Sesa pervers dhe i panatyrshëm ka qenë dhe po mbetet një segment i fuqishëm, antishqiptar, brenda disa shteteve të Evropës, këtë e nxori në dritë më së miri rezoluta e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e miratuar më 25 janar 2011, në Strasburg, e cila me aprovimin e raporti racist dhe fashist të Dik Martit kundër shqiptarëve, na dha të kuptojnë se jo rastësisht, në Evropë kanë lindur Neroni, Kaligula, Hanibali, Musolini, Hitleri, Gebelsi, Milosheviqi, Karaxhiqi, Mladiqi e deri te Dik Marti e Zhan Gardeto. Natyrisht se kjo nuk ka qenë, as është Evropa e humanizmit dhe e demokracisë së Xhordano Brunos, Kopernikut, Garibaldit, Çerçilit, De Golit, Toni Blerit, Shtrausit, por brenda saj ka qenë dhe ka mbetur, madje edhe po ripërtërihet një segment racist, pse jo edhe fashist i saj. >>>
Fashist, sepse të mbyllësh sytë para krimeve 85-vjeçare të Serbisë kundër popujve të Ballkanit e veçmas kundër shqiptarëve, turqve, hebrenjve dhe boshnjakëve, gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, ku janë vrarë miliona njerëz të pafajshëm, të mbyllësh sytë para krimeve të kriminelëve serbë, që kanë kryer mizori fashiste në Vukovar, në Srebrenicë, në Reçak, Krushë, Meje dhe në mijëra vende të tjera të Kosovës, Bosnjës, Hercegovinës dhe Kroacisë, të luash rolin e të përbërit lidhur me zhdukjen pa shenj e pa gjurmë të më shumë se 1800 trupave të shqiptarëve, të mbetur apo të djegur nëpër shkritoret e Serbisë, dhe zhdukjes së dhjetëra mijëra trupave të boshnjakëve, të mbyllësh sytë ndaj shkatërrimeve të qindra qyteteve e mijëra fshatrave nga makineria fashiste e Milosheviqit, gjatë procesit të shkatërrimit të Jugosllavisë së Versajes e të Avnojit, nuk ka si të cilësohet ndryshe tërë kjo histori, pos si neofashizëm i llojit të vet. Dhe jo rastësisht fashizmi ka lindur në Evropë, ku, aty-këtu ka lënë në trashëgim gjenet dhe ADN-në e vet.
Miratimi i rezolutës së AP të Këshillit të Evropës, ku shqiptarët pa pardon shpallen komb terrorist, ku serbët shpallen viktima të shqiptarëve, ku NATO-ja shpallet fajtore, që ka ndaluar spastrimin etnik të Kosovës nga makineria fashiste e Beogradit, nuk lë vend për të dyshuar në homogjenizimin, gjithnjë e më ekstrem të një pjesë të Evropës së krishterë kundër shqiptarëve, aq më tepër kur prania e Turqisë në këtë organizatë pan evropiane, nervozon, pezmaton dhe djallëzon edhe më keq qëndrimin antisemit të një segmenti pro rus të Evropës.
Kanë kaluar gati 12-vjet qyshkur forcat ushtarake të NATO-s, të përkrahura nga bota demokratike përparimtare, demontuan regjimin më kriminal dhe më fashist të fundit të shekullit XX në Evropë, regjim i cili për më shumë se 10 vjet kishte vrarë më shumë se 300.000 njerëz të pafajshëm, në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë, regjim kriminal, i cili kishte aplikuar metodën e tokës së djegur, të këmbimit të territoreve dhe të spastrimeve etnike. Vetëm në pranverë të vitit 1999, makineria vrastare e Beogradit kishte dëbuar dhunshëm nga Kosova më shumë se 700.000 shqiptarë nga trojet e tyre.
Nëse deputetët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës i kanë harruar këto fakte, atëherë është edhe faji ynë, sepse askush në mënyrë decidive nuk iu ka përkujtuar këtyre deputetëve këto dhe qindra fakte të tjera, të cilat nuk është e thënë, që të gjithë njerëzit t’i mbajnë mend.
Ne kemi lejuar që të na padisin, ata, që na kanë vrarë e na kanë masakruar dhe nuk kemi ngritur padi kundër Beogradit zyrtar për më shumë se 50.000 mijë shqiptarë të vrarë nga regjimi i Titos dhe i Milosheviqit, për më shumë se 200.000 shqiptarë të shpërngulur dhunshëm në Turqi, asokohe pa të drejtë kthimi dhe për të gjitha dëmet materiale, që ka shkaktuar ky regjim kundër shqiptarëve dhe kundër popujve të tjerë të Ballkanit.
Rezoluta e Këshillit të Evropës, ka për qëllim demonizimin e kombit shqiptar në përgjithësi, degradimin e pavarësisë së Kosovës dhe devalvimin e luftës së NATO-s kundër Serbisë, luftë, për të cilën nuk u pajtuan shumë qarqe të Evropës, të cilat edhe e zvarriten ndërhyrjen nga ajri deri më 24 mars të vitit 1999, një vit pas fillimit të luftës në Kosovë.
Kjo rezolutë, në mënyrë djallëzore është e orientuar edhe kundër pranisë amerikane në Kosovë dhe në Shqipëri, prani të cilën e kundërshton Beogradi dhe Kremlini si dhe shumë diplomatë me ndikim, në Evropë, si Dik Marti e kompania e tij djallëzore e luftënxitëse.
Qëndrimi antishqiptar i Dik Martit do ta unifikojë faktosin shqiptar në Ballkan
Raporti i raportuesit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dik Marti, me përmbajtjen raciste dhe antishqiptare, ka ngjallë reagim dhe zemërim të ligjshëm të të gjithë bashkëkombësve tanë përparimtarë dhe liridashës, jo vetëm në Kosovë e në Shqipëri, por në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët, si dhe në Mërgatë. Ky raport, i bazuar në instruksionet e Beogradit zyrtar, i hartuar qysh nga koha e regjimit kriminal të Milosheviqit, ka për qëllim degradimin e luftës së UÇK-së, paraqitjen e saj si organizatë terroriste, dhe dëmtimin e pavarësisë së Kosovës, në kohën kur Prishtina zyrtare, e ndodhur nën presion të faktorit vendimmarrës ndërkombëtar do të detyrohet të fillojë bisedime me kreun zyrtar të Beogradit. Shqiptarët liridashës të Kosovës e më gjerë e dinë dhe e besojnë fort, sesa për shtetet e Evropës, me përjashtim të Britanisë së Madhe, Kosova kurrë nuk do të ishte liruar nga kthetrat kolonialiste të Serbisë. >>>
Ata e dinë dhe besojnë fuqishëm, se po të mos ishte Amerika dhe Anglia, çështje e Kosovës do të kishte mbetur në ”mëshirën” e Serbisë, ashtu sikur që ka mbetur çështja e Çeçenisë në “mëshirën” e Kremlinit. Andaj, miratimi i një raporti antishqiptar nga shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, na rikthen në kujtesë qëndrimin konstant antishqiptar të kësaj Evrope, sidomos prej vitit 1878. Por pavarësisht këtij qëndrimi racist, pavarësisht pretendimeve për barazim të krimeve dhe trajtimit njësoj të viktimës dhe xhelatit, pavarësisht nga fushata e egër antishqiptare e qarqeve tanimë të identifikuara antishqiptare, shqiptarët janë dhe do të jenë zot të tokave të tyre, me hir apo pa hir të qarqeve antishqiptare të Evropës.
Nuk mund të anashkalojnë sot pa prezantuar disa vargje të shkrimtarit dhe poetit tonë të madh Gjergj Fishta, i cili edhe pse ishte katolik dhe intelektual me kulturë pro evropiane ndër të tjera kishte protestuar, jo kundër popujve të Evropës, por kundër kreut politik e diplomatik të saj:
Heu Evropë, ti bushtra e motit,
Qe i rae mohit besës së Zotit,
Po á ky asht sheji i gjytetnisë?
Me da token e Shqypnisë?
Per me mbajt klyshtë e Rusisë?
Duke parë rrezikun, që po i kanoset sidomos vendit tonë, të gjitha forcat politike të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, të shqiptarëve të Kosovës Lindore, të Malit të Zi, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, organizatat dhe shoqatat e ndryshme shqiptare në mërgim, kanë treguar gatishmëri për ta mbrojtur çështjen shqiptare nga sulmet më të reja, të drejtuara nga një segment neofashist i disa qarqeve të Evropës, Beogradit dhe Kremlinit zyrtar. Një përkrahje parimore kanë shprehur edhe qarqet e larta zyrtare të shumicës së vendeve, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Raporti neofashist i Dik Martit, kundër shqiptarëve në përgjithësi, është përpjekja e fundit e artikuluar nga zërat e së kaluarës së errët kriminale, është mbase edhe klithma e fundit e këtyre qarqeve gjithnjë antishqiptare, të cilat nuk po mund ta pranojnë realitetin e ri, kthesën e madhe gjeopolitike dhe gjeostrategjike që ka ndodhur në rajon, sikur është funksionimi e dy shteteve shqiptare në Ballkan.
Shqiptarët sot janë të gjithë tok, në mbrojtje të nderit të luftës së UÇK-së, ndërsa disa nga shqipfolësit, që i kanë kontribuar këtij raporti nuk po ndihen që janë gjallë, edhe pse disa prej tyre janë edhe “dëshmitarë” të blerë të Dikut dhe disa ia kanë kaluar edhe Dik Martit me sharje e fyerje drejtuar UÇK-së. Të tillë janë futur vrimave dhe po lëvrijnë si urithi, duke nxjerrë nganjëherë kokën, dhe duke marrë në mbrojtje padronin e tyre.
Ata nuk kanë frikë nga UÇK-ja, por kanë frikë nga hija e tyre, që i ndjek prapa, kanë frikë nga tmerri që i ka kapluar mendjet e tilla të robëruara, kanë frikë, meqë kanë ngelur fare pak. Ky soj dita ditës po shuhet, nën nëntokën e ftoftë, duke ndërruar emër e mbiemër dhe duke tretur nëpër savanet e largëta të botës… Kjo do të jetë edhe fitorja definitive dhe vendimtare e luftës së UÇK-së, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Raportet, si ky i Dik Martit do të fundosen në jashtëqitjet e historisë ashtu si projektet për shfarosjen e shqiptarëve të Ilia Garashaninit, Vasa Çubroloviqit, Ivo Andriqit dhe i Milosheviqit.
Gazetarët dhe politikanët, që kanë shpifur gënjeshtra kundër UÇK-së, po e kanë të vështirë ta thyejnë heshtjen
Qysh kur ka filluar fushata me shpifje dhe denigrim të mbarë shqiptarëve nga Dik Marti e Company, disa nga politikanët dhe gazetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, të njohur për shpifje e trillime kundër UÇK-së, duket sikur kanë heshtur. Vetëm ndonjëri prej tyre, boton ndonjë shkrim shumë të rezervuar, sikur për ta matur pulsin e opinionit shqiptar, i cili përgjithësisht është unifikuar dhe po homogjenizohet për të përballuar shpifjet rasiste dhe fashiste të Dik Martit, të cilat nuk janë orientuar vetëm kundër UÇK-së, dhe nuk kanë të bëjnë vetëm me disa raste të izoluara, por akuzat e Martit përfshijnë në një front të gjithë shqiptarët, duke marrë në mbrojtje vetëm shqiptarët e ndershëm, ata shqiptarë, të cilët nga serbët cilësohen si “poshteni shiptari”. >>>
Publicisti dhe politikani i parë i cili ka “denoncuar” krimet e shqiptarëve kundër serbëve, krime të cilat i ka cilësuar hiq më pak se fashiste, nuk po duket gjëkundi. Ai ka heshtur, qyshkur ka filluar të flasë Dik Marti. Kanë heshtur edhe disa zëra të zinj, që nuk kanë lënë pa përdorur asnjë fjalë të ligë nga fjalori i tyre i pistë kundër UÇK-së. Tani ata po vjellin të njëjtin helm, me emra të koduar nëpër forumet e gazetave si Bota Sot, Koha, net, Zëri, Koha Jonë dhe në disa portale prehurinash dhe jashtëqitjesh të ish-regjimit okupator serb. Besnikëria e tyre ndaj Serbisë, sikur ka pësuar një goditje të fortë, sepse fushata tashmë nuk po zhvillohet vetëm kundër UÇK-së, as vetëm kundër Kosovës, por kundër të gjithë shqiptarëve, me përjashtim të dëshmitarëve shqipfolës, të cilët Dik Marti po mundohet t i ruajë, më shumë sesa i ruan sytë e vet të lëbyrur nga pagjumësia, droga e orgjitë e zeza të natës.
Dik Marti mbase mendon se shqiptarët liridashës të Kosovës nuk i dinë emrat e dëshmitarëve të tij aq kredibilë, edhe pse ata emra e mbiemra janë lehtë të identifikueshëm, meqë shkrimet e tyre perverse, antishqiptare, i gjen kudo në faqet e ndragëta të Internetit dhe të arkivat e gazetave. Po, natyrisht se nuk janë vetëm këta dëshmitarë kredibilë të Dik Martit. Në atë mes ka edhe politikanë shumë të njohur të Kosovës, të ish RJ të Maqedonisë dhe të Shqipërisë. E do puna që për një kohë të mos publikohen emrat e tyre, por vjen rasti kur ata do të skalitën përgjithmonë në “murin e turpit”, ashtu sikur janë afishuar në faqet e zeza të historisë, esat toptanët dhe tërë soj sorollopi i tyre.
Raporti i Dik Martit unifikon të gjithë shqiptarët, ashtu sikur në kohën e regjimit të Milosheviqit
Raporti i raportuesit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dik Marti, me përmbajtjen raciste dhe antishqiptare, ka ngjallë reagim dhe zemërim të ligjshëm të të gjithë bashkëkombësve tanë përparimtarë dhe liridashës, jo vetëm në Kosovë e në Shqipëri, por në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët, si dhe në Mërgatë. Ky raport, i bazuar në instruksionet e Beogradit zyrtar, i hartuar qysh nga koha e regjimit kriminal të Milosheviqit, ka për qëllim degradimin e luftës së UÇK-së, paraqitjen e saj si organizatë terroriste, dhe dëmtimin e pavarësisë së Kosovës, në kohën kur Prishtina zyrtare, e ndodhur nën presion të faktorit vendimmarrës ndërkombëtar do të detyrohet të fillojë bisedime me kreun zyrtar të Beogradit.
Shqiptarët liridashës të Kosovës e më gjerë e dinë dhe e besojnë fort, sesa për shtetet e Evropës, me përjashtim të Britanisë së Madhe, Kosova kurrë nuk do të ishte liruar nga kthetrat kolonialiste të Serbisë. Ata e dinë dhe besojnë fuqishëm, se po të mos ishte Amerika dhe Anglia, çështje e Kosovës do të kishte mbetur në ”mëshirën” e Serbisë, ashtu sikur që ka mbetur çështja e Çeçenisë në “mëshirën” e Kremlinit. Andaj, miratimi i një raporti antishqiptar nga shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, na rikthen në kujtesë qëndrimin konstant antishqiptar të kësaj Evrope, sidomos prej vitit 1878. Por pavarësisht këtij qëndrimi racist, pavarësisht pretendimeve për barazim të krimeve dhe trajtimit njësoj të viktimës dhe xhelatit, pavarësisht nga fushata e egër antishqiptare e qarqeve tanimë të identifikuara antishqiptare, shqiptarët janë dhe do të jenë zot të tokave të tyre, me hir apo pa hir të Evropës.
Nuk mund të anashkalojnë sot pa prezantuar disa vargje të shkrimtarit dhe poetit tonë të madh Gjergj Fishta, i cili edhe pse ishte katolik dhe kishte kulturë pro evropiane ndër të tjera kishte protestuar, jo kundër popujve të Evropës, mpor kundër kreut poltik të saj:
Heu Evropë, ti bushtra e motit,
Qe i rae mohit besës së Zotit,
Po á ky asht sheji i gjytetnisë?
Me da token e Shqypnisë?
Per me mbajt klyshtë e Rusisë?
Duke parë rrezikun, që po i kanoset sidomos vendit tonë, të gjitha forcat politike të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, të shqiptarëve të Kosovës Lindore, të Malit të Zi, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, organizatat dhe shoqatat e ndryshme shqiptare në mërgim, kanë treguar gatishmëri për ta mbrojtur çështjen shqiptare nga sulmet më të reja nga një segment neofashist i disa qarqeve të Evropës, Beogradit dhe Kremlinit zyrtar. Një përkrahje parimore kanë shprehur edhe qarqet e larta zyrtare të shumicës së vendeve, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Raporti neofashist i Dik Martit, kundër shqiptarëve në përgjithësi, është përpjekja e fundit e artikuluar nga zërat e së kaluarës së errët kriminale, është mbase edhe klithma e fundit e këtyre qarqeve gjithnjë antishqiptare, të cilat nuk po mund ta pranojnë realitetin e ri, kthesën e madhe gjeopolitike dhe gjeostrategjike që ka ndodhur në rajon, sikur është funksionimi e dy shteteve shqiptare në Ballkan.
Shqiptarët sot janë të gjithë tok, në mbrojtje të nderit të luftës së UÇK-së, ndërsa disa nga shqipfolësit, që i kanë kontribuar këtij raporti nuk po ndihen që janë gjallë, edhe pse disa prej tyre janë edhe “dëshmitarë” të blerë të Dikut dhe disa ia kanë kaluar edhe Dik Martit me sharje e fyerje drejtuar UÇK-së. Të tillë janë futur vrimave dhe po lëvrijnë si urithi, duke nxjerrë nganjëherë kokën, dhe duke marrë në mbrojtje padronin e tyre.
Ata nuk kanë frikë nga UÇK-ja, por kanë frikë nga hija e tyre, që i ndjek prapa, kanë frikë nga tmerri që i ka kapluar mendjet e tilla të robëruara, kanë frikë meqë kanë ngelur fare pak. Ky soj dita ditës po shuhet, nën nëntokën e ftoftë, duke ndërruar emër e mbiemër dhe duke tretur nëpër savanet e largëta të botës… Kjo do të jetë edhe fitorja definitive dhe vendimtare e luftës së UÇK-së, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Raportet, si ky i Dik Martit do të fundosen në jashtëqitjet e historisë ashtu si projekti për shfarosejn e shqiptarëve i Ilia Garashaninit, i Vasa Çubroloviqit, Ivo Andriqit, dhe i Milosheviqit.