RKL

RKL: Mirë që thirren në emër të vlerave të UÇK-së, por për çfarë vlerash bëhet fjalë kur urrejnë dhe përbuzin njëri-tjetrin

Jo vetëm kësaj radhe, kur është më e shprehur ndjenja e sinqertë dhe atdhetare për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, për shkak të arrestimeve të një pjese të kreut të luftës nga Gjykata Speciale, por edhe më herët, në kohë fushatash parazgjedhore, shumë kandidatë të partive politike, sidomos ato që identifikohen me luftën çlirimtare dhe fitimtare të UÇK-së, thirren në vlerat e saj, kuptohet,  në radhë të parë për përfitime politike, për patriotizëm politik që zgjatë deri në fund të fushatës.

Vlerat e luftës nuk ruhen me retorikë për akëcilën parti politike, duke vlerësuar partinë së cilës i përket dhe duke përbuzur e injoruar partinë tjetër, e cila po ashtu është me prejardhje nga lufta e UÇK-së, por që është parti me një emër dhe me një program tjetër. 

Pretendimet e një partie për të mbajtur monopol mbi vlerat e luftës, janë pretendime të mbrapshta dhe dëmtojnë në radhë të parë vetë partinë, nga e cila dalin zëra të tillë, mujsharë e prepotentë.

Askush nuk ka të drejtë të përvetësojë vlerat, aq më pak kanë të drejtë ata që nuk kanë marrë fare pjesë në luftë, ata që kanë qëndruar shumë larg saj gjatë luftës, apo ata që deri sot e kanë kundërshtuar, përbuzur e minimizuar rolin e saj dhe tani vihen në mbrojtje të atyre vlerave, derisa të kalojë fushata zgjedhore.

Kjo përçarje e brendshme nuk i sjellë dobi askujt, përkundrazi irriton një pjesë të përgjegjshme të elektoratit. Ata që i fryjnë zjarrit të përçarjes në këtë kohë, urrejtjes, mos durimit, injorimit e përbuzjes, më së paku kanë të drejtë të thirren në vlerat e luftës, tani kur ato janë atakuar më tepër se asnjëherë më parë.

Mungesa e përgjegjësisë, vetëpërmbajtjes, solidaritetit në rastet si këto nëpër të cilat po kalon vendi, veçmas shqiptarët liridashës, tregon në radhë të parë papjekuri politike, pse jo edhe naivitet bashkë me krekosje fodulle.

Nëse një parti e cila identifikohet si krah i luftës, përjashton bashkëpunimin e afruar pa rezervë nga partia simotër, atëherë thirrja dhe rrahja gjoks në emër të vlerave të luftës, është vetëm një propagandë e zbrazët, së cilës njeriu i arsyeshëm nuk i beson.

Mungesa e mirëkuptimit dhe përgjegjësisë në rastin konkret, mungesa e solidarësisë mes tri partive të dala nga lufta e UÇK-së, lë për të kuptuar se ende më i fortë është bajraktarizmi i krerëve politikë, sesa përpjekja e disave për  bashkim dhe unifikim, për interesin e përgjithshëm.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …