RKL: “Poeti”, Hazvi Nela, nuk u vra pse ishte “poet” por sepse vrau policin, i cili kishte urdhër për ta arrestuar

RKL: “Poeti”, Havzi Nela, nuk u vra pse ishte “poet” por sepse vrau policin, i cili kishte urdhër për ta arrestuar

Pavarësisht si lakohen, si manipulohen të dhënat, nuk fshihet dot e vërteta se “poeti” Havzi Nela, ka vrarë policin e Shtetit, i cili me detyrë zyrtare  kishte shkuar për ta arrestuar, atë pasi kishte ikur nga izolimi. Kjo është arsyeja pse ai mori dënimin kapital dhe jo se ishte poet sikur shkruajnë paçavuret, manipulatorët dhe mbetjet fashiste në Shqipëri. Asokohe, Sali Berisha ishte me partinë dhe shtetin, pa ashtu zyrtar i lartë dhe mbrojtës i rendit, andaj për atë vrasje nuk mund të akuzohet, as të demonizohet. Opinioni në Shqipëri nuk e disa sa shqiptarë atdhetarë janë dënuar me burg  në Kosovë, nga regjimi titist, kudo ku ka qëndruar “ilegalisht” Havzi Nela, i njohur me emrin Hilmi Nela…

Ja fragmenti përplot insinuata, plot dredhi dhe prapaskena dhe imagjinatë filmash kauboj,  i një Rexhep Shahut, lidhur me vrasjen e policit nga Havzi Nela. Shkrimi i plotë i botuar në “Bota Sot” (https://www.botasot.info/historia-lajme/761139/30-oret-e-arratise-se-havzi-neles-nga-internimi-dhe-plagosja-e-policit-prej-tij)

Ndërsa fjalët e policit “Vish çorapet dhe çohu”, “Ngrihu hajde me ne” të thëna shpesh e me nervozizëm të shtuar, derdhëshin nëpër odë dhe rendnin si piskama çjerrëse drejt veshëve të Havziut, ai i ngushtuar edhe nga fakti që nuk po i vishte dot çorapet e lagura në këmbë të lagura, befas fut dorën në brez, në anën e pasme, nxjerr nagantin dhe e shkreh drejt policit se si duket uniforma e erret i shërbeiu si shenjë e dallueshme për shikimin e tij të turbullt. Plumbi fluturon në fytyrën e policit, në faqe dhe shpërthen gjaku, pikat e të cilit fluturuan edhe në supin e Mehmetit.

E shkreh sërish por nuk shkrep më pistoleta. Dikush thotë e shkrehu me vra veten, dikush thotë qëllon mbi shoqëruesit e policit që në fakt nuk i njihte se kush ishin dhe i merr për punonjës të Degës së Punësve të Brendëshme.

Ka plot më the e të thashë për këto momente, por pas kalimit të pak sekondave hutim dhe kur u pa se nuk pati shkrepje tjetër plumbi, kur polici e kuptoi se është gjallë, vetëm është plagosë, e ka goditë sa ka mundë Havziun me shqelma dhe e kanë rrëzuar për dyshemeje e ia kanë lidhë duart me mjete rrethanore…

Ende sot e kësaj dite nuk është gjetë plumbi i nagantit të Havzi Nelës që ka plagosë policin Sahit Ibra. Janë lodhë për me e gjetë atë plumb por nuk është gjetë. Ndoshta ka mbetë në tesha në ndonjë dyshek a jorgan të asaj shtëpie, ndoshta ka mbetë në suvatimin e shtëpisë, ndoshta në ndonjë qirish a kepër a dërrasë tavani, por nuk është gjerë kurrë.

Të pranishmit që kanë hyrë brenda e janë shtuar në atë shtëpi ku ndodhi ngjarja e kanë mjekuar sa kanë mundë policin e plagosur me mjete rrethanore që të mos i rridhte gjaku dhe kanë dalë prej shtëpisë së Hazir Islamit e janë nisë drejt qendrës së Brekisë.

Askush nuk e di saktë punën e pistoletës së Havziut. As ku e ka marrë as kur e ka gjetë, si e ka sigurue as ku e ka mbajtë. Edhe hetimi e hetimi gjyqësor nuk janë marrë me këtë gjë përveç se kanë treguar se çfarë pistolete ka qenë dhe në çfarë gjendje ka qenë. Pistoleta e tij ka qenë revolver i markës “ruse” tip “Nagant” model 1901, me kalibër 7.62 mm, që siç provohet me aktin tekniko balistik nr.24, datë 17.6.1988, është plotësisht i përshtatshëm për qitje. Me një armë “plotësisht të papërshtatshme për qitje”, ai plagosi policin, por ajo nuk shkrepi më dhe nga 14 fishekët që kishte 13 i mbetën pa përdorur.

Kur e kanë zbritë nga shtëpia ku ndodhi plagosja e policit dhe mbërriti në qendër të Brekisë, te reparti ushtarak apo shtëpia e oficerave sic e quanin njerzit, kryetari i Degës së Punëve të Brendëshme që mbërriti aty, pa zbritur nga makina, i drejtohet Havziut duke i thënë

“Armik…”

Havziu që ishte në tokë, i rrethuar nga njerzit dhe i lidhur, ia kthen menjëherë

“Unë jam armik për ty, ti je armik për mua”.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …