RKL: "Stupci-stupido", Valdet Bajrami nuk resht fyerjet, talljet e djallëzitë kundër UÇK-së

RKL: Stupci-stupidus merr urime, mbështetje e lëvdata por edhe sharje për videon më te re kundër UÇK-së

(Monolog dhe dialog)

– Shish shih, sa urimet m’i kan çu e unë budalla fillova me dyshu mos kam gabu. Pa, pa pa,…

-“Bravo Vedat, je Zoti vet. Heu ç’ jav ke lu nonen, hallall të koftë”.  Njo, dy, tre, katër, s kanë të sosun. Duhet ti lexoj mos m’ ka sha ndokush… Po, po, njo, dy tre, po jo aq shumë, ma shumë m’ kan livdu…

S’ mujnë me ba kurgjo. Ata hajvanat nuk e din shka asht humori. Besa me thanë t drejten osht shume ma teper se humor por, do te shohim.

Ndërkohë i hapet telefoni:

-Alo, po, po Vedati jam!

-Bravo, të lumtë, të lumtë e të lumtë, se jav ke kajtë nonën!.

– Alo je Vetoni apo?

– Ma paske harru zanin, po vetë Veton Surroi jam dhe të përshëndes nga zemra për këtë mënyrë të shprehjes së artit, në një shkretëtirë intelektuale, të cilën  pak kush e  kupton. Je treguar shumë inteligjent, Vedat. Ky është art, bre. Shtihesh sikur po ia qanë hallin dhe e fut në gropë me gojën hapur.

– Besa kam fillue mu frigu pak. Ka reaguar keq ajo vajza e tij,  në emen  t’ familjes.

– Pse a mos ke pritë me të lavdue. Ku kupton ajo çka është humori, satira, sarkazma. Kanë tjera halle ata. Kupa osht me  diabet, nuk del gjallë jo, këtë ta siguroj unë. Nejse se nuk kam kohë. Sot takohem një të besuar të shefit, tung…

Pasi merr një gotë dhe e pi rrufeshëm lëngun e   “Becherovkës”, ndez cigaren vijuese dhe fillon të lexojë mbështetjet e reagimet në adresën e  tij.  Sërish telefoni…

-Alo, Vedati apo?

-Po, po, Vedati.

-Hej ti nuk më njeh dhe nuk po ta tregoj emrin, se çashtu e kom punën. Jam dëshmitar i mbrojtun kundër Kupës dhe me ta than t drejten, tash po m dhimet, e ke shkallmu krejt. Ne çfare derexhe e ke çit ti, kjo osht ma shume se me denue 20 vjet, aq ma ka thanë hetuesi, asht si sllovak, po une merrem vesh  me ta serbisht.

– Hej mire,  mbasi je deshmitar, a asht e vertet’ ajo qe po flitet e po shkruhet për te, se unë veç hajgore ka ba me te.

-Jo kto s muj me ta thane, se i del duçi ksaj pune. Nese je i ineresum mujm’ mu taku dikund, ta tham n kater sy.

– Jo, jo, S ka randesi kjo. Atij ja kan’ caktue kulaçin. Zor se e pret gjykimin.

Ndërpritet lidhja…

Stupci-stupidus fillon të shfletojë faqen… nje e  shame e rrastë, ta shohim  kush asht ky… “Tarrasi”. “Nënën  ty dhe krejt rodit tënd. Po edhe shkina me t pas pjellë, t kish ba pak ma njeri, o qen bir qeni. O me një stupc Drenica kam me t i…. krejt robt kah i kie, o langar pisi…

-Ma prishi dispomimin ky qen bir qeni. Nuk po i lexoj ma. Shiko si shan, me stup Drenice a nuk guxon me kallzu, kush asht. Po edhe me kallxu, s di shka muj  m i bo. Shiko çfare egersinash ka në Drenicë. M kujtohet ai aktivisti  i Vetëvendosjes në Gjilan kur tha: “Nëse doni t shkoni n kopsht Zoologjik, shkoni n Drenicë e shikoni pa pare”. Thuej qi nuk e ka pasë të drejtë. Pa lidhje po flas. Po ku e marrin vesh humorin kta qi as emrin e humorit nuk e kuptojnë…

sërish telefoni:

-Alo Vedat burri, jam Parimi, njihemi por moti nuk jemi parë.

Po Parim, të njoha në zë.

-Dëgjo, unë të uroj për skeçin, por ki kujdes. Nëse ke frikë takohemi diku dhe të mësoj si nxirresh në mënyrën me të lehtë, ashtu sikur jam nxjerrë unë.

-Po thuaje mor, çka po pret,  ne njihemi prej sa kohe, madje kemi  edhe një lidhje.

-Mos po na përgjon ndokush.

-Jo telefoni im nuk përgjohet për këtë jam më se i sigurt.

-Unë nuk jam i sigurt, Vedat. Nëse ke kohë, brenda një orë mund të vij, ose mund të  takohemi diku.

-Në rregull atëherë, po dalim te ajo kafeneja përballë Pallatit të Kulturës.

-Shihemi pas një ore.

-Tung…

-Tung….

-“Parimin e patën rrahë keq kur shkroi se me pasë kanë gjallë Adem Jashari e kishte privatizue  Telekomin e Kosovës. Një fjalë goje, thjesht një paragjykim bre dhe e rrahen në sy të shoqes… Nuk durohen kta bandita. Çka dine kta çka ashti shkrimi, skeci, humori….  Hë… hë, por besa dinë çka asht stupci, ma mirë se unë. Unë flas e ironizoj për stupca, po këta qenat e UÇK-së e përdorim. Kjo edhe m ka shty me i krijue Stupcat. Megjithatë, në mënyrën time ja kam kajtë nanat, por tash e tutje nuk e di si ka me rrjedhë. Thjesht kam pak frikë. Pale të shohim çka do të më këshillojë Parimi….

Një orë më vonë në pijetoren “Pajtimi”.

-Tung!

-Tung!

-Dëgjo Vedat. Po ki kujdes ama. Pasi e botova atë shkrimin “Nëse Adem Jashari do të ishte gjallë dhe do të ishte milioner i korruptuar”,  një mik imi që kishte përvojë më shumë se unë, më tha. -Gjej dy shokë apo miq të cilëve u beson dhe dikur pak para se të errësohet, le të  maskohen pak dhe le të sulmojnë. Mos i trego as bashkëshortes. Grithu pak në fytyrë,  shkapuriti flokët dhe njëri nga ata le la mëshojë një grusht, se nuk bahet kjameti. Pasi të ikin  ata,  merr telefonin dhe lajmëro policinë… Kjo është e tëra, Vedat. Veprova sikur në skenar. Erdhën policët, më morën në pyetje mua shoqen dhe do të tjerë. Shkova te mjeku i cili konstatoi të rënat  dhe u nxora paç. Pas një kohe kisha do sharja nga prapa dhe Policia në dha një revole që të ruhesha. Po kështu revole mori edhe një koleg imi. Edhe ai ka imporvizue rrahje, por njëherë e kanë rrahë përnjëmend, mandej edhe i kanë pshurrë në gojë dhe nga veçsa nuk asht çmendë.

-Nuk di çka t’ them. Kjo është e lehtë për ne artistat, mujmë me gllumitë, ashtu sikur na ka mësue profa Petrovci, por nuk po më duket se për kaq punë mund të më sulmojnë fizikisht. Me m’ sha i duroj se s kam shka me bo.  Veç sot e kam marrë një të shame qi s flitet me fjalë. I ashtushmi me m zanë dikur vet mundet edhe me m vra, për me m pshurrë në gojë,  nuk e di si ndihna por goja lahet.

-Nuk e di, do të mendoj. Pret kjo punë. Tash do të ruhem dhe nuk do të dal vet as ditën. Natën jo se jo.

Në orët e mbrëmjes.

-Ta shikoj adresën… Heu janë bo me qindra. Ma mirë nuk po e hapi se nuk muj me fjetë tanë natën…

Telefoni

-Alo, Vedat, Shkelza jam. Më njeh me siguri.

-Po mor po si nuk të njoh, edhe pse pak herë jemi takue.

-Si po ndihesh, apo të të shkruajnë, a por të kërcënojnë.

– Po, po kan fillue edhe të më shajnë, të më kërcënojnë, por besoj qi kalon shpejt.

– Dëgjo unë kam me shumë përvojë  se të gjithë, po mos u bëj merak. Ty t koftë hallall. Tri  herë e kam kqyrë videon. E ke vajtuar, ke dhanë krejt çka mund të jep një artist si ti. Po thonë se i ka pëlqye shumë edhe shefit. I kanë fry hundët  do shokë të Kupës në Vetëvendosje, por  iu kalon edhe atyre. Me rëndësi asht qi ata nuk guxojnë me reague publikisht. Hiq mos u ban merak, me randësi asht qi shefi e shefica nuk jau përmenden emrat dhe po i injorojnë e do t i injorojnë. Ata edhe ashtu nuk dalin gjallë nga Haga, veç nese ndodh ndonje diçka e papritun.

-Çka mund të ndodh për shembull?

-Nëse bahet luftë, e  vjen Serbia në Kosovë, atëherë ata i merr në juridiksion Beogradi.

-Leri ato përralla Shkelzë, pas Zotin, po ku vjen Serbia kur e kemi këtu NATO-n.

-E kemi dhe nuk e kemi. Kurrgja të sigurt nuk kemi. Kosova është nën sovranitet të Serbisë me rezolutën 1244. Mund të vije te një pajtim mes NATO-s dhe Rusisë për pak  kohë.

-Boll fort i urrej krejt qenat e UÇK-ës por shkiet janë ma të këqinj.

– Thuaj serbët e jo shkiet, Vedat, se nuk të ka hije. UÇK ka vra njëmijë civilë serb. Edhe ata shqiptarë që po thonë se i ka vra Serbia, unë dyshoj shumë. Nuk ka të dhëna. Duhet pasun shumë kujdes.

– Shkelzë ta mbyllim pashë Zotin, me ty asht vshtire me folë, Kështu ka than një herë edhe Albini.

– Albini është njeri me arsye. Atë e bindin faktet e mia, se unë flas me dokumente jo fjalë në hava. Edhe ai ma ka kthye  shpinën,  por jo me zemër, vetë ma ka thanë, por ishte me një presion të madh dhe iu desht të më shkarkojë nga detyra, por vetëm formalisht, rrogën e marr, kuptohet me pare të partisë, kesh.

– Nejse, asht mirë me u rue, natën e mirë…

– Natën…..

“Shiko, shiko ky beson se kthehet Serbia në Kosovë, mandej e pret me zemër hapur. Po unë?

Po si u ndodha vetëm sonte, bre. Më çmenden këta shokët e mi. Nuk di shka po baj. Pi duhan, pi raki, gjumë nuk kam, ndihem i lodhun. Nuk i kam ba kujt të keqe, por as Kupes. Une mendova qe ai do ta kuptojë për të mirë, se m’ kanë thanë se nuk iu jep rëndësi hajgareve të hajgarexhive. Ndoshta familja ka reaguar pa dijen e tij!, Nuk dihet… Ishte një reagim emocional, pa fakte, pa dije nga arti…

Me thanë të vërtetën, me asnjanin prej atyre të treve nuk kisha guxue me lue kështu si me Kupën.  Pra e kam zgjedhë atë që kam mendue se asht më i dobët, ndërsa për te kurrë nuk kam ndie që është folur keq sa asht folë  për Hashën e të tjerët. madje edhe Hasha e ka sha dhe e ka fye. Kjo dihet botërisht.

Hej Vedat kastraveci, po çka t u dash me shtir tjerrë në kambë të shnoshë….

Jo, jo nuk kam gabue, nuk po ma nien.

Prapë telefoni:

– Alo Vedat, jam redaktori i “Botës Sot, jam Idrizi, tani fund e krye me Albinin e Vjosën. Të përshëndes  dhe të uroj për skeçin. I ke kallë krej ata t malit, jav ke lue nanën, por sikur ta kishte ba nji tjetër të Thaçin apo Veselin, ta kisha pague dhjetë fish. Për Rexhën jo se ai asht me ne.

– Jo, jo, nuk kam disponim, hiq. Më kanë sha e më kanë kërcënue. Nuk po ndihem mirë…

– O Vedat po të jetë për kërcënime e fjalë hava mue ma kanë mbytë 10 herë deri tani. Ktyne u ka vdekun morri. Kta veç mujnë  me lehë ani tash qi e kem Qeverinë, Presidencën dhe Kuvendin tonë. E kemi policinë, Sveçlën, Albulenën i kemi të gjitha, o burrë. I kemi shkelë  në qafë. E ke pa, as ata të shoqatave nuk kanë rague nuk guxojnë, ose janë përça përbrenda.

– Dëgjo Idriz, flasim më vonë, tash jam me nerva.

– Ata qoj një “mike” timen,  për argëtim?

– Jo, jo, natën e mirë.

– Natën….

Dy ditë më vonë

Tash do ta boj llogarinë qi ka ardh  në adresën time.

Gjithsejt 389 shkrime në mbështetje dhe shamje. Prej tyre 220 në favorin tim, 169 kundra ose  asnjajca. Kjo do me thanë qi shumica jan me mu, shumica m përkrahin. Ktyne tjerëve kush po jav kanë nanën, por nuk janë pak, as ata.

Ajo qi osht me randsi, ne mesin e perkrahsve i kom edhe dy politikan me za, Ramë Bujën dhe Vlora Çitakun. Rama, mendon se duhet t i kerkoj falje familjes së “Kupës” ndërsa e lavdron  artin tim ma shume se t gjithë. Nuk e di pse, ndoshta mbasi nuk janë me një parti me Kupen, po n’ lufte jane kone bashke edhe me parti shume vjet. Nesje. Ramen e kam prej meje.

Po jo Vlora kah na doli. Ajo madje thotë se kam pas qëllim të mirë, se qëllim kryesor koka kanë drejtue kunder Albinit e Vjosës, qi nuk ja kanë përmend emnin Hashës e Kupës. Kta  nuk e  kom mendue hiç por në art edhe kjo shkon. Secili e merr për vete.

Telefoni.

– Alo, Vedati apo?

– Po vetë Vedati jam, po ti.

– Unë jam një mik i yt, qi t; due shumë dhe t shikoj për natë, në jutube. Kam veç ni porosi. Pse bre burrë po merresh me Jakupin. As un nuk e du, veç pse asht i luftës, se unë jam me Rugovën, por me folë t drejtën nuk e di kujt ka mujtë mi bo kaq ai njeri. Pse bre Vedat s po i përrzhitë nja Hashimit. Ata me gri pak nga pak nuk m dhimbet. A e ke pa kur ja shtengoje doren e dashke me ja thy kryetarit tonë, tuj e dite qi ai ishte zajf dhe i smutë…

– Hej, ti miku jem. Nuk boj skeçe me porosi…

– Ta paguj pasha Zotin, sa t thush, veç me m kallzo a guxon. Mo u tut, ai nuk del gjall prej Hage..

– Tung miku…

– Alo, alo?…

– Duhet me mshelë ket telefon muti. N tana anet po i vje era, Vedat. Po kush po jav luen nanen atyene ktyne, Po per mu kraj nja jane. Haja qenit pija qenit tash po i bi karadyzenit… Oh moj e mira…..

 

( Gjuha e personazheve, në këtë shkrim, është “standard” i përdorimit ditor të  nivelit arsimor dhe edukativ të këtij lloji të përdoruesve, që postohet  dhe shihet  më së miri nëpër forume të disa medieve e portaleve, në fejsbuk e të tjera,  sidomos në Kosovë).

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …