Në vazhdën e publikimeve kundër luftës së UÇK-së dhe pranimit të akuzave ende të paverifikuara dhe të pa publikuara të Gjykatës Speciale, pikërisht gjatë ditëve kur u mor në pyetje kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë, kompania Koha e Veton dhe Flaka Surroit vazhdonte publikimin e shkrimeve linçuese, fyese e përçarëse kundër UÇK-së.
Veton Rexhai Surroi, luftën e UÇK-së e ka fyer e përçmuar jo vetëm njëherë, por çdo herë, madje e ka quajtur edhe luftë revanshiste fashiste. Ai, është i njohur edhe për faktin se ka deklaruar dhe deklaron publikisht se “të gjithë ata që e kanë votuar PDK-në janë njerëz që përkrahin dhe arsyetojnë krimin, sepse ua kanë besuar dhe ua besojnë votat, Hashim Thaçit e Kadri Veselit”. Po ta thërrasin, Surroi të njëjtin qëndrim do ta mbrojë edhe në Hagë, si dëshmitar, qoftë real, qoftë virtual, qoftë i hapur apo i mbrojtur.
Me rastin e arrestimit të kreut të UÇK-së, në nëntor të vitit të kaluar, Koha Ditore veç tjerash kishte botuar një shkrim të mashtruesit dhe abuzuesit me paratë publike, Behlul Beqaj, i cili ftonte shqiptarët e ndershëm, ata të sojit dhe rodit të tij degjenerik që të mos krenohen me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe 270 të akuzuarit e Gjykatës së Hagës, sepse, sipas mendjes së tij të robëruar ata e paskan turpëruar Kosovën, me luftën e tyre çlirimtare. Madje kjo krijesë e pa pikë dinjiteti njerëzor e kombëtar krenohet se ka qenë edhe zyrtar i UÇK-së në Tiranë, gjatë kohës së luftës, ndërsa pas luftës e botoi dhe e zhvati deri në bankrotim një gazetë të PDK-së dhe nuk u mor asnjëherë në përgjegjësi. Më vonë u akuzua për keqpërdorim të parasë publike, por kurrë nuk doli para gjyqit. Tani është përkrahës i flakët i Kurtit, dhe pret postin e ndonjë ambasadori.
Dikur mik e vasal i Thaçit, më vonë kundërshtar i tij, analisti i jugomedieve, Behlul Beqaj kohë më parë konsideronte se është e pa kuptimtë nëse Gjykata Speciale nuk e arrestonte kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, meqë sipas tij ai kishte qenë edhe shënjestra kryesore e raportit të Dik Martit të cilit i beson fort ky analist i nostalgjisë së bashkim vëllazërimit. Ai thotë se Thaçi nuk ka përkushtim për Amerikën. Do të ishte padrejtësi e madhe që personi më i apostrofuar në raportin e Dik Martit të shpëtojë nga Gjykata Speciale”, theksonte, Behlul Beqaj për jugo-mediet e Kosovës, duke arsyetuar raportin e Dik Martit në të cilin shkruan se “luftëtarët e UÇK-së kanë kontrabanduar me organet e serbëve të rrëmbyer gjatë luftës në Kosovë.
Një polic, me mendësinë e milicit të Serbisë kishte thënë: Nëse doni të shkoni në kopsht zoologjik, shkoni në Drenicë!. Një tjetër polic-milic gati sa nuk kishte pëlcitur nga gëzimi kur kishte marrë vesh se është arrestuar kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ndër titujt bombastikë të jugo-medive u ka rënë të lexoni:
-Specialja po e dridh Kosovën!
-Tërmeti special!
-Po vjen epoka e Speciales, çirrej Adriatik Kelmendi në kohën e festimit të 19-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Kjo urrejtje patologjike vjen nga ADN-ja e tyre e lindur dhe e trashëguar politike e ideologjike. Këto klithma dalin nga koka e djalit të prokurorit të Serbisë e të ish-Jugosllavisë, nga goja e djalit dhe bijës së ambasadorit të Titos, nga mendja e gjymtuar e sojit jugosllav, nga bastardët e dëshmitarët e mbrojtur të Gjykatave të EULEX-it e të Hagës
Përderisa shqipfolësit e Kosovës, që kanë përfituar milionat në Kosovën e lirë dhe të pavarur, të ujitur me gjakun e dëshmorëve e martirëve, përderisa këta ngrehin zërin kundër UÇK-së, kundër Drenicës e Dukagjinit, në anën tjetër jo pak autoritete ndërkombëtare kanë pasur dhe kanë qëndrim kundër Gjykatës Speciale, të njëanshme dhe raciste. Ata kanë qenë e kanë mbetur në mbrojtje luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ish- zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit gjatë luftës në Kosovë, Xhejms Rubin ka konsideruar aktakuzën ndaj Hashim Thaçit si të pabazuar në fakte. Rubin kujton kohën kur është njohur me Thaçin në Rambuje, dhe rrëfen se ai ishte njeri i ndershëm. James Rubin shprehet se është krenar që punoi me Thaçin gjatë luftës në Kosovë pasi së bashku arritën mbështetje në perëndim dhe mposhtën agresionin ushtarak serb. “Të jem i sinqertë, është kënaqësi të flas me miqtë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Një nga punët më të rëndësishme të miat ka qenë për të dhënë ndihmë për popullin tuaj. Unë po shpresoja që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do ecte përpara. Vijoj të shpresoj për një zgjidhje për të mirën e gjithë popullit të Ballkanit. Nuk e prisja publikimin dramatik të akuzave ndaj Presidentit Thaçi. I di disa nga akuzat që janë drejtuar ndaj tij. Por jam krenar me punën që kam bërë me Thaçin në vitet 1998- 1999, sepse siguruam mbështetje perëndimore dhe arritëm të mposhtim agresionin ushtarak serb. Sa herë që akuzohet për diçka, është shqetësuese, nuk kam parë ndonjë fakt mbi akuzat. Ka shumë akuza në botë, por dua të di faktet, dhe s’kam parë kurrë fakte. Më vjen keq se pse mund të ndërhyjë në procesin e paqes dhe stabilitetit Kosovë- Serbi .”- tha Rubin.
Në intervistën dhënë Radio Televizionit të Kosovës, ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka folur për aktakuzën e ngritur ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai, u përqendrua më shumë rreth kohës sa ishte me detyrë si ambasador i Holandës në Kosovë. “Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi të tregoj më shumë rreth kohës që isha në Kosovë kur raporti u publikua dhe isha shumë i befasuar, meqë së pari ishte jo mirë i shkruar dhe në të vërtetë nëse lexon këtë raport dhe ajo që më befason është se gjyqtarët thonë që të shikojnë krimet nga ana e UÇK-së, por jo edhe krimet nga serbët. Pika kryesore e aktakuzës është trafikimi me organet, ku lidhur me këtë më 2014 Knut Wiliamson, prokurori amerikan, konkludoi se nuk ka asgjë dyshuese rreth trafikimit me organe”, ka deklaruar Bosch. Më tej ai shtoi se” “UÇK ishte një organizatë që u paraqit në fund të viteve ‘90-ta, sepse aktivitetet paqësore të Rugovës nuk patën rezultat dhe disa të rinj, ndër ta edhe presidenti Thaçi deklaruan se tanimë duhet rrokur armët, se vendi ynë do të shkatërrohet”. UÇK-ja bëri diçka që ishte e ndershme për të luftuar, as më pak e as më shumë se për mbijetesë ka saktësuar Robert Bosh.