leoni

Radio Kosova e Lirë

RKL: Mediet shqipshkruese e shqipfolëse kanë shumë më tepër liri sesa do të duhej të kishin

Mediet ndër ne kanë shumë më tepër liri sesa do të duhej të kishin, dhe, disa gazetarë lapërdharë  e mercenarë e shfrytëzojnë këtë liri për teket, marrëzitë, arrogancën, përfitimet e tyre të pista dhe kërkojnë në të njëjtën kohë të jenë edhe hetues e denoncues, në të shumtën e rasteve pa fakte, por duke u mbështetur në burime të veta, për të cilat nuk i japin llogari akujt. Një gazetari i lejohet ta fyejë një politikan, autoritet, klerik, një komandant të luftës së UÇK-së duke e etiketuar si karakomandant, një hoxhë duke e quajtur mulla mercedes dhe çka jo. Nëse dikush reagon me pamaturi fillon ndjekja, madje edhe penale,  sepse gazetari ka të drejtë të shajë, të përçmojë, të gënjejë, të satirizojë dhe për të gjitha këto ka mbrojtjen e shtetit, në emër të lirisë së shprehjes, në emër të demokracisë.

Liria e medieve realisht do të duhej të kishte transparencë, legalitet, reflektim dhe pasqyrim real të rrjedhave dhe problemeve në shoqëri, pasqyrim të drejtë dhe të paanshëm të ngjarjeve ditore por edhe dukurive të ndryshme në shoqëri. Ka pak medie të tilla ndër ne, për të mos thënë nuk ka aspak.

Mediet shqip në përgjithësi, janë të lira madje edhe të fyejnë e shantazhojnë, të gënjejnë, të mbajnë hapur anën e partive të caktuara politike, të lobojnë për to, të marrin jo vetëm para kesh, por edhe favore ndër më të ndryshme nga mafia politike, nga bizneset e grupet e ndryshme të interesit.

Shimica dërrmuese  në portalet e tyre prezantojnë faqe të tëra pornografike, me që cilat i joshin sidomos të rinjtë e të rejat. Disa, t’ i quajmë mega medie,  janë vënë në shërbim të degjenerimit moral të shqiptarëve, duke prezantuar amoralitete të degjenerikëve debilë, që nuk njohin, familje, moral, komb, fe as atdhe, që nuk dallohen as edhe për një vlerë të vetme morale e njerëzore sikur janë bigbodherët, VIP-at e maskarallëqet e tjera të llumit të jashtëqitjeve njerëzore.

Mediet e tilla grumbullojnë qindra milionë euro fitime nga kompanitë, të cilat e vjelin epshin lakmitarë të shqiptarëve të paarsimuar dhe të paemancipuar  njerëzisht e moralisht, që ngujohen para TV-së për të parë ndragie, mungesë kulture e njerëzia, për të parë lakuriqësi dhe amoralitete, krejt kjo në emër të lirisë së medieve, për të prezantuar para shikuesve, atë që ata e pëlqejnë dhe që iu sjellë fitime.

Debilin e tillë amoral e ka përkufizuar më së miri filozofi antik grek, Theofrasti. Për këtë lloj njerëzish  ai kishte shkruar se janë ata që e pyesin nënën e vet sesi i  kanë nxjerrë në jetë, e perversitete të tjera.

Dikur Theofrati kishte përshkruar e analizuar një karakter  të tillë nga tridhjetë, sa i pa pasqyruar në veprën e tij për karakteret njerëzore. Nuk besoj se turmat bigbrodhiere kanë dëgjuar ndonjëherë për Theofrastin e madh të kohës antike. Ata janë të dhënë  pas marrëzive e çoroditjeve të tyre dhe me këtë rast  tenxherja gjen kapakun e vet.

Se sa janë të lira e të pa anshme mediet në Kosovë, sa qëndrojnë larg politikave të kujtojmë rastin e fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme të fundit, në vend,  kur tërë Kompania Koha doli hapur e publikisht në përkrahje të Vetëvendosjes. Madje ajo prezantoi një exit-pol pas mbylljes së kutive në zgjedhjet e fundit vendore, ku paraqitej se Vetëvendosja kishte fituar në shumicën dërrmuese të komunave, e në rezultatet përfundimtare  doli se ajo kishte fituar vetëm katër komuna dhe me epërsi krejt të vogël të votave.

Për këtë fushatë Koha Ditore përfitoi një ambasador në Bruksel, një zëdhënëse  në Qeveri dhe një kryetar bordi të negociatorëve  me Serbinë. Ja cila është liria e medieve në Kosovë, përmes një shembulli të vetëm.

Në Kosovë ka udhëheqës mediesh  që organizojnë debate me figura pa asnjë kredibilitet, pa moral shoqëror, arrogantë e deformues të realitetit, ka edhe debilë me tituj akademikë, të cilët nivelin e akademizmit të tyre e prezantojnë vetë para opinionit, më atë maksimën popullore, “mos e pyet  se të tregon  vetë, sapo të flet”.

Shprehja e mendimi të lirë në radhë të parë nënkupton etikën e kulturën e atij që e shpreh, nënkupton përgatitjen e tij profesionale, përcaktimin e tij në vlera të vërteta demokratike e përparimtare, kodeksin moral dhe shoqëror, vetëpërmbajtjen  dhe një mori vlerash njerëzore që përcaktojnë tolerancën, mirësjelljen, mirëkuptimin dhe njerëzinë.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …