RKL: Ministria e Jashtme interesohet për kosovarët jo për shqiptarët me “prejardhje të vjetër” që kanë pësuar nga tërmeti në Turqi

Kryetari i shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve, Evren Kaja, ka deklaruar për Kosovapress se    70 shqiptarë kanë vdekur si pasojë e tërmetit shkatërrues në Kahramanmaras të Turqisë, ndërkaq tre të tjerë në Hataj. Ai ka kritikuar Ambasadën e Kosovës në Turqi, duke thënë se nuk po u ndihmon familjeve të prekura nga tërmeti. Evren Kaya ka treguar se janë duke marrë ndihma prej disa vendeve për të ndihmuar shqiptarët në Turqi. Mirëpo ky lajm e gjeti krejt  të pa përgatitur ministrinë më të dobët të Kosovës, sikur është ajo e Punëve të Jashtme, që ka në krye një zonjë e cila ka shënuar rekord  të lajthitjeve, gabimeve të datave, vendosjen e gabuar të flamujve të shteteve dhe sa e sa lëshime të tjera të pallogaritshme. Kësaj date ajo bëri  edhe një gafë të madhe, një nonsens duke mos u interesuar për shqiptarët në Turqi dhe duke i ndarë ata në shqiptarë dhe kosovarë, sipas mendësisë së degjeneruar dhe antikombëtare të disa “kosovaristëve”, që tashmë janë heshtur dhe nuk po iu ndihet zëri. Me këtë rast Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka njoftuar se në mesin e viktimave nga tërmeti që ka goditur Turqinë nuk ka asnjë shtetas kosovar. Kryesuesja e kësaj ministrie zonja Donika Shvarc ka shtetësi dhe burrë gjerman, dhe natyrisht në  Gjermani trajtohet si gjermane me prejardhje shqiptare. Si e tillë, me një shtetësi tjetër, asaj i lejohet të jetë edhe ministre në Qeverinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …