RKL

RKL: Vazhdon fushata e egër dhe linçuese e Kompanisë Koha kundër kreut të luftës së UÇK-së

Behlul Beqaj, analisti i jugo-medieve shqip, thotë se nuk duhet të krenohemi me ata që po na turpërojnë, në Hagë, sikur po na turpëruaka, sipas tij, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi. Veton Surroi, mohon të ketë  pasur ushtri Çlirimtare, as  luftë të tyre në Kosovë, ka pasur vetëm kriminelë.

Xhejms  Rubin,  Ish- zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit gjatë luftës në Kosovë, ka konsideruar aktakuzën kundër Hashim Thaçit si të pabazuar në fakte, ndërsa Thaçin e konsideron si njeri të drejtë dhe mik të tij.

Robert Bosh: UÇK ishte një organizatë që u paraqit në fund të viteve ‘90-ta, sepse aktivitetet paqësore të Rugovës nuk patën rezultat dhe disa të rinj, ndër ta edhe presidenti Thaçi deklaruan se tanimë duhet rrokur armët, se vendi ynë do të shkatërrohet.

Dy akuzat e para për UÇK-në të Behlul Beqajt dhe Veton Surroit janë të tilla si ato të Sheshelit, Daçiqit, Vuçiqit, madje të shprehura me një patetikë të urrejtjes së njëjtë me atë të Milosheviqit kundër shqiptarëve. Nga ky soj “jugoviqësh” të rinj janë edhe Vehbi Kajtazi, Shkëlzen Gashi, Adriatik Kelmendi, Flaka Surroi, Enver Robelli, një Majlinga Bregasi, e dhjetëra të tjerë, të cilët ekskluzivisht shkruajnë për Kopmaninë Koha, e cila mbanë të gjallë flamurin e vetëm të Jugosllavizmit në Kosovë.  Kjo “kotillë” jugosllave, mjerisht ka pasur dhe ka përkrahjen e ish strukturave politike, policore, të milicisë, të OZN-së dhe UDB-së, të cilat kanë mbajtur pushtetin vasal për afër 50-vjet, në Kosovë dhe të cilët janë infiltruar kudo në mekanizmat dhe institucionet e Kosovës edhe pas çlirimit nga Serbia.

  Andaj nuk është për t u habitur që ky soj shqipfolësish është gjallë, madje i fortë, sepse ndjenja e tyre e kalitur që në rininë e hershme  me patriotizmin jugosllav nga baballarët e nënat e tyre, është pjesë e qenies dhe përcaktimit të tyre ideologjik dhe politik. Pastaj është tjetra, më e qenësishmja, të gjithë këta me ndonjë përjashtim kanë vjelë favore marramendëse nga ish regjimit të cilit i kanë shërbyer sikur i shërben qeni apo skllavi padronit. Kjo klasë degjenrerikësh, as për 20 vjet të krijimit të realitetit të ri në Kosovë,  nuk po arrin të mësohet me kthesën e madhe historike që ka ndodhur dhe kurrsesi më fitoren e UÇK-së dhe të NATO-s në dëbimin e përjetshëm e të gjithkohshëm të regjimit ndër më barbarët, që i ka njohur historia, sikur ishte regjimi i Milosheviqit dhe i mbetjeve të tij në Serbi, por edhe në Kosovë.

Në rastin konkret kemi të bëjmë me një mendësi të trashëgimisë pacifiste, e cila ndër shekuj ka jetuar me “lepe-peqe” jes-moljim etj. Kjo klasë e cikluar dhe e ricikluar ndër shekuj, nuk është specifikë vetëm e shqiptarëve, por vërehet edhe te popujt e tjerë të cilët gjatë shumë shekujve kanë jetuar nën robëri.

Një segment politik dhe ideologjik i ish strukturave qeveritare e pushtetarë të regjimit serb, në Kosovë është i pranishëm në tërë mekanizmin shtetformues të vendit, dhe pikërisht kjo ka sjellë

stagnimin e të gjitha proceseve pozitive e afirmative  të Republikës së Kosovës, nga e cila nuk heq dorë  Serbia edhe për faktin se e di fare mirë që jo pak shqiptarë e shqipfolës e kanë dashur dhe e duan Serbinë, madje edhe këtë të Sheshelit, Vuçiqit e të Daçiqit.

Dy mbrojtjet serioze të luftës së UÇK-së dhe kryetarit Hashim Thaçi, të shprehura nga Xhejms Rubin dhe Robert Bosh dëshmojnë për realitetin dhe drejtësinë e luftës së UÇK-së

Në vazhdën e publikimeve kundër luftës së UÇK-së dhe pranimit të akuzave ende  të paverifikuara dhe  të pa publikuara të Gjykatës Speciale, pikërisht në kohën kur për të katërtën  ditë me radhë po merret në pyetje kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, kompania Koha e Veton dhe Flaka Surroit vazhdon publikimin e shkrimeve linçuese, fyese e përçarëve kundër UÇK-së. Sot ajo ka botuar një shkrim të mashtruesit dhe abuzuesit  me paratë publike, Behlul Beqaj, i cili fton shqiptarët e ndershëm, ata të sojit dhe rodit të tij degjenerik që të mos krenohen me Hashim Thaçi, Kadri Veselin dhe 270 të akuzuarit e Gjykatës së Hagës, sepse, sipas mendjes së tij të robëruar ata e paskan turpëruar Kosovën, me luftën e tyre çlirimtare. Madje kjo krijesë e pa pikë dinijiteti njerëzor e kombëtar krenohet se ka qenë edhe zyrtar i UÇK-së në Tiranë, gjatë kohës së luftës, ndërsa pas luftës e botoi dhe e zhvati deri në bankrotim një gazetë të PDK-së dhe nuk u mor asnjëherë në përgjegjësi. Më vonë u akuzua për keqpërdorim të parasë publike, por kurrë nuk doli para gjyqit

Dikur mik e vasal i Thaçit, më vonë kundërshtar i tij, analisti i jugomedieve, Behlul Beqaj kohë më parë konsideronte se është pa kuptimtë nëse Gjykata Speciale nuk e arrestonte kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, meqë sipas tij ai kishte qenë edhe shënjestra kryesore e raportit të Dik Martit të cilit i beson fort ky analist i nostalgjisë së bashkim vëllazërimit. Ai thotë se Thaçi nuk ka përkushtim për Amerikën. Do të ishte padrejtësi e madhe që personi më i apostrofuar në raportin e Dik Martit të shpëtojë nga Gjykata Speciale”, theksoi Behlul Beqaj për jugo-mediet e Kosovës, duke arsyetuar raportin e Dik Martit  në të cilin shkruan se “luftëtarët e UÇK-së kanë kontrabanduar me organet e serbëve të rrëmbyer gjatë luftës në Kosovë”. (PRIZRENPRES  E mërkurë, 15 korrik, 2020)

Mendja e robëruar e Behlul Beqajt mendon se në Kosovë duhet të krijohet një parti anti-Drenicë dhe ajo parti të futet në Parlament

Analisti Behlul Beqaj beson se në zgjedhjet e sivjetshme parlamentare nuk do të votohet për programin politik, por do të jetë një votë pro ose kundër qeverisjes së gjashtë vjetëve të fundit. Qeverisja aktuale, sipas tij, identifikohet shumë me Drenicën,  “Unë i thash edhe një shoqes time në politikë; po që se sivjet do të krijohej një parti ant-Drenicë, ajo parti do të arrijë të futet në Parlament” Kohë më pare një polic me mendësinë e milicit të Serbisë kishte thënë:

Nëse doni të shkoni në kopsht zoologjik,  shkoni në Drenicë!.

Një tjetër polic-milic gati sa nuk kishte pëlcitur  nga gëzimi se do të arrestohet, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ndër titujt bombastikë të jugo-medive u ka rënë të lexoni:

-Specialja po e dridh Kosovën!

-Tërmeti special!

-Po vjen epoka e Speciales, çirrej Adriatik Kelmendi në kohën e festimit të 19-vjetorit të  Epopesë së UÇK-së.

Kjo urrejtje patologjike vjen nga ADN-ja politike. Këto klithma dalin nga koka e djalit të prokurorit të Serbisë e të ish-Jugosllavisë, nga goja e djalit dhe bijës së ambasadorit të Titos, nga mendja e gjymtuar e sojit jugosllav, nga bastardët e dëshmitarët e mbrojtur të Gjykatave të EULEX-it e të Hagës

Dy mbrojtje serioze të luftës së UÇK-së dhe kryetarit Hashim Thaçi, të shprehura nga Xhejms Rubin dhe Robert Bosh

Përderisa shqipfolësit e Kosovës, që kanë përfituar milionat në Kosovën e lirë dhe të pavarur, të ujitur me gjakun e dëshmorëve e martirëve, përderisa këta ngrehin zërin kundër UÇK-së, kundër Drenicës e Dukagjinit, përderisa llapin qenërisht, në anën tjetër jo pak autoritete ndërkombëtare kanë pasur dhe kanë qëndrim kundër Gjykatës Speciale, të njëanshme dhe raciste dhe kanë qenë e kanë mbetur në mbrojtje luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish- zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit gjatë luftës në Kosovë, Xhejms  Rubin ka konsideruar aktakuzën ndaj Hashim Thaçit si të pabazuar në fakte. Rubin kujton kohën kur është njohur me Thaçin në Rambuje, dhe rrëfen se ai ishte njeri i ndershëm. James Rubin shprehet se është krenar që punoi me Thaçin gjatë luftës në Kosovë pasi së bashku arritën mbështetje në perëndim dhe mposhtën agresionin ushtarak serb. “Të jem i sinqertë, është kënaqësi të flas me miqtë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Një nga punët më të rëndësishme të miat ka qenë për të dhënë ndihmë për popullin tuaj. Unë po shpresoja që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do ecte përpara. Vijoj të shpresoj për një zgjidhje për të mirën e gjithë popullit të Ballkanit. Nuk e prisja publikimin dramatik të akuzave ndaj Presidentit Thaçi. I di disa nga akuzat që janë drejtuar ndaj tij. Por jam krenar me punën që kam bërë me Thaçin në vitet 1998- 1999, sepse siguruam mbështetje perëndimore dhe arritëm të mposhtim agresionin ushtarak serb. Sa herë që akuzohet për diçka, është shqetësuese, nuk kam parë ndonjë fakt mbi akuzat. Ka shumë akuza në botë, por dua të di faktet, dhe s’kam parë kurrë fakte. Më vjen keq se pse mund të ndërhyjë në procesin e paqes dhe stabilitetit Kosovë- Serbi .”- tha Rubin.

Në intervistën dhënë Radio Televizionit të Kosovës, ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka folur për aktakuzën e ngritur ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai, u përqendrua më shumë rreth kohës sa ishte me detyrë si ambasador i Holandës në Kosovë. “Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi të tregoj më shumë rreth kohës që isha në Kosovë kur raporti u publikua dhe isha shumë i befasuar, meqë së pari ishte jo mirë i shkruar dhe në të vërtetë nëse lexon këtë raport dhe ajo që më befason është se gjyqtarët thonë që të shikojnë krimet nga ana e UÇK-së, por jo edhe krimet nga serbët. Pika kryesore e aktakuzës është trafikimi me organet, ku lidhur me këtë më 2014 Knut Wiliamson, prokurori amerikan, konkludoi se nuk ka asgjë dyshuese rreth trafikimit me organe”, ka deklaruar Bosch. Më tej ai shtoi se” “UÇK ishte një organizatë që u paraqit në fund të viteve ‘90-ta, sepse aktivitetet paqësore të Rugovës nuk patën rezultat dhe disa të rinj, ndër ta edhe presidenti Thaçi deklaruan se tanimë duhet rrokur armët, se vendi ynë do të shkatërrohet”. UÇK-ja bëri diçka që ishte e ndershme për të luftuar, as më pak e as më shumë se për mbijetesë ka saktësuar Robert Bosh..

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …