RKL: Murat Jashari, do të duhej të ishte kryetar i Kosovës, i krejt qytetarëve, jo i manipulimeve të partive politike

RKL: Murat Jashari, do të duhej të ishte kryetar i Kosovës, i krejt qytetarëve, jo i manipulimeve të partive politike

(Vetëvendosja, me qëllim për të shpëtuar, “kapet” për Murat Jasharin, të cilin vështirë ta ketë kujtuar më parë)

Duke qenë në siklet të humbjes së shpejtë të pushtetit e qeverisjes, Vetëvendosja më në fund është kujtuar për Murat Jasharin, duke e propozuar për mandatar teknik, në vend të Avdullah Hotit. Kjo kërkesë në orët e fundit të ekzistencës në Qeveri, bën të kuptohet se pavarësisht prepotencës dhe fjalëve të mëdha të disa emrave të Vetëvendosjes, ata thellë në vete e mendojnë edhe largimin përgjithmonë nga Qeverisja, pikërisht me faktin kur fryjnë muskujt dhe paralajmërojnë se në të ardhmen do të fitojnë 50 për qind të votuesve, natyrisht duke u mbështetur në sondazhet virtuale, që i paguajnë vetë, i administrojnë vetë dhe i publikojnë vetë.

Pavarësisht kërkesës, duhet besuar me të drejtë dhe pa droje se Murat Jashari, i cili asnjëherë deri sot nuk ka pranuar të manipulohet nga interesat e intrigat e  partive politike as kësaj radhe nuk do të lejojë të bëhet pre e mujsharëve politikë, të cilët që 20 vjet e kanë treguar dhe po e tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë, të etjes patologjike për pushtet, kush më shumë e kush më pak.

Murat Jasharit i përket posti i Kryetarit të Kosovës si figurë e unitetit, por jo e bishtave të partive politike, të cilat do ta përdornin dhe do ta shpërdornin, në luftën e tyre për interesat e veta.

Por në çastet kritike kur do të votohet qeveria e re, është e natyrshme që të parët e Vetëvendosjes  të kërkojnë shpëtim, sado që Xhelal Sveçla pretendon se kanë mjaftuar 50 ditë qeverisje legjitime dhe 50 e pak më shumë të tjera si qeveri në shkarkim për të fituar një përvojë të madhe shtetndërtuese, e cila sipas tij do të jetë bazë e fortë për të ardhmen e kësaj partie. Koha do të tregojë se çka do të bëhet me Vetëvendosjen e prangosur nga brenda. Të vetmet punë që Vetëvendosja e di përmendsh dhe i menaxhon me dhunë e nganjëherë edhe pa dhunë,  janë protestat nëpër rrugë, edhe pse duhet pranuar se shumica e atyre protestave kanë pasur arsye të mbahen, sidomos atëherë kur është kërkuar ruajtja e sovranitetit të Kosovës dhe e territorit të saj nga kafshimet e fqinjëve.

Glauk Konjufca, i Vetëvendosjes ka thënë se “qeveria e ardhshme osht e paligjshme, sepse sipas mendjes së tij njëdrejtimëshe e ligjshme osht vetëm një Qeveri me Vetëvendosjen në krye. Kjo qeveri ka mu përball  me protesta. Vetëvendosja ka me organizu  popllin e Kosovës për me imponue vullnetin e vet”. Pak më tutje Konjufca thotë se Vetëvendosja  nuk do të organizojë protestë, por do ta përshëndeste protestën e shoqërive civile, të cilën e dirigjon dhe e paguan vetë. Nuk kemi lajmëruar për sot protesta, sepse ne e thirrim publikisht dhe nuk na vjen keq të thirrim protestë, thotë Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …