Nata e shtatë e luftës në Ukrainë, ka nisur me bombardime shumë më të forta në Kiev dhe në Krakov

RKL: Rreth 6 mijë civilë të vrarë në Ukrainë, nuk janë pak, por krahasuar me Kosovën me 2 milionë banorë, Ukraina ka 52 milionë banorë

Sipas autoritetit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, më shumë se 6,000 civilë janë vrarë që kur Rusia pushtoi Ukrainën, dhe numri ka të ngjarë të jetë më i lartë se sa mund të llogaritet tani. “Që nga 18 tetori, Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut ka regjistruar 15. 956 viktima civile: 6,322 të vrarë dhe 9,634 të plagosur që nga 24 shkurti,” tha Rozmari  Di Carlo, nënsekretarja e përgjithshme për çështjet politike dhe ndërtimin e paqes. duke folur në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të premten. Të paktën 397 fëmijë janë vrarë në luftë. OKB-ja është gjithashtu e shqetësuar për shkatërrimin e infrastrukturës kritike të energjisë. “E kombinuar me çmimet në rritje të gazit dhe qymyrit, privimi i shkaktuar nga këto sulme kërcënon të ekspozojë miliona civilë në vështirësi ekstreme dhe madje edhe kushte të rrezikshme për jetën këtë dimër”, tha DiCarlo, duke theksuar se sulmet që synojnë civilët dhe infrastrukturën civile janë të ndaluara.

Kjo shifër e besueshme e OKB-së tregon më së miri se lufta e Rusisë për të marrë katër rajone rusisht-folëse nga Ukraina ka qenë dhe po mbetet  luftë për territore me pasoja edhe për popullatën civile. Po të bazohesh në mediet në përgjithësi  dhe në veçanti ato të Kosovës e Shqipërisë, aq shumë madhërohet lufta e Ukrainës, sa duket se ajo e ka pushtuar Rusinë dhe jo Rusia Ukrainën. 

6 mijë  civilë të vrarë, nuk janë pak, por nuk duhet harruar faktin se Ukraina ka 52 milionë banorë dhe matematikisht i bie një numër minor. Në krahasim me luftën në Kosovë,  e cila i ka kushtuar vendit me 13.000 mijë civilë të vrarë, 2500 dëshmorë të rënë, dhe më shumë se 20 mijë invalidë nga radhët e popullatës civile, edhe pse nuk disponojmë një statistikë  zyrtare. Në afër 2 milionë shqiptarë sa kishte Kosova në kohën e luftës u vranë dy fish  me shumë sesa në Ukrainën me 52 milionë banorë. Matematika shpjegon më së miri brutalitetin e luftës në Kosovë, që në asnjë segment nuk mund të barazohet me ato që quhen barbari ruse në Ukrainë, sepse faktet e argumentet flasin vetvetiu. Ruset paralajmëronte popullatën civile  se cilat vende do të bombardohen, dhe u jep afat kohor të mjaftueshëm për largim nga shtëpitë e tyre. Serbia në Kosovës jo vetëm që nuk paralajmëronte, jo vetëm që nuk godiste vetëm shtëpitë, por hidhte  predhe mu në mesin e popullatës së zhvendosur,  e cila kishte gjetur strehë në male.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …