Në maskaradën filmike të ashtuquajtur, “Amkademiku” një tagji e përzier me egjër e mbetje kali, të cilat janë ushqim shpirtëror për shikuesit analfabetë e fshatrave dhe rrugaçët e bjerrakohësit e qyteteve, është vënë në lojë edhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila paraqitet si një maskaradë, pjellë e mendjeve, që ushqimin kryesor e kanë versionin serb për luftën tonë heroike dhe fitimtare. Falë gjakut të derdhur për liri edhe këta pushta, bij e bija pushtash, që gjatë luftës kishin ikur nga Kosova, duke u fshehur edhe pas fustaneve të grave të tyre dhe duke parë me sy sesi serbët u dhunonin gratë, nuset madje edhe bijat e tyre, pas luftës u kthyen në Kosovën e çliruar dhe fajtorin kryesor për “pësimet e tyre” e identifikuan në luftën e UÇK-së. Ky soj sorollop debilësh dhe injorantësh kretenë, asnjëherë nuk reshti duke folur e duke shkruar kundër UÇK-së, duke bërë përpjekje për t’ i nëpërkëmbur këto vlera dhe duke i poshtëruar në mënyrën e tyre, ashtu sikur bëjnë sharlatanët e mendjet gjysmake, ashtu sikur bëjnë derrat, nëse përpara u hedhin diamantet.
Humori, për këtë maskaradë debilësh “të shkolluar” nëpër qymezet private, që quhen “Akademi e Universitete” me tituj bombastikë, sajohet duke u ngërdheshur, duke nxjerrë gjuhën jashtë, duke bërë grimasa, duke shqyer sytë, duke sajuar skena banale, efekte këto me të cilat ata mundohen ta mbulojnë mungesën e humorit të vërtetë, mungesën totale të sajimit dhe skenimit të humorit të shëndoshë, që godet pamëshirshëm, por që ruan kredon, ruan dinjitetin e njeriut, ruan ato gjërat e shenjta morale të kombit që nuk preken, sepse ka mjaft çka për t’ u prekur, por për këtë duhet manifestuar dije e aftësi dhe orientim të pastër, të ndershëm dhe të edukuar njerëzisht e kombëtarisht.
Humori në skenat tona të mjera filmike, zakonisht të pista dhe pa asnjë invencion, pa asnjë element adekuat në drejtim të stigmatizimit të realitetit, sajohet duke krijuar situata konfuze, pa përmbajtje të mirëfilltë, pa asnjë element relevant sitilstik e metaforik. Në mungesë të dijes elementare për të trajtuar problemet e caktuara të realitetit, që ka mbretëruar dhe po mbretëron në Kosovë, përmes humorit e satirës, lajmërohen: “stupcat”, majmunët, sharlatanët dhe gjysmakët e pa prokopi, të cilët me qëllim për ta argëtuar publikun, nuk e kanë për pesë para të lehin si qentë, të mjaullijnë si macet, të fryhen e shkërryhen si derrat në tharkun e tyre, të ngërdheshen e të kërleshen si majmunë. Ata për efekte humori, në mungesë invencioni, nxjerrin sytë jashtë, zbulojnë gjymtyrët dhe bëjnë grimasa çiliminjsh, për të nxjerrë efekte. Këta karaxhozë të dalë nga plehra aziatike e mentalitetit të klonuar shpirtërisht e trupërisht emitojnë vet-vetet e tyre, prindërit, të afërmit e të njohurit e tyre, shkurt emetojnë trashëgimin e ADN-së shpurdhjake e debile. Të tillët kanë publik vetveten dhe çirren e përmjerrin duke rrahur gjoks se i kanë rënë në të.
Në serinë filmike të ashtuquajtur, “Amkademiku”, në regji të gazetares së BIRN-it, Blerta Zeqiri, producent, Agron Sokoli, ku luajnë aktorët, shemtaqë e syjashtë të grupit “Stupcat”, e të tjerë, hetohet tendenca për shpërfytyrimin e luftës së UÇK-së, për zhveshjen e moralit dhe vlerave të saj në të gjitha mënyrat e mundshme. Në këtë seri filmike maskarenjsh, përbuzen idealet çlirimtare, merren nëpër gojë dhe fyhen personalitetet më të njohura dhe më meritore të luftës. Regjisorja, bën përpjekje që ta damkos në tërësi çdo segment të luftës, duke e paraqitur atë si groteskë, si farsë, si lojë çiliminjsh, që nuk ka për qëllim vetëm argëtimin e debilëve dhe maniakëve të fshatrave e qyteteve. Ajo përmes gojëve të tyre hedh mbetjet nga valvulat e veta të ligësisë e perversiteteve antinjerëzore e antikombëtare.
Sajimi i programeve të tilla, ku fyhet mizorisht lufta e UÇK-së duket se po hyn në modë dhe po paguhet rrastë nga “birnat” e Serbisë, që legalisht e ilegalisht po shpojnë vrima dhe po gjejnë terren të përshtatshëm, për ta mbjellë farën e nihilizmit, farën e mulietnicitetit të tredhur, përhapjen e të gjitha formave të amoraliteteve e perverisiteteve sodomiste, me qëllim që të devalvohet çdo vlerë e pastër kombëtare. Pjella e tillë e “krijuesve” që i ka vënë vetes për detyrë ta diskreditojë luftën e UÇK-së, është bërë pre e klaneve dhe partive politike, të cilat nuk lënë gurë pa lëvizur me qëllim për ta diskredituar kundërshtarin politik, të cilin e trajtojnë armik më të egër sesa sunduesin e huaj. Dhe krejt kjo ndodh, pikërisht në kohën e ofensivës diplomatike të Serbisë, Rusisë dhe BE-së, jo vetëm kundër Kosovës po kundër shqiptarëve në përgjithësi. Kjo ndodh në kohën kur një shqipfolës, pjellë e mbetjeve të gjakut të ngjizur me serbët masakrues në Kosovë fyen edhe legjendarin, Adem Jashari dhe familjen më emblematike të kombit.
Realisht këta filma shikohen nga klasa gjysmanalfabete e fshatarëve pa shkollë dhe nga rrugaçët e qyteteve Kosovës, shikohen nga hajnat, bjerrakohësit, vrasësit, plaçkitësit nga amviset apatike, nga pleq e plaka që mundohen sesi ta kalojnë ditën dhe përgjithësisht nga fundërrina e shoqërisë, që argëtohet me grimasat dhe majmunllëqet e aktorëve, që më së miri aktrojnë role të tilla, autentike, sikur janë vetë në jetën e tyre të përditshme. Natyrisht, se shikohen sipas detyrës, edhe nga një numër i kufizuar gazetarësh, analistësh, të cilët janë të detyruar të përcjellin rrjedhat e krijimtarisë, qoftë edhe të kiçit, tallavasë, humorit pa jetë dhe pa etikë, për qëllime analize e studimi.
Filma të tillë pervers nuk i shikon dot syri i opinionit të shkolluar dhe të emancipuar, për veç në rast kur këto dukuri duhet të identifikohen dhe diskreditohen jo vetëm me gjuhën e fakteve por edhe me forma të tjera të refuzimit, injorimit, duke vënë në pah ndikimin e dëmshëm që ushtrojnë publikimet amorale, të cilat qëllimin e parë dhe të fundit kanë mohimin e kombit, mohimin e vlerave kombëtare, morale e njerëzore, duke i përzier në kazanin e shtrigave e magjistricave, nga po ai kazan ku e kanë prejardhjen e tyre majmune.
Duhet që në çdo mënyrë të diferencohen dhe të diskreditohen këtë kloun të rinj të perversiteteve dhe sodomisë njerëzore, sepse fara e keqe shtohet shpejt, sidomos në një terren të mbetur djerrinë ashtu sikur ka mbetur sot Kosova, e cila është bërë pre e plaçkitësve të të gjitha ngjyrimeve e sojeve, pre e të gjithë atyre që po përlajnë përpara gjithçka mundën. Dalja në sipërfaqe e këtyre dukurive perverse, është e njëjtë me shpërthimet e tubave të kanalizimeve, të cilat përpajnë dhe ndotin lagje të tëra qytetesh, gjithandej ku nuk funksionin ligji ku autoritetet abuzojnë me paranë publike dhe me shëndetin e popullatës, sikur aktualisht po ndodh në çdo segment të jetës në Kosovë.