RKL: Nëse krerët e UÇK-së, pranojnë themelimin e Gjykatës, ata do të kursehen nga arrestimi

Burime anonime të Radios-Kosova e lirë në radhët e PDK-së bëjnë të ditur se votimi i Gjykatës Speciale kundër UÇK-së ka për qëllim diskreditimin e plotë të luftës çlirimtare, me qëllim që Serbia të kthejë sovranitetin e saj, të suspenduar me rastin e shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt të vitit 2008. Nëse krerët e UÇK-së, të paragjykuar  për krime lufte pranojnë themelimin e Gjykatës, ata do të ketë lehtësira në procedurë dhe mund të mos shpallen fajtorë. Ata tashmë në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare kanë nënvizuar emrat e atyre luftëtarëve të UÇK-së, të cilët do të akuzohen për krime lufte, duke u mbështetur në dëshmitarë anonimë, të mbrojtur dhe pa identitet publik. Pikërisht sepse OKB-ja nuk ka mandat ta themelojë një Gjykatë të tillë, qarqet antishqiptare të Brukselit po bëjnë përpjekje t’ i frikësojnë dhe t’i detyrojnë shqiptarët të vetë akuzohen, me qëllim që para opinionit ndërkombëtar të zhvlerësohet lufta e UÇK-së dhe shpallja e Pavarësisë së Kosovës.


Me prova të tilla të  inskenuara dhe me dëshmitarë të instruktuar u shpallën fajtorë dhe u dënuan dy krerët e luftësd së UÇK-së, Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …