RKL: “O moj Shqipëri e mjera Shqipëri”, Ilir Metën ke kryetar Ti

(Keqpërdorimet, abuzimet korrupsioni i Ilir Metës, sipas disa medieve e portaleve në Shqipëri, me rastin e zgjedhjes në postin e kryetarit të Shtetit)

Shkoi Bujarnishani  erdhi Ilirmetani

Me siguri se kur Vaso Pasha e kishte shkruar poezinë programatike të Rilindjes Kombëtare,  “O moj Shqypni e mjera Shqyni”, sado pesimit në pastë qenë, nuk do të mund ta ketë menduar se edhe 140 vjet më vonë, Shqipërinë do ta qeverisin poltonet dhe matrapazët, ata që janë bërë miliarderë duke ia shitur jo vetëm tokat e të ardhmën  por edhe nderin e saj.

Ilir Meta, bazuar në Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Shqipërisë, u zgjodh kryetar, edhe pse ai nuk e ka besimin as të 5 për qind të shqiptarëve, votues të LSI-së e cila e ka prodhuar këtë rezultat besimi, qoftë edhe të blerë nga qytetarët në zgjedhjet e fundit të 25 qershorit.  I tillë ishte edhe Bujar Nishani, i cili gjatë tërë mandantit të tij  ndau nishane, mirënjohje, dekorata, lavdata. Madje kah fundi i mandatit ndante dekorata kolektive, sikur ishte rasti i dokoratave që i ndau qindra shqiptarëve të kishin qenë të pranishëm në sheshin e kryeqytetit në kohën kur bandat anarkiste kishin shembur shtatoren e Enver Hoxhës.

Nishani, për diçka tjetër nuk do të mbahet mend. Mbase mund të mbahet mend se në krye të shteti erdhi tullac, por me mustaqe dhe u largua tullac dhe pa mustaqe.

Po Ilir Metë floriri, sikur e qauajnë forumistët në Shqipëri, për çka do të mbahet mend?

Ilir Meta është përfaqësuesi tipik i skraparlliut, të tillë çfarë e ka tipizuar Fan Noli në një poezi të tij satirike, humoristike, ku pasi përshkruan një nga një disa nga veset dhe të ligat krahinore për skrapsllinjtë shkruan:

Hall i madh me skraparllinj

Ka rrezik të hash dhe dru

Dy ministra le të rrinë

Se na duhen dhe pa tru.

Me qëllim për të zbuluar se si flitet e përflitet Ilir Meta në mediet e Shqipërisë e më gjerë dhe me qëllim për të vërtetuar se ky njeri është ndër më të korruptuarit në vend, ndër më të pamoralshmit në politikë dhe më të rafinuarit në prapaskena, po sjellim vetëm pesë nga qindra shkrime, që cilat faktojnë krimet e tij ekonomike në Shqipëri dhe për fatkeqësinë e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve tok, kur  Ilir Meta bëhet edhe kryetar Shteti, me qëllim që për katër vitet e radhshme  të fshehë thellë në tokë të gjitha krimet, abuzimet dhe keqpërdorimit e tij  të derisotme.

Ja disa nga skandalet dhe aferat korruptive të kryeparit të Shqipërisë, të prezantuar në mediet dhe deklarata poltike

1.

Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, ka reaguar ditën e sotme ndaj deklaratave të kreut të LSI Ilir Meta, vetëm pak ditë më parë në lidhje me dyfishimin e rezultateve të LSI në zgjedhjet vendore të 8 Majit.

Deputetia Xhacka ka deklaruar duke shprehur se “Ky njeri që sot do të duhej të gjente vend ku të futej, pas asaj videohajnie të tmerrshme 700 mijë euroshe, ka guximin të akuzojë opozitën e të shesë mend se do të bëjë namin në zgjedhjet e ardhshme me ndjesë pastë Lëvizjen Socialiste për Integrim”.

Xhacka ka shprehur më tej “I kujtojmë Ilir Metës se vjedhjet, aferat e skandalet e dokumentuara me zë e me figurë nuk janë e s`do të jenë kurrë një platformë e mirë elektorale për të fituar votat e popullit shqiptar”.

Deputetia Olta Xhacka i ka bërë një kërkesë nëpermjet deklaratës së saj per shtyp, që Meta ti dorëzohet drejtësisë.

“I kujtojmë atij po ashtu se nëse i ka mbetur qoftë edhe një fije arsye, se për integritet e ndershmëri nuk mund të bëhet më fjalë, Ilir Meta duhet të bëjë të vetmen gjë që mund të bëjnë hajdutët e kapur me presh në duar, të shkojë e të dorëzohet tek drejtësia, të lajë hesapet me ligjin dhe mbarë shqiptarët e më së paku, të mos dalë e t`i provokojë ata pa një e pa dy në televizion” – pohoi ajo

(RevistaShtypi.al)

2

Çfarë “kafshe politike” është Ilir Meta? 5 Nëntor 2015 – 13:20  (Peshku pa ujë)

Pse Spartak Braho dhe gjithë strukturat e LSI (lexo njerëzit) ngjajnë të gjithë me personazhe të ndonjë organizate sekrete, ngjashëm me masonët ose scientologët?

Ilir Meta është një ujk i vjetër në politikë. Me një moshë relativisht të re, ai ka provuar postet më të larta politike në këtë vend. Por pyetja që dua të shtroj është kjo: A është ai një Kingmaker apo një Godfather? A ka ai një program ideologjik për partinë e tij, dmth a udhëhiqet ai nga pikëpamje të majta politike? Pse ai ngjall kaq shumë kundërshti dhe urrehet nga një pjesë e mirë e publikut shqiptar, ndërkohë që vazhdon të votohet rregullisht, madje me një rritje të fortë elektorale? Ku qëndron sekreti i tij?

Çfarë e ka transformuar portretin e tij kohët e fundit? Kush ia ka prishur qetësinë Ilir Metës? Pse brenda një viti ai është në qendër të shumë skandaleve, duke nisur me aferën për vrasjen e Tom Doshit, aferën e DIA dhe CHEZ, Raportin Konfidencial i OSBE me akuza si porositës vrasjesh, me intervistën e hapur denigruesie në VOA?

Më kryesorja, cfarë përfaqëson LSI në politikën shqiptare, cila është struktura e saj organizative, kush janë njerëzit që militojnë në këtë parti? Pse Spartak Braho dhe gjithë strukturat e LSI (lexo njerëzit) ngjajnë të gjithë me personazhe të ndonjë organizate sekrete okulte, ngjashëm me masonët ose scientologët? A është LSI një organizatë e tillë?

Pa cituar këtu të gjitha akuzat që i janë bërë në vite, që nga vjedhja e floririt në Krrabë, vidio e Dritan Priftit, DIA & CHEZ dhe Raporti i OSBE-së, akuza që akoma nuk janë provuar (të paktën për vidion Meta-Prifti, ai është shpallur i pafajshëm), a nuk duket se ky njeri ka një suport shumë enigmatik, që nuk dihet nga vjen (nga jashtë apo nga brenda Shqipërisë)?

Pse Ilir Meta flet gjithmonë me mesazhe të koduara për kundërshtarët politik, mesazhe të tipit “me qetësi dhe dashuri” ose “kur them po, është po!”? Cfarë përfaqësojnë këto kode?  Përfundimisht, a është ai një përfaqësues i interesave të atyre 200 mijë shqiptarve që e kanë votuar, ose edhe i interesave të shqiptarëve në përgjithësi?

Çfarë “kafshe politike” është Ilir Meta dhe interesat e kujt mbron dhe përfaqëson?

 

 

3.

Ilir Meta acarohet dhe kërcënon, shkaku i vërtetë është humbja e rëndë financiare e kompanisë së tij të arit, diamanteve dhe zinkut në Afrikë

lir Metës, presidentit të zgjedhur të Republikës që merr detyrën më 24 korrik por që mund të shkarkohet menjëherë, nuk po i ecën asgjë mbarë. Pasi dështoi me mbajtjen e Lulzim Bashës në çadër, hyrjen në zgjedhje pa PD dhe marrjen e 30 deputetëve, pasi dështoi dhe me koalicionin me Ramën ku mund të përfitonte ndonjë votë si parti e dytë, tashmë po përballet dhe me ndërprerjen e blerjes së votës përmes vendeve të punës. Sepse krerët e dy partive të mëdha po reklamojnë faktin se në të gjitha rastet LSI do të jetë në një opozitë të gjatë, një ftesë e qartë për të gjithë ata që kanë votuar për një vend pune apo për lekë për LSI, nuk kanë pse ta bëjnë më një gjë të tillë.

Sot Meta doli dhe në një gjendje me të vërtetë tragjike kërcënoi rëndë Ramën se nuk do ta dekretonte kryeministër të vendit. Pavarësisht se pranoi se do të ishte Rama fitues, duke hedhur poshtë deklaratat se do të jetë LSI parti e parë dhe Tit Vasili Kryeministër, Meta sot ka lëvizur fare nga “faza” duke bërë deklarata antikushtetuese. Por burime të sigurta brenda LSI tregojnë një shkak tjetër të acarimit dhe shkatërrimit nevor të Metës. Bëhet fjalë për humbjen e miliona dollarëve në kompaninë e tij të fshehur të arit, diamanteve dhe zinkut në Afrikë. Dhe për më tepër, kompania që ka atje, e cila blen dhe shet miniera diamantesh dhe ari në Afrikë, duke qënë se administratori që ka emëruar Meta në krye të saj është në burg (Kastriot Ismailajn), po vijon të shënojë humbje katastrofike sa si pjesë të borxhit po “thithin” shumë dhe nga depozitat e floririt të Kërrabës që Meta ka në Britani. Prandaj Ilir Meta ishte sot në një gjendje të mjeruar, e paparë ndonjëherë në tërë karrierën e tij politike. Të thotë se është trim, është Ilir Meta, s’do të dekretojë kryeministër e qeveri, të kërcënojë hapur si një shitës mishi, është e padëgjuar dhe që mund të sjellë shkarkimin e menjëhershëm të tij.

Minierat e diamanteve, arit dhe zinkut në Afrikë

 

Po si është e vërteta e parave të minierave të diamanteve, arit dhe zinkut në Afrikë, në pronësi të Ilir Metës? Kastriot Ismailaj, njeriu i përfolur si sekser i Ilir Metës me kompaninë CEZ, është njeriu i punëve të pista të Ilir Metës dhe është nën hetim ndërkombëtar për pastrim parash, pasi ka blerë një minierë zinku në Kongo nën ombrellën e një kompanie zvicerane, ndërkohë që firma është e regjistruar në Tiranë, në shtëpinë e tij. Kryetari i LSI, Ilir Meta, ka bashkëpunëtor të ngushtë të tij një person që është në hetim ndërkombëtar si person kyç për një proces të pastrimit të parave, duke blerë përmes kompanisë së tij një nga minierat më të mëdha të zinkut në botë, që gjendet në Kongo dhe bashkë me të dhe të disa miniarave ari dhe diamantesh në Afrikë.

Kastriot Ismailaj, për të cilin Ilir Meta ka kërkuar nga kompania CEZ të bëhet nënkontratori i saj për mbledhjen e borxheve të vjetra të KESH, rreth 200 milionë euro, është nën hetim ndërkombëtar për pastrim parash. Ndërkohë që janë dhënë detaje dhe në media për udhëtimin sekret dhe privat të Ilir Metës në Pragë në ditët që Shkodra mbytej nën ujë. Dritan Prifti plotësoi ngjarjen, duke dëshmuar se qëllimi i vizitës ka qenë lidhja e një kontrate për mbledhjen e borxhit të pambledhur të KESH nga një person shumë i afërt me të. Dritan Prifti tha se ky person quhet Kastriot Ismaili. Sipas Priftit, nga ky shërbim nënkontratuesi, pra njeriu i Ilir Metës, pritej të fitonte 50 për qind të shumës.

Gazeta zvicerane nxjerr sekretet e Metës

Por një shkrim i gazetës së njohur zvicerane “Neue Zurcher Zeitung” shkruan për Kastriot Ismailajn si pjesë e një grupi pastrimi parash, duke nxjerrë në dritë dhe trasnferimin e parave në Afrikë me qëllim pastrimin e tyre. Gazeta shkruan për një skandal që lidhet më një minierë në Kongo, Afrikë, në qendër të të cilit është Kastriot Ismailaj. Sipas gazetës, minierat në Kongo, merren nga firma fantazëm, që më pas ua shesin firmave gjigante. Kështu ka ndodhur edhe me Kastriot Ismailajn. Bëhet fjalë për një minierë zinku në Kipushi të Kongos. Miniera prodhonte deri në 140 mijë ton zink në vit. Banka Botërore e cilëson një nga burimet më të mëdha të zinkut e germaniumit në botë. Por Kongo nuk mund ta mbante këtë minierë ndaj kërkon investitorë të huaj. Në mesin e ofertuesve është edhe një firmë fantazmë zvicerane, që e paraqet veten si një firmë të fuqishme. Firma ka thjesht një seli në Zvicër, në shtëpinë e Edëin Rüegg, konsull nderi i Shqipërisë në Zvicër. Firma që do merrte minierën ka pasur një kapital themeltar prej 100 mijë frangash zvicerane dhe 98% janë në pronësi të Kastriot Ismailajt. Në dokumentin e përgatitur për të blerë minierën, thuhet se firma e Ismailajt ka në punë 6 mijë persona. Dokumenti është përgatitur nga një avokate amerikane me emrin Rebecca Gaskin-Gain. Ajo shkruan se konsorciumi që do blejë minierën ka një xhiro vjetore prej 3 miliardë dollarë. Në konsorcium është përfshirë edhe një firmë serbe, që quhet East-Point-Group, që duket se ka pak eksperiencë në fushën e minierave. Konsorciumi premton madje se do japë 570 mijë dollarë për qëllime bamirësie nëse fiton këtë kontratë.

Në realitet konsorciumi blen vetëm një ambulancë si dhuratë për spitalin e zonës, kurse miniera është në gjendje të mjerueshme. Gazeta thotë se mbetet e paqartë se si u përzien njerëzit nga Ballkani në këtë aferë, por nënvizon faktin se pas tyre është një politikan i rëndësishëm në Shqipëri, që jo rrallëherë cilësohet si “sheiku” i Ballkanit dhe lëviz të gjitha pisllëqet në këtë vend. Gazeta thotë se më pas miniera i shitet një kompanie të madhe në fushën e mineraleve me emrin Xstrata. Këtu mbyllet dhe kapitulli i Ismailajt, kurse gazeta investigon më tej për mënyrën se si e bleu Xstrata minierën nga disa persona të dyshimtë. Kompania Xstrata nuk ka dhënë shpjegime, por ka deklaruar se do ketë investime të mëdha për minierën. Kastriot Ismailaj, për të gjithë ata që e njohin, është një biznesmen misterioz. Ismailaj lidh në mënyrë misterioze Ilir Metën me një grup serb në fushën e minierave, edhe pse pa shumë biografi në këtë drejtim dhe me përdorimin e kompanisë së tij si blerës dhe pastaj shitës i një prej minierave më të mëdha të zinkut në botë. Fakti që emri i tij u rishfaq sërish në listën e skandaleve për Metën, tregon se ai vazhdon të mbetet një njeri konfident i tij dhe se drejtësia shqiptare duhet të hetojë seriozisht përfoljen e tij në një nga transaksionet më të dyshimta në botën perëndimore për pastrim paresh.

“Ilir Meta ka shkuar në Çeki kur Shkodra përmbytej për t’i kërkuar CEZ t’i jepte Kastriot Ismailajt, një personi me dosje, një kontratë për të mbledhur borxhet e vjetra. Janë 200 mln euro borxhe. Nëse ai i mbledh, merr 50 përqind”, është shprehur më herët ish ministri Prifti.

Meta dhe pastrimi i parave

Njëherësh sipas këtyre skemave, Ismailaj brenda një periudhe të shkurtër ka kryer rreth 15 mln euro transaksione nga llogaritë bankare duke pranuar e transferuar drejt disa shteteve. Mes tyre, Afrikë e Jugut, Kongo, Kenia, Republik Domenikane, Malajzi, Gjibraltar, Singapor, Belgjikë, Francë, Bullgari, Zvicer në shumë raste, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet të njohura si ofsharë apo parajsa fiskale. Por përmes një komunikate për mediat Drejtoria e Komunikimit prane Qeverise shqiptare, sqaron se “Ne daten 27 Gusht 2015, rrjeti investigativ BIRN ka kerkuar nje koment te Kryeministrit te Republikes lidhur me disa pretendime, te pashoqeruara me fakte, qe gazetarja ngrinte per Kryetarin e Kuvendit”. Per te verifikuar pretendimin e BIRN, zyra e Kryeministrit i eshte drejtuar zyres se Avokates se Shtetit, e cila eshte vene ne kontakt me studion ligjore “Clifford Chance”.

 Sipas Kryeministrisë, perfaqesuesi i studios ligjore, z. Tim Schreiber ka kthyer kete pergjigje: “Ndryshe nga ajo qe disa gazetare duket se pretendojne, OSHEE ne deklarimet e ceshtjes ne arbitrazh kunder DIA Ltd nuk ka permendur emrin e zotit Ilir Meta si perfitues i transfertave bankare apo ndonje praktike tjeter korruptive qe lidhet me marreveshjen per mbledhjen e borxheve mes OSHEE dhe DIA Ltd.rom”.

Në atë kohë, përkundër deklaratave të Berishës që sot thotë se Meta nuk ka fare gisht në dështimin e kësaj qeverisjeje, kreu i PD, Lulzim Basha atëherë kërkoi dorëheqjen e kryeparlamentarit Meta si përfitues i shumave të vjedhura nga kompania e Kastriot Ismailaj, e kontraktuar për mbledhjen e borxheve të CEZ.

“Avokatët e qeverisë shqiptare kanë zbuluar se firma e mikut të kryetarit të Kuvendit ka përfituar miliona euro, dhe një pjesë të parave e ndante me Ilir Metën. Faktet janë publikuar. Dosja është e plotë. Çështja është shumë serioze. Siç shprehet avokatja e qeverisë shqiptare Clifford Chance, hetimi mund të zbulojë skemën më të madhe të korrupsionit dhe mashtrimit në Shqipëri. “Korrupsioni, marrja e rryshfetit, përvetësimi i miliona eurove është kthyer në normë sjellje e Ilir Metës dhe Edi Ramës, është bërë zakoni i tyre. Por kjo është e papranueshme për ne, është e papranueshme për qytetarët shqiptarë” thoshte atëherë Basha.

Gjithsesi humbja e miliona dollarëve në Afrikë dhe njëherësh dhe e eksluzivitetit evropian të diamanteve, arit dhe zinkut, nuk është pak dhe Meta ka të drejtë të “shfazohet”.(Pamfleti.com)

Një hetim është zhvilluar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në lidhje me një aferë të dyshuar korruptive të Ilir Metës

 

Një hetim është zhvilluar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në lidhje me një aferë të dyshuar korruptive, gjurmët e të cilës dyshohet se çojnë te kreu i Kuvendit, Ilir Meta. Hetimi është kryer pak kohë më parë dhe bëhet fjalë për tenderin e Stacionit Multimodal të Tiranës.

Një projekt që studimi i ka kushtuar të paktën 500 mijë euro për një sipërfaqe 80 mijë metra katror, i filluar në kohën e Lulzim Bashës, por një investim i pafilluar dhe problematik.

Koncesion me objekt, për hartimin, ndërtimin, financimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e terminalit të transportit publik Tiranë, shpallur në shtator 2016 me vlerë 15.5 milionë euro, pa tvsh, rreth 20 miliardë lekë. Ky tender ka pasur një fitues në muajin nëntor, por më pas është anuluar nga KPP.

Prokuroria e Krimeve të Rënda pas tenderit mësohet se ka zhvilluar hetime, për më tepër dyshohet se ka edhe përgjime telefonike, të cilat shkojnë deri te kreu i LSI dhe i Kuvendit, Ilir Meta.

Hetimet për këtë tender dhe investimin 20 miliardë lekë pas pak kohësh janë mbyllur për mungesë provash apo për ndonjë arsye tjetër, fakti është që hetimi është ndalur. Burime i thanë Citynews se ky hetim ka çuar në zbulimin e disa telefonatave apo përgjimeve, që shkojnë te kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Ndërhyrja e prokurorit, Adriatik Llalla apo ndonjë nga “ushtarët” e Ilir Metës te Krimet e Rënda kanë mbyllur çdo gjë në heshtje dhe qetësi të plotë. Ky është ndoshta një nga rastet që ka shqetësuar  krimet-e-renda_1ambasadën e SHBA-vë në Tiranë në akuzat ndaj Adriatik Llallës dhe Prokurorisë. Së fundi, Llalla është marrë në mbrojtje nga kreu i Kuvendit, pas përplasjes së tij me ambasadorin e SHBA, Donald Lu.

Mbyllje hetimi për Metën, përplasje me Lu, mbështetje nga Meta?!

Hetimet e vartësve të Llallës, ngrirja e dosjeve, por edhe akuzat për zgjedhjen e anëtarëve të KED përplasën ambasadorin e SHBA me kryeprokurorin e Republikës dhe çështja nuk duket të jetë kaq e thjeshtë, si disa akuza publike që hidhen për problematika të ndryshme proceduriale. Në fakt nën rrogoz luhet diçka më e madhe, dosja hetimore e mbyllur për Stacionin Multimodal është një akuzë tjetër, që ambasadori i SHBA ndoshta nuk e ka artikuluar. Ajo është një dosje që çon akuzë deri te kreu i Kuvendit, por përpara tij, është një dosje për Adriatik Llallën dhe vartësit e tij, të cilët një aferë të dyshimtë korruptive e arkivojnë për të mbrojtur Ilir Metën apo bizneset afër tij, apo për të shpëtuar lëkurën e ndonjë politikani tjetër dhe bashkëpunëtorëve të tyre të përfshira në afera korruptive.(CityNews)

LSI zhvilloi për dy ditë konventën e saj

 

Një spektakël televiziv me ngjyra të kuqe, ku “komnandanti” i çetës ligjëronte, salla e dëgjonte dhe e falenderonte që ju kishte dhënë mundësinë të ishin pjesë e ekipit të tij…?! KESHTU E FILLONTE NJI SHKRIM GAZETA “PAMFLETI”!.

LSI e kontrodhuar nga krye hajduti Ilir Meta per dy dite festoje me flamuj dhe banderola, me delegat dhe delegate, degjuam ligjerata nga ma fantastiket, na e bene LSI-ne si partin e shpetimit kombetar.

Po kush eshte ne te vertet kjo forcë politike?

Eshte partia qe e ka bere te veten Ilir Meta, po ku i merre te gjitha keto para, per gjithe keto shpenzime marramendese? Rrofte pushteti nga te dy krahet Ilir Meta.

“Malsori nga Skrapari”eshte “burre” per ta vene ne krye te tovolines,i “beses”trim” dhe “atdhetar” i “dashur me koleget”i qendrueshem ne kualicione”

Shqiptaret tashma e dine fare mire, se fatet e tyre i kane nji grusht horash politik, po aka ndonji shpres per te dalur nga kurthi i ketyre kusareve?

Po nga vjen Ilir Meta?

Origjina e familjes sonë është nga fshati Çepan i rrethit të Skraparit dhe aty kanë banuar të parët tanë prej shekujsh. Aty kam lindur dhe unë. Babai im, (gjyshi i Ilirit) është quajtur Duçkë dhe ai pasi emigroi në Stamboll, ku jetoi dhe punoi për 45 vjet me radhë, u kthye përsëri në fshatin e lindjes, në Çepan, pasi si gjithë shqiptarët ka qenë shumë i lidhur me familjen. Nuk më takon mua të flas për babanë tim, por e vërteta është se ai ka qenë njeri me emër të madh në të gjithë zonën tonë. Gjithashtu babai kishte edhe një shtat dhe zemër të madhe. Ai, nëna dhe pjesëtarët e tjerë të familjes sime, ashtu si gjithë fshatrat e Skraparit dhe të asaj zone, janë marrë kryesisht me blegtori dhe me bujqësi.

Kur erdhi ne Tiranë Ilir Meta?

Iliri ka ardhur në moshën tre vjeçare në Tiranë dhe shkollën fillore e ka bërë te “Kongresi i Lushnjës”, 8-vjeçaren te “Fan Noli”, ndërsa të mesmen te “Sami Frashëri”.

Po Iliri ka qene ambicioz qe ne vegjeli deklaronte per mediet babaj i tij.

Më kujtohet si tani, ka qenë muaji i dytë i klasës së parë dhe Iliri kishte marre notën katër. I mërzitur nga ky fakt, ai sa kishte ardhur në shtëpi, kishte gjuajtur me domate derën e komshiut. Unë në atë kohë ndodhesha në Hidrocentralin e Fierzës me nxënësit e mi skënderbegas, të cilët bënin stazhin para se të shkonin në Shkollën e Bashkuar.

Akuzat ndaj Ilir Metes jane teper te renda.Ja si shprehet ishe kryeministri Sali Berisha.

Meta ne mega afere shume milioneshe korruptive!

Ai perdor si mburoje imunitetin, refuzon dorheqjen!

Rama fshihet pas emrit te Metes!

Ky eshte standarti i “aleances se qelbesirave”!!

Qytetare ne kembe!!

Te dashur miq, dje mediat online botuan akuzat e renda per Ilir Meten nga avokati i studios se famshme Clifford Chance e perzgjedhur nga Edi Rama, qeveria e tij per te mbrojtur palen shqiptare. Keshtu, dokumenta autentike deshmojne se avokati i famshem i kesaj studioje Tim Schreibe, seancen e gjykimit ne arbitrazh nderkombetar kunder kompanise DIA te Kastriot Ismailajt, qe ka vjedhur ne bashkepunim shuma te medha nga borxhet prej 200 milione dollare te CEZ, ka akuzuar Ilir Metes duke mos e cituar me emer por duke thene se kompania Ismailaj i ka dhene shuma te medha ryshfet nje ish-kryeministri te akuzuar edhe me pare per korrupsion. Avokati i Clifford Chanes, njera nga studiot me me me emer ne Europe, sipas dokumentit autentik deklaroi ne seance sa vijon: “Brenda transfertave (perfituese) te lekeve qe DIA mori nga ÇEZ shperndarje, ishin politikane te rendesishem shqiptare perfshire nje ish kryeminister i proceduar me pare per korrupsion”.

Por nje akuze tjeter po kaq te rende per kete afere i bene Ilir Metes edhe ish kreu i bordit te drejtorve te ÇEZ, Jozef Hajsek, i cili ka deshmuar se ne kohen kur Meta ishte minister i Jashtem (jashte çdo autorizimi) ka negociuar (pra jashte çdo autorizimi, shenimi i imi) me ate, qe çeket e ÇEZ-it te punonin me Ismaijlajn pasi ai kishte mbeshtetjen e qeverise shqiptare, duke shfrytezuar keshtu postin zyrtar dhe mashtruar per interesin e xhepit te tij.

Pervec kesaj, studio Clifford Chanse deklaron se ministria e energjise dhe minierave kishte rekomanduar Ismailajn si “kandidatin”e saj per keshillin e mbikqyrejes te kompanise. Ndaj ketyre akuzave tejet te renda, te bera ne seancen e gjykimit ne arbitrazh nderkombetar nga vet perfaqesuesit e shtetit shqiptar, te studios se fameshme Clifford Chance, Ilir Meta, ashtu siç pritej reagoi duke deklaruar se ai nuk jep doreheqjen per ti hapur rrugen hetimit te domosdoshem per kete mega afere korruptive te tij dhe rrethit te tij. Kurse Edi Rama, qe per shume dite ka refuzuar t’u japi mediave sqarime per akuzat e studios se zgjedhur prej tij, beri dje dudumin, u fsheh pas emrit te Metes ndaj akuzes tulle te avokatit duke thene se avokati ne seancen e gjykimit nuk ka permendur Ilir Meten me emer.

Kryetari i LSI eshte i akuzuari i drejt per drejt per vjedhjen e thesarit te shtetit.

Vjedhja e thesarit në Krrabë

16 vite më parë në tunelet e sigurisë në Krrabë u vodhën rreth 280 kg ar. Qeveria kryesohej nga Ilir Meta, ndërsa tunelet e Krrabës konsideroheshin ndër më të sigurtat përsa i takon ruajtjes së thesarit të shtetit. Vjedhja u denoncuar në atë kohë nga Partia Demokratike, më konkretisht kreu i saj në atë kohë, Sali Berisha. Por deklaratat e Berishës nuk u morrën në konsideratë, u cilësuan në atë kohë thjesht si sulme politike dhe spekulime, ndërsa vetëm pas 6 muajsh u provua se thesari i Krrabës ishte vjedhur. Hetimet për ngjarjen në fjalë nuk zbardhën kurrë sasinë e floririt të vjedhur në Krrabë, madje edhe autorët e saj, ndërsa për një nga vjedhjet më spektakolare do të akuzoheshin disa fshatarë të zonës, të cilët kishin vjedhur sasisë e arit duke e ngarkuar në mushka.

Çfarë “kafshe politike” është Ilir Meta?Shkruante nji medije e lire ne 2015

Pse Spartak Braho dhe gjithë strukturat e LSI (lexo njerëzit) ngjajnë të gjithë me personazhe të ndonjë organizate sekrete, ngjashëm me masonët ose scientologët?

Ilir Meta është një ujk i vjetër në politikë. Me një moshë relativisht të re, ai ka provuar postet më të larta politike në këtë vend. Por pyetja që dua të shtroj është kjo: A është ai një Kingmaker apo një Godfather? A ka ai një program ideologjik për partinë e tij, dmth a udhëhiqet ai nga pikëpamje të majta politike? Pse ai ngjall kaq shumë kundërshti dhe urrehet nga një pjesë e mirë e publikut shqiptar, ndërkohë që vazhdon të votohet rregullisht, madje me një rritje të fortë elektorale? Ku qëndron sekreti i tij?

Çfarë e ka transformuar portretin e tij kohët e fundit? Kush ia ka prishur qetësinë Ilir Metës? Pse brenda një viti ai është në qendër të shumë skandaleve, duke nisur me aferën për vrasjen e Tom Doshit, aferën e DIA dhe CHEZ, Raportin Konfidencial i OSBE me akuza si porositës vrasjesh, me intervistën e hapur denigruesie në VOA?

Më kryesorja, cfarë përfaqëson LSI në politikën shqiptare, cila është struktura e saj organizative, kush janë njerëzit që militojnë në këtë parti? Pse Spartak Braho dhe gjithë strukturat e LSI (lexo njerëzit) ngjajnë të gjithë me personazhe të ndonjë organizate sekrete okulte, ngjashëm me masonët ose scientologët? A është LSI një organizatë e tillë?

Pa cituar këtu të gjitha akuzat që i janë bërë në vite, që nga vjedhja e floririt në Krrabë, vidio e Dritan Priftit, DIA & CHEZ dhe Raporti i OSBE-së, akuza që akoma nuk janë provuar (të paktën për vidion Meta-Prifti, ai është shpallur i pafajshëm), a nuk duket se ky njeri ka një suport shumë enigmatik, që nuk dihet nga vjen (nga jashtë apo nga brenda Shqipërisë)?

Pse Ilir Meta flet gjithmonë me mesazhe të koduara për kundërshtarët politik, mesazhe të tipit “me qetësi dhe dashuri” ose “kur them po, është po!”? Cfarë përfaqësojnë këto kode?

Përfundimisht, a është ai një përfaqësues i interesave të atyre 200 mijë shqiptarve që e kanë votuar, ose edhe i interesave të shqiptarëve në përgjithësi?

Çfarë “kafshe politike” është Ilir Meta dhe interesat e kujt mbron dhe përfaqëson?

Duke pare qe zgjedhjet e 2017 po afrojnë, shqiptaret duhet te ndergjegjesohen qe me voten e lire ta minimizojnë numerin e deputeteve te LSI-se dhe te kryehajdutit Ilir Meta.

Politika Shqiptare, dy forcat kryesore PS dhe PD duhet ta nxjerrin jashte loje dallkaukun Ilir Meta.

Drejtesia me “dashuri dhe me respekte e toleranc” te hetoj te gjithe pasurit e Ilir Metes dhe te bashkeshortes, burre dhe grue deputet!!! Keshtu behet lufta per ti “shpetuar” drejtesis, po populli duhet te jete shume i kujdesshem kete radhe, LSI duhet kaluar ne opozitë, biles drejt degradimit te saj politik.

Po dikush do të thotë pse kështu?

Po duhet te hetohen te gjithe ministrat dhe drejtoret qe mbajn emerin LSI, te hetohen te gjithe ata qe jane perfeshirë ne diplomacin shqiptare, jashte te gjitha kritereve te diplomacis.

Ilir Meta qe ne qeverisjen Berisha, e ka marre gati nene kontrodhe, trupen diplomatike jashte Shqiperisë.

Ilir Meta ka blere mdje te shumta ne Shqiperi, eshte pareliu qe konkuron me boset e medhej. Shtepit dhe vilat madheshtore te ketij hajduti duhen konfiskuar, jane pron e popullit dhe nuk mundet ti gezoje familja Iliri dhe Monika, ato jane te popullit, atij duhet t’i kethehen sa nuk ka shkuar vone.

Sot behen llogarit e secilit mrena dites, rroga, shpenzimet, harxhimet dhe mbetjet ne bankat e ndrysheme neper Europ. ( Fjala e Lirë)  7 Dhjetor 2011 Shkodra.net.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …