Trimërimi i regjimit të Beogradit në kohën e fundit, është një tregues tjetër që bën me dije se ky shtet, i krijuar në vitin 1918, me ndihmën e pakursyer të Rusisë, Francës e disa shteteve të tjera të Evropës, për të qenë shtet xhandar në Ballkan, ka filluar të shpreh një agresivitet të papërmbajtur kundër Bosnjës, Kroacisë dhe Kosovës.
Jugosllavia e më pas Serbia në Ballkan, në vazhdimësi ka mbrojtur interesat e Rusisë dhe të Francës kundër të gjithë popujve të tjerë të Ballkanit me përjashtim të Greqisë.
Me rastin e shpërbërjes dhe shkatërrimit definitive të ish Jugosllavisë Monarkike, në prill të vitit 1941 si rezultat e bombardimit nga Gjermania e Italia, pjesëmarrja në koalicionin antifashist dhe ndihma që i dha Armata e Kuqe për çlirim, bëri që pas luftës, të riciklohet Jugosllavia Federative, socialiste, e cila pati mbështetjen e të gjitha vendeve të botës, edhe pse ajo ishte krijuar duke përvetësuar dy të tretat e territorit të viseve shqiptare, të një pjese të Bullgarisë, të aneksimit të Vojvodinës, Sanxhakut e Timokut si dhe rajonin italian të Istrias.
Ndërtimi i atij shtetit me popujt sllavë të jugut, ishte kompromisi që u vendos në Jaltë në vitin 1945, në mes të Stalinit, Çerçillit dhe Ruzveltit. Duke qenë se Rusia kishte meritën kryesore në mundjen e Gjermanisë, ajo mori nën mbrojtje të gjitha shtetet sllave të Evropës dhe luajti rolin vendimtar në caktimin e kufijve. Jugosllavia kishte mbetur në kufijtë e vitit 1918, por ishte krijuar një Federatë me gjashtë Republika dhe dy njësi administrative autonome nën Serbinë, sikur ishte Kosova dhe Vojvodina. Pjesa bullgare e Maqedonisë u shpall komb shtet-formues i Federatës, ashtu sikur edhe Mali i Zi. Republika e Bonjës dhe Hercegovinës ishte e përbërë me tri entitete kombëtare, serbë, boshnjakë dhe kroatë. Krahina rumune e Timokut u shua ashtu sikur edhe Sanxhaku.
Ky shtet, edhe pse socialist, i formuar gjoja mbi principin e së drejtës së kombeve për Vetëvendosje, këtë të drejtë ia mohoi shqiptarëve, hungarezëve, sanxhaklinjëve, italianëve, rumunëve, ndërsa bullgarët i konvertoi në maqedonas, një komb hibrid i cili nuk po i reziston kohës.
Riciklimi i asaj Jugosllavie pati jetë të gjatë për shkak se politika dualiste e kreut të Shtetit, mes Lindjes dhe Perëndimit, sipas koniukturave politike, i konvenonte sidomos Amerikës dhe disa shteteve të Evropës Perëndimore.
Me rastin e lëvizjes së Perestojkës në Rusi dhe fillimit të rënies së Bashkimit Sovjetik, në vitin 1988, bashkimit të dy Gjermanive si dhe Lëvizjeve politike për çlirim nga dominimi sovjetik erdhi deri te shkatërrimi gradual, por mjaft i përgjakshëm i ish-RSFJ-së.
Serbia, e cila gjatë kohës së RSFJ-së, kishte shtrirë dominimin ushtarak dhe politik në të gjitha republikat dhe kishte kolonizuar me serbë shumë vise nuk lejonte çlirimin e popujve, as përfilli të drejtën e republikave për vetëvendosje por dërgoi armatën të cilën e kontrollonte vet, fillimisht në Slloveni, ku hasi në rezistencë, pastaj në Kroaci, në Bosnje e Hercegovinë ku i lau me gjak myslimanët e këtij shteti dhe më në fund edhe në Kosovë, që e kishte mbajtur nën okupim prej vitit 1945.
Në të gjitha veprimet prej vitit 1912, e deri në vitin 1999, Rusia e Franca i kishin qëndruar pranë Jugosllavisë e më pas Serbisë e Malit të Zi, me qëllim që Serbia të mbetej shteti më i fortë në Ballkan që përfaqësonte interesat ruse, por edhe të një segmenti të shteteve të Evropës, veçmas të Francës e disa shteteve të tjera.
Pas intervenimit të NATO-s kundër caqeve ushtarake dhe ekonomike të Serbisë e Malit të Zi, më 24 mars të vitit 1999, roli i Serbisë në Ballkan mori një goditje të fortë, por meqë NATO-ja nuk shpalli fitues as humbë në këtë luftë, Serbisë ia la dyert hapur për ta marrë veten dhe për ta fituar sërish rolin dominues mbi shtetet e tjera të Ballkanit, duke përjashtuar Greqinë dhe Bullgarinë, si shtete që ishin inkuadruar në NATO.
Edhe pas krimeve monstruoze në Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë, krime të cilat kishin marrë përmasa të gjenocidit dhe dënoheshin nga mbarë bota përparimtare, Serbia në politikën e saj të brendshme të të jashtme gjeti mbështetje të fortë te Rusia, Franca, Holanda, Rumania, Spanja, Greqia, Sllovakia dhe shumë shtete të tjera të Evropës dhe botës., sidomos të një segmenti brenda Bashkimit Evropian.
Aktualisht, Serbia mbështetjen më të fuqishme e ka nga Franca dhe Rusia, dy shtete të fuqishme, të cilat kanë ruajtur dhe po e ruajnë hegjemonizmin serb në Ballkan, duke e shpallur si zonë ortodokse, madje me përkrahje dhe me bekimin e Vatikanit me qëllim të shtypjes dhe eleminimin gradual të elementi fetar islam në Bosnje, Kosovë, Maqedoni, Sanxhak e në Shqipëri. Të etiketuar si myslimanë terroristë, si mbeturinë turke e islame. si toka të xhihadit e të ISIS-it, duke u mbështetur edhe në forcat politike mercenare të cilat kanë pranuar në fillin ta instalojnë vetë disa grupe duke i stërvitur për luftë në Siri, pastaj duke u kthyer për t i luftuar ata, me qëllim që të marrin jo vetëm mbështetje financiare por edhe politike, aktualisht myslimanët në Ballkan konsiderohen si dele e zezë, pavarësisht përcaktimit të tyre unanim për Evropën.
Në këtë luftë për dominim hegjemonist fetar, shqiptarët, boshnjakët e sanxhaklinjtë, nuk pranoohen dot si entitete të barabarta, por vetëm në pozitën e tyre të getos, izolimit, mungesës së perspektivës, fuqizimit të Serbisë e të Greqisë, në përkrahje të politikave të tyre hegjemoniste prosllave dhe pro ortodokse.
Pavarësisht përpjekjeve të një klase laramanësh fetarë, pavarësisht thirrjes hapur për t’ u rikonevrtuar në të krishterë, ftesë kjo i inicuar nga shkrimtari shqiptar, Ismali Kadare, 15 vjet më parë dhe klerit katolik shqiptar, kërkesë e përkrahur fuqimisht nga Kisha ortodokse greke e serbe, nuk pati ndonjë rezultat të prekshëm, përveç mbjelljes së urrejtjes kundër islamit, kundër Turqisë, kundër shteteve arabe e islame, shumica e të cilave e kanë pranuar Shtetin e Kosovës dhe disa nga ato edhe kanë investuar dhe investojnë në ekonominë e saj, duke mos përjashtuar edhe ndërtimin e sa e sa xhamive, të cilat ata nuk i ndërtojnë dhunshëm por me kërkesë të besimtarëve islamë, të cilët përbëjnë pjesën dërrmuese të popullatës, e cila nuk ka ndonjë besim të thellë, nuk është fanatike, përveç në raste të izoluara dhe nuk ka përbërë as përbën kurrëfarë rreziku për kombet fqinj, meqë identiteti kombëtar shqiptar është ndërtuar mbi baza të gjuhës, gjakut, përkatësisë kombëtare, besës, tolerancës dhe kulturës të cilat nuk i dominuar as i dominon asnjë fe në botë dhe as islami.
Kjo pozitë e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë me rreth 40 për qind shqiptarë, Sanxhakut, Bosnjës, Timokut, Vojvodinës, bën që Rusia ta mbështesë dominimin serb, në mënyrë që këto shtete dhe entitete të papranuara të mbesin nën dominimin rus e francez , duke i dhënë përkahje të fuqishme Serbisë, e cila ka filluar jo vetëm të trimërohet por edhe të mbështesë në tërësi regjimin kriminal të kohës së Millosheviqit kur ishin në pushtet Partia Socialiste e tij dhe Partia Radikale e Sheshelit dhe Vuqiqit si atëherë edhe tani.
Mohimi i krimeve në Kosovë, Bosnje dhe në Kroaci, nga regjimi i Beogradit nuk është dënuar nga BE-ja, ku Serbia pretendon të anëtarësohet as nga Rusia, Franca dhe shtetet që nuk e kanë pranuar as e pranojnë pavarësinë e Kosovës. Të ndodhur me një krizë permanente politike, ekonomike sociale në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe kudo në trojet tona, pozicioni i shqiptarëve karshi Beogradit zyrtar është i dobët dhe i mefshtë, edhe për faktin se forcat e KFOR-it në Kosovë mbështetën mbi rezolutën 1244 të OKB-së e cila i njeh Serbisë sovranitetin mbi Kosovën, ashtu sikur e trajton të ligjshëm edhe praninë e UNMIK-ut, mbështetur mbi këtë rezolutë.
Serbia tashmë e ka marrë veten dhe mezi pret dritë jeshile nga Rusia e Franca të shtrijë sovranitetin e vet mbi Kosovën, duke u mbështetur në Rezolutën 1244 të OKB-së dhe në Kushtetutën, e cila Kosovën e trajton si pjesë përbërëse të saj. Edhe në bisedimet e deritanishme me Kosovën, Serbia është mbështetur mbi këto dy segmente, andaj edhe kërkon me çdo kusht kompromis, në bisedime, në mënyrë të të marrë edhe “de iure” veriun e vendit tonë dhe të ruajë tri komunat shqiptare që i mbanë nën pushtim.
Në kushte dhe rrethana të mosmarrëveshjeve endemike brendashqiptare, Serbia do ta ketë shumë të lehtë ta realizojë projektin e vet, prapa të cilit qëndrojnë fuqishëm, Rusia, BE-ja, Fraca, Spanja, Holanda,. Rumania, Greqia e shumë shtete të tjera, në mesion e tyre edhe 15 shtete të cilat kanë tërhequr njohjet për shkak të pranimit të Kosovës të bisedojë dhe të arrijë marrëveshje me Serbinë. Pozitën e disfavorshme të Kosovës e rëndon edhe Gjykata Speciale kundër UÇK-së, qo të përdoret si shantazh i llojit të veçantë për t’ i amnistuar krimet e Serbisë kundër shqiptarëve, të cilat edhe ashtu po i mohojnë të gjithë serbët, unanimisht, bashkë me kriminelët që i kanë kryer ato. Në anën tjetër pritet, që nga Gjykata Speciale të ngrihen aktakuzat e para kundër luftëtarëve të lirisë, madje me një entuziazëm herë të shprehur herë të pashprehur të disa qarqeve politike e mediatike kudo në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e më gjerë.