RKL

RKL: Pasuria e majme qeveritarëve të rinj, “të pakorrupruar”, pasuri në emër të bashkëshorteve e të bashkëshortëve (!)

Tre zëvendës-kryeministrat dhe 15 ministrat e kryeministrit, Albin Kurti, kanë deklaruar pasuritë e tyre të tundshme e  të patundshme, të cilat pavarësisht si janë deklaruar, çka është anashkaluar e çka është paraqitur, del se është një qeveri e zyrtarëve të pasur, jo të klasës së mesme sikur është pretenduar të paraqitet gjatë fushatave zgjedhore, por qeveri e milionerëve, ashtu sikur është aktualisht.

Ajo që vërehet në paraqitjen e pasurisë së qeveritarëve të rinj në AKK është dukuria e bartjes së pasurisë te bashkëshortja apo bashkëshorti. Ky fenomen i bartjes së pasurisë te bashkëshortja, kur bashkëshortët jetojnë në një familje me të drejta e obligime të përbashkëta, është deri diku i pashpjegueshëm, por në esencë nënkuptohet pretendimi për të fshehur publikisht pasurinë, kur ajo kërkohet të bëhet publike, për një qëllim të caktuar.

Po kështu kur kjo pasuri e bartur ta zëmë se është e ligjshme, nënkupton pasuri të tjera të bartura, të ligjshme apo të paligjshme  te prindërit, bijtë e bijat, hallat e tezet, pasuri e cila nuk kërkohet të bëhet e ditur në AKK, as në opinionin publik.

Qeveria Kurti qysh në ditën e parë të qeverisjes  është ballafaquar edhe me një skandal të një ministri, i cili nuk ka bërë të ditur publikisht se po ndiqej për vepër penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, madje publikimin në medie të  dosjes së tij  e kishte komentuar si “befasi” sepse ai asnjëherë më parë nuk kishte dëgjuar se ishte i përfshirë në një aktakuzë në krye të një grupi keqpërdoruesish të pozitave zyrtare.

Edhe pse gjatë fushatës zgjedhore, Albin Kurti kishte thënë se nuk do të  lejonte  në qeveri ministra me aktakuza, tani  kur e ka marrë pozitën e kryeministrit të Kosovës për herë të dytë, nuk po flet publikisht lidhur me shkarkimi i ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili ka një aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, gjatë kohës kur ai kishte  ushtruar  detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.  Kryeministri Albin Kurti,  gjatë gjithë kohës ishte i shoqëruar nga ministri Aliu dhe ministrat e tjerë, por ka refuzuar të flasë se çfarë veprimesh do të ndërmarrë lidhur me këtë çështje. “Te ky vend i dëshmorëve nuk mund të flasim për politika të ditës”, tha ai para gazetarëve, pas homazheve që bëri në Gllogjan të Deçanit. Leotrim Gashi, hulumtues në IKD, thotë për Radion Evropa e Lirë se në  mandatin e kaluar si kryeministër, për 100 ditë Albin Kurti e kishte shkarkuar këshilltarin e tij, politikanin serb të Kosovës, Nenad Rashiq, ndaj të cilit ishte ngritur një aktakuzë. Por tërë këtë “histori” e shpërfill ministri Liburn Aliu, i cili ka shkruar se  nuk di gjë për aktakuzën dhe se për të ka dëgjuar nga mediet. ( RKL 24. 3. 2021)

 

Ja cila është pasuria e paraqitur zyrtarisht në Agjencionin Kundër Korrupsionit e zyrtarëve të rinj të Qeverisë së Kosovës.

 

Albin Kurti, kryeministër

Pasuri: 400 mijë euro në emër të bashkëshortes

Veturë: Nuk ka

Para të gatshme: 1, 800 euro dhe 11, 400 euro në emër të bashkëshortes

Detyrime: 232 mijë euro në emër të bashkëshortes

Të hyrat vjetore: 8,700 euro

 

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog

Pasuri: 380 mijë euro dhe 48 mijë euro në emër të bashkëshortes

Veturë: 28 mijë euro dhe 4 mijë euro në emër të bashkëshortes

Para të gatshme: 13,800 euro dhe 6,200 euro në emër të bashkëshortes

Detyrime: 215 mijë euro dhe 45 mijë euro në emër të bashkëshortes

Të hyrat vjetore: 4,200 euro

 

Donika Gërvalla, zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Punëve të Jashtme

Mungon raportimi në AKK

 

Emilija Rexhepi, zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut

Pasuri: 470 mijë euro nga trashëgimia familjare

Veturë: 15 mijë euro

Para të gatshme: Nuk ka

Detyrime: 10 mijë euro

Të hyrat vjetore: 21 mijë euro

 

Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë

Pasuri: 400 mijë euro nga trashëgimia familjare

Veturë: 12 mijë euro dhe 15 mijë euro në emër të bashkëshortes

Para të gatshme: 1,300 euro dhe 100 euro në emër të bashkëshortes

Detyrime: 22,500 euro në emër të bashkëshortes

Të hyrat vjetore: 8,000 euro

 

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë

Pasuri: 75 mijë euro në emër të bashkëshortit

Veturë: 5 mijë euro në emër të bashkëshortit

Para të gatshme: 500 euro në emër të bashkëshortit

Detyrime: 24 mijë euro

Të hyrat vjetore: 7,500 euro

 

Xhelal Sfeçla, ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike

Pasuri: 1.95 milion euro nga pasuria e përbashkët familjare

Veturë: 4 mijë euro

Para të gatshme: 3,500 euro

Aksione: 6 mijë euro

Detyrime: 54 mijë euro

Të hyrat vjetore: 1,200 euro

 

Armend Mehaj, ministër i Mbrojtjes

Mungon raportimi në AKK

 

Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve

Pasuri: 61 mijë euro

Veturë: 3,100 euro

Para të gatshme: 11 mijë euro

Letra me vlerë: 23,400 euro

Detyrime: 35 mijë euro

Të hyrat vjetore: 15,600 euro

 

Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë

Mungon raportimi në AKK

 

Rozeta Hajdari, ministre e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Pasuri: 50 mijë euro nga pasuria e përbashkët familjare

Veturë: 3 mijë euro

Para të gatshme: 3,300 euro

Detyrime: Nuk ka

Të hyrat vjetore: 4,800 euro

 

Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Pasuri: 15 mijë euro dhe 85 mijë euro në emër të bashkëshortes

Veturë: 8,500 euro

Para të gatshme: 1,800 euro dhe 18,700 euro në emër të bashkëshortes

Detyrime: 5 mijë euro dhe 6 mijë euro në emër të bashkëshortes

Të hyrat vjetore: 22 mijë euro

 

Faton Peci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Pasuri: 380 mijë euro nga pasuria e përbashkët familjare

Veturë: 11 mijë euro

Para të gatshme: 850 euro dhe 540 euro në emër të bashkëshortes

Detyrime: 33 mijë euro dhe 13 mijë euro në emër të bashkëshortes

Të hyrat vjetore: 1,500 euro

 

Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Pasuri: 70 mijë euro nga pasuria e përbashkët familjare

Veturë: 18 mijë euro

Para të gatshme: 1,100 euro e përbashkët

Detyrime: 62 mijë euro

Të hyrat vjetore: 28 mijë euro

 

Hajrullah Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Pasuri: 190 mijë euro në emër të bashkëshortes

Veturë: 12 mijë euro

Para të gatshme: 1.39 euro dhe 1,168 euro në emër të bashkëshortes

Aksione: 1 mijë euro

Detyrime: 80 mijë euro në emër të bashkëshortes

Të hyrat vjetore: 1,500 euro

 

Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal

Pasuri: 225 mijë euro nga pasuria e përbashkët familjare

Veturë: 15 mijë euro

Para të gatshme: 3,500 euro

Detyrime: 670 euro

Të hyrat vjetore: 1,500 euro

 

Fikrim Damka, ministër i Zhvillimit Rajonal

Pasuri: 110 mijë euro dhe 35 mijë euro në emër të bashkëshortes

Veturë: 5 mijë euro

Para të gatshme: 39 mijë euro

Detyrime: 30 mijë euro

Të hyrat vjetore: 27 mijë euro

 

Goran Rakiq, ministër për Komunitete dhe Kthim

Pasuri: 445 mijë euro nga pasuria e përbashkët familjare

Veturë: 10 mijë euro

Para të gatshme: 50 mijë euro

Detyrime: Nuk ka

Të hyrat vjetore: 13 mijë euro. (Tabela nga Telegraf)

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …