Treshja e quajtur Stupcat, (stupido-stupcat) nuk paskan qenë vetëm emitues, gjuhë-dalë, përveç të pagëdhendur dhe amoralë por edhe pareli më të mëdhenj se të gjithë komandantët, të cilët aq fortë janë pacifikuar e pasivizuar, aq sa disa prej tyre edhe kënaqen duke shikuar videot e këtyre lapërdharëve të poshtër e të pafytyrë, duke shitur video kë vihet në lojë edhe ish zëdhënësi i UÇK-së, ish kryekuvendari dhe kryetari i Kosovës, Jakup Krasniqi, tani në Gjykatën e Hagës.
Se stupcat janë meritorë për stupca shpinës deri sa të bien përtokë, kjo nuk do koment, por edhe stupci zhytet por të prekë këta tre pisa, pa asnjë grimë morali njerëzor.
Kjo treshe e quajtur humoristike, më së paku ka humor në temat që i ka trajtuar. Në skecet e këtyre keqanëve ka ngëdheshje të fytyrës, mimikë, gjestikulime perverse, brithma, hakërrimë, shtrembërime të gojës dhe përgjithësisht gjeste të njerëzve me të meta fizike e psikike. Emetimi i tyre mund të ngjallë kërshërinë e fëmijëve dhe disa të tillëve që gjatë tërë jetë kanë mendje fëmijësh, në kuptimin e ngecjes së zhvillimit fizik e mendor dhe kurrsesi të fëmijëve normalë.
Dhe ky tresh horrash, me prodhimin e “artit” të vet grumbullon dhjetëra milionë euro, që pastaj kjo shumë e fituar në mënyrë të pandershme, duke prekur madje edhe nderin, e respektin e njerëzve më meritorë të kombit atdheut. Ky pasurim me shuma marramendëse parash me gjuhë rruge me sharje e fyerje, bëhet mollë sherri mes trojkës, pasi secili kërkon të zhvat më shumë se tjetri, duke u shfaqur në pozitën të njerëzve, rolet e të cilëve i kanë luajtur në skecet e tyre.
Tani këta keqanë skeçesh do të nxjerrin video kundër njëri tjetrit, duke emetuar njëri-tjetrin, duke akuzuar njëri tjetrin për hajni, zhvatje dhe po të kishte shtet ligjor të tre këta sharlatanë do të përfundonin nëpër burgje, por në mungesë së Shtetit, këta si mijëra të tjerë do të mbesin të pandëshkuar.