RKL: Të ashtuquajturit gazetarë profesionistë të Kosovës, marrin në mbrojtje kanakaren e gazetarisë pro serbe, Jeta Xharra

I ashtuquajturi “Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës”, merr në mbrojtje kanakaren e gazetarisë titiste dhe pro serbe në vendin tonë, Jeta Xharra,  e cila ka ngritur akuzë kundër drejtorit të gazetës së përditshmes, “InfoPress” dhe katër bashkëpunëtorëve, si dhe kundër disa personaliteteve me rëndësi të luftës dhe të paqes në Kosovë. Këtë akuzë e ka marrë seriozisht EULEX-i, edhe pse hetuesit dhe gjyqtarët e këtij misioni flenë qetë mbi dosjet e kriminelëve serbë, të cilët kanë kryer masakra barbare kundër shqiptarëve, gjatë luftës në vendin tonë. Kjo shoqatë e dhjetëra gazetarëve naivë, që krekosen me “profesionalizmin” e tyre është mbeturinë e ish gazetarisë së pushtuesve serbë, të cilët aktualisht janë anëtarë aktivë të Rrjetit Ballkanik të Gazetarëve, që qendër dhe ideologji të tyre kozmopolite  e kanë pasur dhe e kanë Beogradin. Këta gazetarë, në krye me pro serben e dëshmuar, Jeta Xharra, kanë “hulumtuar” të ashtuquajturat krime të UÇK-së, dhe disa prej tyre fare lehtë mund të jenë  edhe dëshmitarë të mbrojtur të Dik Martit. Aktualizimi i kësaj akuze pa bazë,  në kohën e krizës në veri të vendit, doemos se është bërë me inicimin e gazetarëve të BIRN-it, të cilët, në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë nuk përfaqësojnë gazetarinë progresive dhe liridashëse të Kosovës, por vetëm një segment të mbetjeve gazetaruce nga regjimet okupatore dhe nga kumbaria apo dashuria e dikurshme  serbo-shqiptare e bashkim vëllazërimit.


Pavarësisht se ky asociacion përbëhet vetëm nga dhjetëra emra gazetaresh, të cilët në radhë të parë kanë mungesë profesionalizmin e gazetarisë bashkëkohore, prania e deklaratave të përditshme të këtij “kruzhoku” gazetarësh në mediet me prejardhje nga e kaluara komuniste titiste është evidente, meqë mbështet ish mendjet e robëruara, ata që nuk po mësohen dot me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.


Gazetarët e luftës së UÇK-së, reagojnë kundër  përzierjes në politikë të letër-nxirësve, që veten e tyre e konsiderojnë profesionistë, ndërsa bashkëpunojnë me shërbimet e ndryshme sekrete në dëm të popullit dhe shtetit të Kosovës. Të tillët nuk përfaqësojnë armatën e madhe të gazetarëve Kosovës, por vetëm një segment të degjeneruar të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …