leoni

RKL

RKL: Policia e Kosovës ndërmerr masa drakonike për të larguar nga radhët e veta të gjithë ish-pjesëtarët e UÇK-së

Përpjekjet për largimin nga Policia e Kosovës edhe të atyre luftëtarëve të lirisë që aktualisht kanë mbetur në këtë polici, vetvetiu shpjegon se kujt i shërben kreu i kësaj policia, pavarësisht se a pajtohen apo jo të gjithë pjesëtarët e policisë me krerët e tyre. Po kështu është tepërt e ulët, tepër mizore, tepër raciste, të pretendohet se vetëm ish-pjesëtarët e UÇK-së paskan probleme mendore dhe jo mijëra pjesëtarë të prejardhjeve të tjera, që ka kjo forcë në radhët e veta. Është tepër fyes, tepër jonjerëzor  një “arsyetim” i tillë për largimin nga radhët e Policisë edhe të atyre që aktualisht kanë mbetur në këtë shërbim.

Kreu i Policisë Kosovës ka kërkuar suspendimin e rreth 100 policëve, ish-pjesëtarë të UÇK-së, me arsyetim se paskan probleme mendore, por nuk bëhet e ditur sesi janë pranura në Polici këta luftëtarë të lirisë, me probleme mendore derisa iu kanë nënshtruar kushteve rigoroze të konkursit dhe  cilët kanë qenë ata zyrtarë të kësaj policie “që kanë shkelur aq rëndë ligjin” me rastin e pranimit të tyre në punë.

Ky arsyetim për largimin nga policia edhe të pjesëtarëve të fundit me prejardhje nga UÇK-ja, bëhet me qëllim të pastrimit të radhëve të kësaj policie të quajtur multietnike, por që është përplot e mbushur me ish-milicë të RSFJ-së madje edhe me të tillë të kohës së Milosheviqit.

Drejtoria e përgjithshme e policisë, tani për tani  po refuzon ta ndërmarrë një veprim të  tillë. Policët, për të cilët thuhet se qenkan me të meta mendore janë ish-pjesëtarë të UÇK-së me status të invalidit të luftës. Vetëm pak ditë më parë, Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë për suspendimin e 94 pjesëtarëve të saj. Arsyeja, sipas tyre dhe disa jugo-medieve, që i udhëheqin bijtë e spiunëve të Serbisë,  del të jetë shqetësuese meqë  IPK-ja  pretendon se pjesëtarët në fjalë tani paskan probleme të natyrës psikike. Këtë e ka konfirmuar vetë IPK-ja dhe ka sqaruar arsyen e rekomandimit për suspendimin e këtyre policëve.

“Arsyeja e rekomandimit është, sikur thuhet për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore duke ju referuar dokumentacionit, që i kanë paraqitur pranë komisionit mjekësor të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Institutit të Psikiatrisë Forensike. Për shkak të dokumentacionit të tyre shëndetësor të paraqitur pranë komisionit mjekësor të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale është dëshmuar se vetëm ata me prejardhje nga UÇK-ja paskan probleme shëndetësore të natyrës psikike (dhe asnjë pjesëtar tjetër, madje as ata të kohës së Milosheviqit, as ata nga radhët e minoriteteve) thuhet në përgjigjen e IPK-së, për pa sqaruar se a e kanë kaluar konkursin në kohën kur janë pranuar në punë. Në policinë e Kosovës, e cila ka rreth 10.000 trupa  janë gjithsej 148 pjesëtarë të cilët janë invalidë të luftës dhe të cilët pritet të largohen ndërkohë, sepse duket se krejt  kjo është një marrëveshje e fshehtë  e bisedimeve të Kosovës me Serbinë, në Bruksel.

Përpjekja konstante për të diskredituar të gjithë luftëtarët e lirisë, sikur është tani  “pastrimi” i radhëve të Policisë “kosovare” multietnike, nga ish luftëtarët e Kosovës, po ndërmerret në kohën kur paralajmërohet fillimi i punës së Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, e cila pritet të dënojë dhe të ndëshkojë shumë luftëtarë, sepse dyshohen se me rastin e luftës kundër Serbisë, në vitet 1998-1999, kanë vrarë edhe spiunë e bashkëpunëtorë të regjimit kriminal të Milosheviqit, dhe me këtë akt ata paskan kryer krime lufte, sepse nuk kanë guxuar të sulmojnë forcat zyrtare të një shteti sovran, sikur ishte Serbia e asaj kohe.

Largimi i luftëtarëve të lirisë nga institucionet, rritja e numrit të veteranëve me qëllim për të  blerë me para paqen sociale, diskreditimi i vlerave të luftës, në radhë të parë nga tre krerët e saj, të cilët kur e do nevoja thirren në emër të luftës, ndërsa kur ndodhen në takime me ndërkombëtarët, në mënyrë hipokrite  shpërfaqin një tjetër anë të angazhimit  të tyre, bën që lufta dhe vlerat e saj kombëtare të konsiderohen të dyshimta dhe assesi vendimtare për çlirimin e Kosovës nga robëria shekullore serbe.

Duke pretenduar të krijojnë një përshtypje të tillë, tre krerët kryesorë të institucioneve tona, po bëjnë përpjekje që me çdo kusht të mbesin në krye të Shtetit, me qëllim që të mos bëhen shënjestër e Gjykatës Speciale, e cila me siguri se nuk do t i amnistojë, por do t i lërë për fund, pasi t’ i ketë shtrydhur derisa të bëhen krejtësisht të    papërdorshëm.

Përpjekjet për largimin nga Policia edhe të atyre luftëtarëve të lirisë që aktualisht kanë mbetur në këtë polici, vetvetiu shpjegon se kujt i shërben kreu i kësaj policia, pavarësisht  se a pajtohen apo jo të gjithë pjesëtarët e   policisë me krerët e tyre. Po kështu është tepërt e ulët, tepër mizore, tepër raciste, të pretendohet se vetëm ish-pjesëtarët e UÇK-së paskan probleme mendore dhe mijëra pjesëtarë të prejardhjeve të tjera që ka kjo forcë në radhët e veta. Është tepër fyes, tepër jonjerëzor një “arsyetim” i tillë për largimin nga radhët e Policisë edhe të atyre që aktualisht kanë mbetur në këtë shërbim.

Po kështu për këtë çështje, që prek jo vetëm vlerat e luftës së UÇK-së, ka reaguar vetëm dega e Shoqatës së Veteranëve të luftës në Pejë, ndërsa krerëve të shoqatave  e luftës, dhe disa veteranëve te tjere, cilëve Qeveria u ka ndarë 300.000 euro për pushim verore, ata  gjenden  në Bregdetin e Shqipërisë  dhe nuk e bëjnë dot “qejfin qeder”, të paktën  për të reaguar verbalisht,  sikur dinë ata të reagojnë me deklarata “shumë të ashpra”  dhe vazhdimisht të kërcënojnë me hapa radikalë, qysh prej 20 viteve, pa e demonstruar asnjëherë se e kuptojnë apo jo përmbajtjen e kësaj fjale.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …