Vdiq fizikisht kleriku grek, Janullatos por eshtrat e këtij varrëmihësi dhe shkatërruesi të Kishës Autoqefale Shqiptare, të Fan Nolit, do të ngelin në Tiranë, ashtu si mijëra mbetje eshtrash të grekëve, që kishin bërë përpjekje ta pushtonin jugun e vendit, në vitin 1941, dhe të cilëve Greqia u ka ngritur monumente madhështore, me leje të trojkës pushtetare; Berisha, Meta, Rama. Sot me rastin e varrimit të Janullatosit, në qendër të kryeqytetit të Shqipërisë, turmat greke kanë vërshuar Tiranën, e cila, mjerisht e fatkeqësisht, nuk duket se është vetvetja. Nderimi që po i bëhet nga shqiptarët varrëmihësit dhe shkatërruesit të Kishës Autoqefale Shqiptare, vë në dilemë identitetin kombëtar e fetar të shumë e shumë shqiptarëve…
Para shtatë vitesh, në përgjigje të interesimit të gazetarëve lidhur për marrjen e nënshtetësisë shqiptare nga Janullatos, kryeministri Edi Rama u shpreh se “ka bërë shumë mirë kryetari Ilir Meta që i ka dhënë nënshtetësinë Kryepeshkopit grek. “Unë besoj që është një akt i vonuar dhe i cili pajton dhe nuk ndan. Kjo është vërtetë ana pozitive e këtij akti. Natyrisht që figura e Kryepeshkopit është e ngarkuar me një simbolikë të rëndë, në kuptimin e peshës, simbolikë komplekse, por të mos e harrojmë asnjë herë që ai ishte drejtuesi i një procesi rilindjeje nga hiri i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare”, tha Rama, duke fshehur të vërtetën historike të masakrave greke kundër shqiptarëve Në këtë fazë tranzicioni, nuk e konsideroj pikë mbërritje të Kishës Autoqefale Shqiptare, por kryepeshkopi ka luajtur një rol të rëndësishëm pozitiv, edhe pse me të, jo gjithmonë kemi ndarë të njëjtat pikëpamje. Kompleksiteti i kësaj lidhet me faktin se me vendin fqinj janë të lidhura shumë fate dhe cilësia e jetës dhe mirëqenies së popujve tanë dhe kjo ka ndikuar nganjëherë negativisht dhe padrejtësisht mbi figurën e kryepeshkopit”, kishte thënë asokohe, Edi Rama.
Trojka pushtetare; Berisha, Meta, Rama, asnjëherë nuk ka folur as e marrë në mbrojtje At Nikollë Markun, pasusin besnik të Fan Nolit, themeluesit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, për shkak të përplasjeve me kryepeshkopin grek, Anastas Janullatos. Ai është drejtues në Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë i vendosur në Kishën e Shën Mërisë, në kalanë e Elbasanit, me vullnetin e besimtarëve ortodoksë, por dhe të simpatizantëve të besimit krishterë, duke siguruar në mënyrë të ligjshme një vendim gjykate në qershor 1996, me numër 2634, si subjekt kulti. Janullatos nuk e njehu At Nikolla Markun si prift të ligjshëm dhe e konsideron vendosjen e tij në Kishën e Shën Mërisë, Elbasan, si uzurpim. Prej vitit 1996 At Nikolla Marku vazhdon të jetë në këtë kishë.
Ja si u ngul për së gjalli dhe tash po zë rrënjë, për së vdekuri, Janullatosi në Shqipëri. Dhe atëherë mendohej se të mirat nga Greqia “do të na vinë tok”, të gjithëve. Nga lëshimet e fundit është edhe vazhdimi ngritjes së Komplekseve të varrezave të ushtarëve pushues grekë në Shqipëri, në vitin 1941, pavarësisht se do të gjenden apo jo eshtrat e tyre, në to mund të varrosen edhe eshtra shqiptarësh, pse jo edhe eshtra gomarësh, kuajsh e buajsh. Greqia sot i paguan shtrenjtë ata eshtra, ashtu sikur i ka paguar deri tani, dhe varrëmihësit shqiptarë, pa identitet kombëtar do t i rreken biznesit dobiprurës. Më mirë një “drahmi” në dorë se një eshtër e gjyshit apo gjyshes diku në varrin, të cilit nuk i dihet mirë as vendi se ku duhet gërmuar. Më lehtë është të nxjerrësh eshtra që paguhen dhe nuk të ndjek shteti as kisha, sesa të mbjellësh kanabis dhe të rrezikosh burgun.
Nuk është më koha e Enver Hoxhës, kur pushtuesit grekë i tërhiqnin eshtrat e ushtarëve të tyre, nga vendi ku ata kishin lënë kockat, por është koha e pushtetarëve servilë, dhe turmave pa identitet të mirëfilltë kombëtar, që shesin eshtra njerëzish e gomarësh për drahmi greke dhe japin falas tokë shqiptare për t i rivarrosur eshtrat e pushtuesve të tokave shqiptare. Tani edhe kleri malazez e serb kërkojnë Monument me eshtrat e 12.000 serbo-malazezve të vrarë, me rastin e rrethimit të Shkodrës, në vitin 1914.
Ahmet Qeriqi
- 1. 2018
Përditësuar
- 1. 2025
Prishtinë