Deklarata e kryeministrit Rama për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, trondit udhëheqësit politik në Serbi

RKL: Pse injorohet e drejta e natyrshme e bashkimit të shqiptarëve, por jo e serbëve, grekëve, bullgarëve, kroatëve e të tjerëve

Raporti i 19 janarit 2022 i publikuar nga Instituti i Politikës së Jashtme amerikane, “Johns Hopkins” kërkon nga administrata e kryetarit,  Joe Biden të ndërmarrë sanksione ndaj çdo lideri politik në Shqipëri dhe në Kosovë, i cili bën thirrje për bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Ajo që  vërehet hapur dhe qartazi është se mos lejimi i bashkimit të shqiptarëve  qenka një  hap veçanërisht i rëndësishëm në krijimin e besueshmërisë me Athinën, e cila ka ndoshta interesin më të madh në të gjithë NATO-n dhe BE-në në shmangien e destabilizimit me ndryshimin e kufijve.

Që në fillim të raportit konstatohet hapur se mos bashkimi i shqiptarëve dhe mos ndryshimi i kufijve në radhë të parë u dashka të bëhet për shkak të Greqisë. Realisht Greqia as e fsheh aspiratën për ta aneksuar atë që quan Vorio-epir, jugun e Shqipërisë, as e ka hequr  gjendjen e luftës me Shqipërinë, i ka asgjësuar, masakruar  dhe i ka  dëbuar të gjithë çamët nga trojet e tyre etnike dhe i  ka asimiluar miliona arvanitas.  Greqia nuk i njeh shqiptarët as si minoritet. Është i vetmi shtet  mbase edhe në botë që për të hyrë e për të punuar në Greqi ka kërkuar nga shqiptarët joortodoksë të ndërrojnë identitetin dhe emrat e tyre, si kusht për ta marrë leje qëndrimin në Greqi. Kalimi heshtas mbi këto të vërteta nuk është asgjë më pak se legjitimimin e një diskriminimi  fashist që ka mbajtur dhe mbanë Greqia  zyrtare ndaj çështjes shqiptare.

Në raport nuk sanksionohet e drejta e serbëve apo e popujve të tjerë për të qenë të bashkuar mbase edhe me faktin se ata edhe janë bashkuar dhe u njihet e drejta e tyre  e aneksimit të trojeve shqiptare, që nga Konferenca e Londrës e vitit 1913 e deri tani. Vetëm shqiptarëve në Ballkan nuk u njihet e drejta e bashkimit edhe pse jemi  një popull që jetojmë  në gjashtë shtete të rajonit në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe në Greqi, ku shqiptarëve etnikë nuk u njihet as statusi i minoritetit,  sikur  u njihet në Serbi dhe në Mal të Zi. Është tejet paradoksal fakti se ky institut, mbi të gjitha  merr për bazë interesin grek në Ballkan, edhe pse Shqipëria aktuale as merr guximin për të përmendur të drejtat e riatdhesimit të çamëve, as kërkon që shqiptarëve t iu njihet statusi i minoritetit në Greqi.

Për më tepër ajo i ka lejuar Greqisë të zgjerohet 13 kilometra në detin e Shqipërisë, ka lejuar ngritjen e komplekseve të shumta të varrezave të ushtarëve grekë që janë vrarë në përpjekje për ta aneksuar Shqipërinë e Jugut, në kohën e pushtimi italian të Shqipërisë dhe një pjese të Greqisë zyrtare të asaj kohe, ku nën protektoratin italian  ishin  vënë edhe Çamëria, Maqedonia, Kosova e Sanxhaku.

Shqipërisë për ta marrë lejen  e Greqisë për t u anëtarësuar në BE, paraprakisht i  duhet që me Athinën ta nënshkruajë një marrëveshje për fshirjen nga të gjitha tekstet e historisë e të gjeografisë çështjen çame, fshirjen e emrave dhe toponimeve shqiptare, me të cilat njihen trevat tona autoktone  në Greqi.

Të gjitha këto kërkesa të Greqisë i pranon dhe i arsyeton Bashkimi Evropian, por në një masë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe pse këtë nuk e kërkon BE-ja nga Uashingtoni zyrtar.

Ka gjasa që ky raport i  publikuar nga Instituti i Politikës së Jashtme amerikane “Johns Hopkins” të jetë si një përgjigje për vizitën e kryetarit të Turqisë, Erdogan në Shqipëri dhe frikës nga ndonjë aleancë mes Turqisë e Shqipërisë lidhur me Greqinë.  Sanksionimi i së drejtës së kombeve për të vetëvendosur, është shkelje e të drejtave humane, është grusht i fortë kundër drejtësisë ndërkombëtare, sidomos kur drejtohet vetëm kundër një populli, sikur janë shqiptarët,  në trojet e tyre etnike në Ballkan, që nga Iliria e deri në ditët e sotme.

Raporti kërkon që administrata e kryetarit Bajden të bind pesë shtetet e BE-së që  nuk e kanë njohur Kosovën ta njohin atë, edhe pse shfaqë spekticizëm se mund të arrihet një veprim i tillë.

Po ashtu raporti vë në pah se me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, përmes dialogut, Kosovë Serbi do të mbyllet “shpërbërja e dhunshme e Jugosllavisë prej tre dekadash”. (Ahmet Qeriqi)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …