Xhelal Sveçlën e demanton zyrtari i Vetëvendosjes, Arbër Vokrri, asamblist në Komunën e Prishtinës

RKL: Për të sëmurin partiak, Arbër Vokrri, të gjithë ata që nuk mendojnë si Mihalisi e Albin Kurti, qenkan të sëmurë mendorë

Zëvendës-ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka deklaruar se Ramush Haradinaj, është duke u shpërfaqur si person që e ka humbur ‘shëndetin mendor’. Ai  mendon që vendi ka nevojë vërtetë për një opozitë e cila din si të kundër balancojë autoritetin e qeverisë me argumente, ‘sikur ishte Vetëvendosja në opozitë,  kur mbushte me gaz lotsjellës Sallën e Kuvendit, derisa nga jashtë e  gjuante me mollotov’.

Ky zyrtar Vokrri, nuk do t ia dijë se kush ka qenë dhe kush është aktualisht,  Ramush Haradinaj, burrëria dhe trimëria  e tij në luftë dhe në paqe, vizioni realist pa modifikime e ekuivokë, besa, nderi dhe krenaria e ligjshme, që  janë antipodi i politikanit të improvizuar, sikur është Albin Kurti.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, politikani më pro-amerikan në Kosovë, është i vetmi që mund ta nxjerrë vendin nga kriza ku e ka degraduar, Albin Kurti, në afër katër  vitet e qeverisjes së tij më shumë eksperimentale e virtuale sesa reale e përmbajtësore, sikur kishte premtuar, pavarësisht çka thonë qeveritarët e Kurtit, të cilëve po iu rrëshqet nën këmbë pushteti nga  keqqeverisja, gënjeshtrat,  mashtrimet, korrupsioni, prishja me aleatët dhe bankrotimi në të gjitha segmentet; ashtu sikur iu kishte rrëshqitur nën këmbë toka e atdheut,  kur në pranverë të vitit 1999 kishin ikur nga Kosova, ku Ramush Haradinajt, me luftëtarët e lirisë qëndronin e luftonin kundër regjimit vrastar të kasapit Millosheviq. Të tillët sot kanë gjetur të dallojnë se kush qenka i sëmurë mendor e kush i shëndoshë mendor si ky Vokrri me sojin e tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …