Tre katër muaj para arrestimit të kreut të luftës së Ushtrisë Çlirimtaret të Kosovës në nëntor të vitit 2020, nga Gjykata Speciale, mbetjet jugosllave të tubuar në ‘kruzhokun’ Koha Ditore, kishin filluar fushatën propaganduese kundër çlirimtarëve. Në atë kjo gazetë e regjistruar në kohën e regjimit të Millosheviqit, e vetmja gazetë e Kosovës, që e kishte pranuar atë regjim shqiptar-vrasës të kasapit të Ballkanit.
Behlul Beqaj: Nuk duhet të krenohemi me ata që po na turpërojnë, në Gjykatën Speciale, në Hagë
Një numër i konsiderueshëm i çlirimtarëve të rëndësishëm, që shpresonin se do të shndërroheshin në idhuj të lirisë kombëtare, kanë detyrim ndaj Gjykatës Speciale, e cila hodhi dyshime për kryerjen e krimeve të luftës. Në vend se të shndërrohen në aksioma të çlirimit, lirisë dhe krenarisë kombëtare, potencialisht po shndërrohen në shkaqe të korrigjimit të detyrueshëm të çlirimit kombëtar.
Isha në mesin e grupeve të para që pas Marrëveshjes së Kumanovës ktheheshim nga Shqipëria, përmes Maqedonisë, në Kosovë… Rrugës na shoqëronin automjetet ushtarake, ndërsa nga ajri helikopterët e NATO-s. Kur iu afruam Prishtinës turmat e ngazëllyera në eufori të paparë përshëndetnin deri në përkulje trupat e NATO-s. Sa më thellë hynim në qytet, aq më të theksuara ishin ekzaltimet e qytetarëve kur defilonin edhe disa ushtarë të uniformuar të UÇK-së…
Disa ditë dhe javë pas ngarendnin qytetarët për t’u kthyer në Kosovë duke shpresuar se liria është e vetëmjaftueshme për të ndërtuar të ardhmen me jetë dinjitoze. Nuk kuptuam apo nuk deshëm të kuptonim se ne do të bëheshim të lirë me vendimin tone duke u mos pajtuar me gjendjen që po krijohej. Ne rezistuam me shekuj për të mos iu nënshtruar liri-marrësve që nuk dëshmuan as ndërgjegje. Fatkeqësisht njëzet vjetët e kaluar të pasluftës ëndrrën e shumicës, veçmas të rinjve, e tretën. Në vend se së bashku me çlirimtarët të realizonin ëndrrën shekullore për t’u bërë më të mirë në Kosovë, Kosovën e shndërruam në vend të pashpresë. Fatkeqësisht, me fajin tonë, erdhëm në pozitë që një numër i konsiderueshëm i çlirimtarëve të rëndësishëm me shpresë se do të shndërroheshin në idhuj të çlirimit dhe lirisë kombëtare po i detyrohen Gjykatës Speciale për krime të luftës! Në vend se të shndërrohen në aksioma të lirisë dhe krenarisë kombëtare, potencialisht po shndërrohen në shkaqe të korrigjimit të detyrueshëm të çlirimit kombëtar!
Të thyer në shpresë, fëmijët e prindërve që u kthyen me shpejtësi meteorike në Kosovë, pas njëzet vjetëve, po rrezikojnë edhe jetët e tyre për të braktisur vendlindjen e baballarëve. Mbi pesëdhjetë mijë shtetas të Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia Kosovës, mbi gjysmë milioni kosovarë e kanë braktisur Kosovën, me qindra mijëra të rinj presin liberalizimin e vizave për të marrë rrugën e kurbetit. Nuk është larg dita kur në Kosovë do të mbesin vetëm politikë-bërësit e pandërgjegjshëm dhe mbështetësit e tyre. A e meritoi këtë fatkeqësi populli që historikisht dëshmoi gatishmërinë për sakrifica për të krijuar shtetin ku do të këtë çdo qytetar shansin për jetë më të mirë? Jo. Është kohë e duhur që edhe populli të reflektojë. Nuk duhet të krenohemi me ata që po na turpërojnë. Nuk mund t’u besojmë më atyre që na kanë zhgënjyer. Nuk duhet t’i trajtojmë më si heronj ata që do të përballen me drejtësinë…
Drejtësia e luftës së UÇK-së i ka rrënjët e thella. Atë nuk mund ta rishkruajë asnjë historian dinjitoz, pavarësisht fatit individual të atyre që po tentojnë të identifikohen me të. Është koha e duhur që të sillemi më të përgjegjshëm ndaj së ardhmes sonë nëse nuk dëshirojmë të pësojmë nga ngjarjet e padëshiruara në të ardhmen. Këtë herë duhet t’i ndihmojmë të ardhmes duke u ballafaquar me të vërtetën. Duhet të vlerësojmë çdo individ varësisht nga faktet e dëshmimit dhe arritjeve. Kosova dhe kosovarët kanë të ardhme vetëm nëse e kuptojnë se është koha për ndryshime të mëdha dhe të jashtëzakonshme. Nga sot duhet në çdo moment të jemi të vetëdijshëm se çdo hap përpara do të jetë i vështirë, por do të ishte fatkeqësi nëse kthehemi pas.
Koha ditore, 14 korrik 2020 12:47