“Këshilltari” i Vjosa Osmani dhe Albin Kurtit, UDB-ashi ranokiviçist, mercenari i Vuçiqit dhe i Daçiqit, Jusuf Buxhovi është i njohur për shkrimet dhe pamfletet e tij politike, veçmas në një ekzemplar sikur është, “Dosja B”, të cilin ai e quan roman, ku në mënyrën më idiotike dhe më antikombëtare, me imagjinatën e tij perverse, pretendon ta legjitimojë versionin serb për krimet, vrasjet e dhunimet e femrave shqiptare nga UÇK-ja, e jo nga Serbia, as nga ushtarët e policët e Millosheviqit. Ky pamflet i këtij mercenari që shëtit lirshëm nëpër Kosovën e çliruar nga gjaku i dëshmorëve të luftës së UÇK-së, tani kur Hashim Thaçi dhe kreu i luftës ndodhet në Hagë prej nëntorit të vitit 202o, ky renegat tirist, për herë të parë ndihet i lirë në Qeverisjen Kurti-Osmani, me të cilët i lidh një miqësi e thellë sidomos e bindjeve dhe pikëpamjeve politike.
Nuk kemi të dhëna se është këshilltar “prej së vërteti” por e dimë se Albin Kurtin e krahason me Hasan Prishtinën, ndërsa Hashim Thaçin me Esat Toptanin. Ku e ka hallin ky bastard që për ligësi e idiotizëm ia kalon madje edhe Dik Martit, Veton Surroit, Shkëlzen Gashit, Vehbi Kajtazit, Bledi Fejziut, Idriz Morinës, Enver Petrovcit, i cili flen me foton e Millosheviqit, mercenarëve e bastardëve të tjerë, të cilët janë gjithnjë e më të zëshëm, tani kur kreu i UÇK-së ndodhet në Hagë dhe presin me padurim të UÇK-ja të shpallet organizatë terroriste.
Jusuf Buxha nuk është i vetëm, por së bashku me Veton Surroin e disa të tjerë, janë kreu i mafias mercenare antishqiptare, të cilët i ka financuar dhe i financon toka dhe nëntoka serbe, ashtu sikur financoi Dik Martin, të cilin tani e kërcënon, sepse i ka marrë paratë dhe nuk ka kryer punë.
Po nëntoka kriminale serbe nuk kërcënon Jusuf Buxhovin as Veton Surroin, as klanin e tyre të cilët edhe librat kundër luftës së UÇK-së, që i botojnë në Kosovë, te ish partiakët, tani redaktorë, pastaj i përkthejnë dhe i përurojnë në Francuska 7, në Beograd, me Mekën e tyre ideologjike.
Ata, deri tani i kanë kryer më së miri detyrat, prej kur kanë lindur në qymezet e “bratstovo-jedinstvos” e deri tani. Dihet origjina, pjella dhe vepra e tyre, denbabaden në shërbim të Serbisë. Kjo nuk është aq shumë për t’ u çuditur, sepse pjellë të tillë në Kosovë dhe kudo në trojet shqiptare ka pasur dhe ka me bollëk. Kanë qenë rreth 80 vjet bashkëjetesë, kumbari, pobratimi, miqësi, jarani, kurvëri e çka jo me Serbi, dhe nuk bëhet hasha kjo, dhe nuk harrohet kjo, andaj dardha bie në dardhë, edhe kur është e kalbur.
Është proces historik ky që vegjeton edhe tani, andaj Kosova lëngon, andaj kreu i UÇK-së nga “Evropa e dashur” për shumë kë, për ne ajo Evropa e Gjergj Fishtës, trajtohet “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”, ndërsa spiunët e djeshëm dhe të sotëm të Serbisë, kapardisen gjerë e gjatë nëpër institucionet e Kosovës, që janë ngritur mbi gjakun e derdhur rrëke të dëshmorëve e martirëve të kombit.
Duke u mbështetur në këtë pjellë hibride, dhe duke ditur mirë me emër e mbiemër se sa dhjetëra mijëra nipër e mbesa ka lënë Serbia në Kosovë, ajo pretendon se doemos duhet të rikthet. Serbia pretendimet e tilla nuk i ka fshehur as i fsheh, përkundrazi duke ditur se sa ithtarë ka në Kosovë, dhe ajo i di më mirë se ne, nuk heq dorë, sepse e di fare mirë se sa pjellë të veten ka lënë vendin tonë.
Dikush edhe mund të thotë se po ekzagjerojmë, por ja vetëm një shembull.
Shumica shqiptare në Kosovë prej vitit 1945 ka votuar për Beogradin dhe regjimin e Serbisë, madje duke u nisur qysh nga Konferenca e Prizrenit e vitit 1945. Kreu politik e ushtarak shqiptar i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë i asaj kohe, hoqi dorë nga Rezoluta e Bujanit dhe votoi për mbetjen e Kosovës, si pjesë e Serbisë në Jugosllavi. Janë fakte e dëshmi të forta për t’ i anashkaluar për hir, të gjoja “moralit kombëtar” të asaj pjese shqiptare e shqipfolëse.
Po e zëmë se nuk kanë pasur çka të bëjnë. Po çka bënë më vonë!
Vranë e masakruan tërë elitën e NDSH-së, që nuk ishte balliste as komuniste, burgosën me mijëra, pushkatuan me gjyq e pa gjyq mijëra prej tyre, dënuan prej 1 e deri në 20 vjet burg rreth tetë mijë shqiptarë liridashës. Prokurorët, gjyqtarët, porotët, milicët, hetuesit, denoncuesit, vrasësit dhe ekzekutuesit në shumicë ishin shqiptarë, madje një kohë më vonë, numerikisht ishin më shumë se 80 për qind në krahasim me serbët e malazezët.
Disa nga ata, tani në moshë të thyer ende jetojnë, ende ëndërrojnë kohën e artë të bashkim vëllazërimit, ndërsa bijtë e bijat e tyre janë postuar në më shumë se 80 për qind në të gjitha institucionet e vendit, në ato qendrore dhe vendore, në tërë administratën e Shtetit, në Polici, në FSK, nëpër institucionet arsimore, në Kuvend, në Presidencë, në Universitetet e Kosovës, në jugo-mediet në Akademi e në të gjitha instancat pushtetarë e qeveritare. Me ta u bënë bashkë edhe një pjesë nga ata që kishin që ishin burgosur nga ish regjimet.
Realisht kjo është rrjedhë logjike, sepse shumica shqiptare, në trojet e robëruara, për më shumë se dyzet vjet ishte e lidhur si mishi me thoin me Jugosllavinë e Titos, madje edhe pas vdekjes së tij, me moton: Shoku Tito ne të betohemi, se nga rruga jote (as pas vdekjes) nuk do të largohemi. Shumë prej tyre edhe sot e mbajnë betimin, por pas luftës së UÇK-së dhe çlirimit të Kosovës, ata ia kthyen ndryshe, tani sipas motos së njehur të gjysh-stërgjyshërve bizantino lindorë: Haja qenit pija qenit, tash i bimë karadyzenit”. Dhe po i binë kadadyzenit si më së miri, pa u hyrë asnjë therë në këmbë, të paktën deri tani…