Monumentet e përjetësimit fizik të dëshmorëve, heronjve dhe martirëve anë e mbanë Kosovës, janë shprehje shpirtërore-hyjnore e vitalitetit dhe emancipimit historik kombëtar, janë dritë përjetësie e lirisë që rrezaton, zbukuron, frymëzon brezat me atdhedashuri, begaton vlerat më të fisnikëruara, duke i dhënë Atdheut pamjen madhështore, lapidare të merituar nga më meritorët, më të dashuri e të paharrueshmit.
Lufta për çlirim nga robëria shekullore serbe, u pagua me një çmim shumë të lartë, me gjakun e 25oo dëshmorëve, të 13 mijë martirëve, 1600 të zhdukurve e mijëra invalidëve.
Kjo ka ndodhur edhe gjatë robërisë paraprake shekullore, por pa fitoren e plotë kundër robërisë, brezat kanë arritur fare pak në përjetësimin fizik të dëshmorëve, heronjve dhe martirëve, përveç gjatë kohës së regjimit komunist, në Shqipëri. Pas vendosjes së ‘demokracisë fashiste’, ata i rrënuan, i dogjën, i zhduken pllakat e monumentet e çlirimtarëve dhe u ngiten pllaka e shtatore, zjarrvënësve bastardë, si Ahmet Zogut, vrasësit të pesë personaliteteve më të njohura të historisë sonë kombëtare, i ngritën shtatore në Tiranë, mbretit tradhtar, që rrëmbeu arkën e shtetit dhe iku për ta shpëtuar veten e familjen e jo Atdheun nga pushtimi italian, në prill të vitit 1939.
Pllakat përkujtimore, individuale apo grupore të dëshmorëve, heronjve e martirëve, shtatoret madhështore, sidomos në sheshe qytetesh, obelisqe, komplekse përkujtimore, lapidare, shtrihen kudo në mijëra vendbanime të Kosovës, duke rrezatuar dritën e lirisë, vitalitetin e përjetësisë, unitetin dhe homogjenizimin e vlerave kombëtare, për të mos e harruar të kaluarën, mbi bazë të së cilës po e ndërtojmë ardhmërinë.
Kemi fat që në mbrojtje, ngritje e përkujdesje të këtyre vlerave fizike e shpirtërore funksionon Agjencinë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, si organ i pavarur për projektimin, ndërtimin, administrimin dhe menaxhimin e Komplekseve …
Shtatorja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari – Fushë Kosovë
Ja cila është Agjencia, kompetencat dhe fushë-veprimtaria e saj.
AMMKM është Agjenci Ekzekutive për projektimin, ndërtimin, administrimin dhe menaxhimin e Komplekseve Memoriale.
Kompetencat e Agjencisë
Agjencia është përgjegjëse për menaxhimin e monumenteve dhe komplekseve memoriale të shpallura me vendim të Kuvendit si Zona me interes të veçantë kombëtar dhe më karakter historik.
Agjencia është përgjegjëse për :
Projektimin, ndërtimin, administrimin dhe menaxhimin e Komplekseve Memoriale, në përputhje me legjislacionin në fuqi, standardet vendore dhe ndërkombëtare.
Ajo përcakton programet kërkimore – shkencore, aktivitetet dhe manifestimet e ndryshme, që kanë të bëjnë me zonat dhe historinë e tyre.
Bashkëpunon me institucionet qeveritare dhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, Komunat përkatëse, Agjencitë turistike, për projektet që kanë të bëjnë me këto zona.
Krijimin e WEB-Faqes dhe mirëmbajtjen e linçeve të veçanta për Komplekse memoriale, si dhe publikon revistën vjetore.
Inicimin e procedurën për shpalljen e Zonave me interes të veçantë dhe përgatitë propozim vendimin për miratim në Kuvend.
Hartimin e planeve hapësinore, urbane dhe rregulluese të zonave me interes të veçantë, që kanë të bëjnë me Komplekset memoriale.
Hartimin e Planeve për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale.
Propozon shpalljen e Zonave më interes të veçantë kombëtarë dhe me karakter historik.
Përcaktimi i Kritereve për Komplekset Memoriale, rregullohet më akt nënligjor.
Kjo është një Agjenci meritore, për më të merituarit e atdheut, e cila ka një barrë shumë të rëndë, sidomos në ngritjen, ruajtjen, përkujdesjen, restaurimin, hartimin dhe realizimin e planeve, si dhe bashkëpunimin e ndërsjellë me faktorë relevantë. Kjo Agjenci mbi të gjitha deri tani ka treguar dhe është dëshmuar me punë të zellshme, projekte të realizuara me profesionalizëm dhe përgjegjësi maksimale.
Po ashtu është për t’ u përshëndetur bashkëpunimi i ndërsjellë, veçmas me TV-Diellin, ku të gjitha këto monumente fizike të lirisë, anë e mbanë Kosovës shfaqen pandërprerë gjatë programit 24 orësh.
Ahmet Qeriqi
4. 11. 2924
Prishtinë