RKL: Si silleshin dikur të çoroditurit e Vetëvendosjes kundër kryekuvendarit, Jakup Krasniqi dhe ambasadores amerikane, Xhejkobson

Pasi Albin Kurti kishte bërë përpjekje për  të ia rrëmbyer mikrofonin, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi kishte folur për punën si drejtues i Parlamentit, duke thënë se detyrën e ka kryer me përgjegjësi. Sipas tij, kërkesa e deputetëve të Vetëvendosjes nuk ishte e drejtë. Ata kërkonin që unë me marrë një vendim në emër të Kuvendit, por ajo nuk është e drejtë e kryetarit të Kuvendit, as dje as sot e as nesër”, sqaroi Krasniqi. Më 2013 kur në atë kohë, kryeparlamentari Jakup Krasniqi kishte ftuar deputetët që të votonin projektligjin për marrëveshjen Kosovë-Serbi, lideri i VV-së, Albin Kurti, i kishte rrëmbyer mikrofonin. Jakup Krasniqi kishte  kritikuar veprimin e deputetëve të Vetëvendosjes, duke thënë se me këso veprimesh Vetëvendosje edhe po të ishte në pushtet nuk do të sillte demokracinë. Ai shprehu rezervat se me këtë Marrëveshje do të normalizohen marrëdhëniet me Serbinë, por edhe këtë e konsideron si një rrugë demokratike. Mbledhja pati ndërprerje, për shkak të pengesave që protestuesit e Vetëvendosjes u bënë deputetëve të hynin në Kuvend. Përfaqësuesit e grupeve parlamentare, pasi dëgjuan fjalën e kryeministrit Hashim Thaçi, me përjashtim të atij të Vetëvendosjes, mbështetën Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes. Deputetët e Vetëvendosjes e cilësuan këtë Marrëveshje të padenjë, të dëmshme për Kosovën e të dobishme për Serbinë, që cenon sovranitetin e vendit e forcon atë të Serbisë

27.06.2013

Ambasada amerikane kishte dënuar dhunën e  Vetëvendosje duke e penguar ambasadoren, Jacobson  që të hyjë në Kuvendin e Kosovës

Ambasada amerikane e ka dënuar dhunën e përdorur në protestë nga Vetëvendosje duke e penguar edhe personelin e saj që të hyjë në Kuvendin e Kosovës, dhe po ashtu ka penguar edhe hyrjen e deputetëve të tjerë. “Sot në mëngjes, Ambasadorja Jacobson dhe personeli i ambasadës amerikane u penguan fizikisht nga protestuesit e Vetëvendosjes për të hyrë dhe marrë pjesë në seancën e rregullt parlamentare, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Vëzhguesit tjerë dhe deputetë janë sulmuar në të njëjtën mënyrë, gjersa tentonin të hynin në ndërtesë. Siç kemi theksuar me të gjithë liderët e sidomos me ata të Vetëvendosjes, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtat e qytetarëve për lirinë e shprehjes, njëkohësisht dënon përdorimin e taktikave të dhunshme në pengimin e procesit demokratik. Liria e shprehjes nuk do të thotë kufizimi i lirisë së lëvizjes për të tjerë. Duke u mbështetur vazhdimisht në taktika të dhunshme, Vetëvendosja dëmton reputacionin e Kosovës së një demokracie në zhvillim.

27.06.2013

 

Kontrolloni gjithashtu

Vaxhid Sejdiu

Vaxhid Sejdiu: Paç jetë të gjatë sa malet e Shqipërisë dhe ujërat e Drinit së bashku!

Ju flet “Radio Kosova e lirë”! Gëzuar Përvjetorin e 26 -të “Radio Kosova e lirë”! …