratë e dhunuara shtëpitë e djegura dhe shkatërrimin e vendit nga barbaria serbe. Kjo nuk do të harrohet kurrë, por nuk do të harrohen edhe emrat e mbiemrat e rreth 200 dëshmitarëve, tradhtarë e trutharë, të cilët egërsinë dhe urrejtjen e tyre kundër UÇK-së e bënë bashkë me atë të regjimit të Millosheviqit, madje edhe tani, 21 vjet pas luftës, pas çlirimit nga robëria serbe, Shpalljes  së Pavarësisë së Kosovës dhe njohjen nga më shumë se gjysma e shteteve të botës.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …