Roli i Rusisë në krijimin dhe mbështetjen e shteteve sllave në Ballkan ka qenë dhe po mbetet një rol i fuqishëm dhe gjithnjë konstant në drejtim të zgjerimit të hegjemonisë ruse dhe sllave në të kaluarën, por edhe aktualisht, në kohën kur shtetet e rajonit po shfaqin interesim për inkuadrim në Bashkimin Evropian.
Dihet botërisht se Rusia cariste ka qenë e angazhuar politikisht dhe ushtarakisht në lëvizjet e popujve sllavë kundër Perandorisë turke, kundër Perandorisë Austro-hungareze dhe Fuqive të Mëdha të Evropës, sidomos prej fillimit të shekullit 19-të.
Duke frymëzuar masat sllave me konceptin e shtrirjes dhe dominimit të idesë së pansllavizmit, Kremlini ka marrë pjesë në zgjerimin e elementit sllav në të gjitha vendet përreth, jo vetëm të Rusisë, por edhe në të gjitha vendet me të cilat është kufizuar, sidomos në rajonin e Ballkanit.
Për dallim nga disa perandori të tjera, Rusia dhe popujt sllavë në përgjithësi kanë ndjekur dhe aktualisht po ndjekin politikë të dhunës, asimilimit dhe gjenocidit kundër popujve jo sllavë. Krijimi i shtetit serb është bërë me ndihmën e drejtpërdrejtë të Rusisë, jo vetëm në arenën politike e diplomatike, por edhe me ndihmën e pakursyer ushtarake. Rusia ka marrë pjesë edhe në krijimin e Malit të Zi, si shtet autonom, mbi kurriz të trojeve shqiptare, ndërsa ka nxitur masat serbe kundër Austro-Hungarisë dhe në këtë mënyrë ka shkaktuar Luftën e Parë Botërore në vitin 1914.
Ideja e pansllavizmit ka qenë dhe po mbetet ide dominuese e klasave hegjemoniste dhe pushtuese sllave, sidomos në Ballkan, ku tashmë janë ndërthurur interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të disa shteteve të fuqishme dhe me ndikim të Evropës perëndimore. Në këtë kthesë pozitive, emancipuese dhe afirmative të çlirimit të popujve të Ballkanit nga hegjemonia pansllaviste, e cila ka përfshirë shumicën dërrmuese të popujve sllavë, vetëm Serbia ka mbetur një xhandar i fuqishëm i aspiratave pansllaviste, e fuzionuar dhe e përkrahur fuqishëm nga Kremlini.
Në kohën kur bota kapitaliste perëndimore në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka krijuar epërsi të fortë ushtarake dhe ekonomike kudo në botë, roli dhe ndikimi rus në Ballkan aktualisht është kufizuar vetëm në Beograd, ku politika hegjemoniste serbe po bën përpjekje ta ruajë rolin e dikurshëm, që kishte ushtruar sidomos në ish federatën jugosllave.
Mirëpo me shpërbërjen e Jugosllavisë, ideja për krijimin e Serbisë “nga Vjena deri në Stamboll” mbeti vetëm një ëndërr e keqe dhe një fantazmë morbide, që ende i mjegullon mendjet e autoriteteve të Beogradit. Këtë fantazi të sëmurë dhe të panatyrshme e mbështet sidomos kisha serbe, e cila ka qenë dhe po mbetet instrument i politikës hegjemoniste pansllaviste, me qëllime krejtësisht të errëta, retrograde dhe aspak fetare.
Goditja që i dha NATO-ja Serbisë duke filluar prej 24 marsit e deri më 10 qershor të vitit 1999, bëri që Beogradi të gjunjëzohet, ndërsa Kremlini, edhe pse shprehu një retorikë kundërshtuese, të ashpër dhe kërcënuese, nuk guxoi t’ i kundërvihej ushtarakisht Aleancës Veriatlantike, por kishte bërë shantazhe të shumta, të cilat deri diku e kishin trimëruar makinerinë e kryekriminelit Milosheviq.
Qershori i vitit 1999 shënoi kthesën vendimtare në luftën e gjatë dhe shekullore sidomos të popullit shqiptar të Kosovës, për çlirim nga okupimi serb, që zgjati qysh prej vitit 1912.
Regjimi serb u diskreditua në aspektin e drejtësisë humane dhe ndërkombëtare për shkak të gjenocidit dhe përpjekjeve për spastrim etnik të kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve. Politika luftënxitëse dhe ekspansioniste e Milosheviqit u diskreditua nga bashkësia e gjerë ndërkombëtare, por Serbia nuk e mori dënimin e merituar. Ajo mbeti e pandëshkuar duke qenë e mbështetur nga Moska dhe disa shtete sllave.
Përnjëherë pas luftës, kontingjente të caktuara të forcave ruse marshuan në Kosovë, por nuk arritën ta rikthejnë regjimin serb në vendin tonë, meqë forcat e Aleancës Veriatlantike kishin epërsinë ushtarake në të gjitha segmentet.
Rusia, e cila e ka krijuar dhe mbështetur Serbinë gjatë tërë historisë së saj ekspansioniste dhe të përgjakshme, vazhdon ta mbështesë Beogradin, me qëllim që ta ketë një xhandar sa më të fuqishëm në Ballkan, për t’ ia kundërvënë integrimit të shteteve të rajonit në Bashkimin Evropian dhe përgjithësisht në bllokun perëndimor. Kjo përpjekje e Rusisë po shënon rezultate, meqë Kremlini tashmë ka filluar të këndellet ekonomikisht dhe ushtarakisht, por jo deri në atë masë sa të përballet me të vetmen Aleancë ushtarake të botës, NATO-n, apo me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kremlini, megjithatë i bën llogarit e veta.
Ai pret që Amerika të dobësohet dhe me dobësimin e saj do të dobësohej edhe Evropa, e cila asnjëherë nuk është treguar as unike as monolite për të përballuar agresionin që i vjen nga Kremlini. Si në Luftën e parë Botërore, ashtu edhe në Luftën e Dytë, forcat amerikane kanë qenë vendimtare për të vendosur fatin e luftës kundër dominimit sllav dhe fashizmit italo-gjerman në Evropë.
Pretendimet e Kremlini për ta ruajtur ndikimin në Ballkan përmes Serbisë, po vazhdojnë me mbështetjen e fuqishme dhe pa rezervë që po i jep Moska Beogradit zyrtar kundër pavarësisë së Kosovës. Tash për tash, kemi të bëjmë vetëm me mbështetje të fuqishme diplomatike dhe me disa shantazhe të nivelit lokal. Serbia nga ana tjetër, duke mos qenë krejtësisht e sigurt në forcën e Kremlinit, po bën përpjekje të vendos kontakte me Bashkimin Evropian, me qëllim për ta luajtur rolin e “Kalit të Trojës”, nëse eventualisht vjen deri te ndryshimi i raportit të forcave në arenën ndërkombëtare.
Politika e reklamuar si demokratike dhe pro evropiane e Serbisë tashmë është çjerrë, sidomos me krijimin e koalicionit qeveritar të përkrahësve të Tadiqit së bashku me mbeturinat politike të Sllobodan Milosheviqit, në krye me nxënësin e tij besnik, Daçiq, i cili ishte njëri ndër ndërsyesit kryesorë të luftës për spastrim etnik dhe gjenocid kundër shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve. Edhe për shumë kohë Serbia do të bëjë përpjekje për ta ruajtur rolin e xhandarit në Ballkan, meqë për këtë qëllim edhe ishte krijuar. Këtë “devotshmëri” të sëmurë e kishte treguar me vepër gjatë dy shekujve të fundit, duke shkaktuar krime, masakra, dëbime, spastrim etnik dhe një çoroditje sodomiste kundër të gjithë popujve të Ballkanit.