Tashmë nuk ka fije dyshimi se Gjykata Speciale ka për qëllim kriminalizimin e luftës së UÇK-së, duke shpallur fajtorë dhe duke dënuar krerët më të lartë të luftës, dhe me këtë akt, duke dënuar në tërësi edhe luftën tonë çlirimtare e fitimtare.
Përderisa kjo Gjykatë është politike dhe në esencë antishqiptare, përderisa ka për qëllim barazimin e kriminelit me viktimën, barazimin e luftës çlirimtare të shqiptarëve me luftën fashiste për pushtim e nënshtrim të Kosovës nga Serbia hegjemoniste e kolonialste, përderisa një klan autoritetesh nga BE-ja ka për qëllim ta shfajësojë Serbinë dhe t’ i fajësojë shqiptarët për luftë, do të ishte krejtësisht e pamoralshme dhe e dënueshme kombëtarisht që të pranohet dhe të legjitimohet kjo krijesë tipike gebelsiane. Kjo gjykatë i dënon për krimet e supozuara vetëm shqiptarët, ashtu sikur në Gjermani regjimi i Hitlerit dënonte, deportonte e zhdukte hebrenj, vetëm sepse i takonin një etnie të tillë. Krejtësisht identike është edhe Gjykata Speciale, e cila dënon vetëm shqiptarë, vetëm ata që kanë luftuar në radhët e UÇK-së dhe që kanë vrarë policë e ushtarë serbë dhe bashkëpunëtorë shqipfolës të Serbisë, tradhtarë të interesave të kombit tonë, por nuk kanë vrarë asnjë fëmijë serb, nuk kanë dhunuar asnjë grua serbe.
Gjykata Speciale nuk i dënon policët e MUP-it nga radhët e shqiptarëve, të cilët kanë vepruar nën komandën e Serbisë dhe kanë vrarë shqiptarë. Të tillët u kanë prirë forcave serbe në drejtim të fshatrave ku ishte përqendruar popullata civile. Janë dhjetëra raste të tilla kur policët shqiptarë të MUP-it kanë vrarë dhe kanë masakruar popullatën shqiptare, por ata nuk i ndjek “drejtësia ndërkombëtare”, sepse kanë qenë “në detyrë” për ta mbrojtur regjimin e Milosheviqit në Kosovë.
Gjykata Speciale nuk i ndjek kolaboracionistët shqiptarë, që i kanë ofruar Serbisë të dhëna lidhur me lëvizjet e UÇK-së, apo që kanë vrarë pjesëtarë dhe që kanë torturuar e vrarë edhe pjesëtarë të popullatës civile. Nuk i ndjek as ata shqipfolës, hyzmetçarë të regjimit, të cilët kanë torturuar fizikisht shqiptarët nëpër fshatra gjatë luftës.
Gjykata Speciale nuk i ndjek serbët që kanë vrarë e kanë masakruar dhjetëra mijëra shqiptarë. Ajo nuk i ka lejuar vetes kompetenca në këtë drejtim, meqë ka vetëm një qëllim, të akuzojë dhe të dënojë kreun e luftës së UÇK-së dhe në këtë mënyrë ta shpallë terroriste luftën e saj, sepse gjaku i derdhur i luftëtarëve të lirisë solli pavarësinë e vendit nga robëria shekullore serbe. Vetëm me këtë kusht Serbia pranon t’ i bashkohet Evropës.
Këtë synim antishqiptar të Serbisë e kanë mundësuar edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë votuar themelimin e Gjykatës Speciale. Këtë aspiratë kolonialiste e fashiste të Serbisë e kanë votuar edhe disa deputetë që pretendojnë se kanë qenë kreu i luftës, madje edhe themeluesit e saj. Gjykatën e ka përkrahur pa asnjë rezervë tërë elektorati, deputetët dhe zyrtatët e LDK-së, pa asnjë përjashtim. E ka përkrahuar unanimisht Lista Serbe e Beogradit dhe pjesëtarët e pakicave jo serbe, të cilët përveç boshnjakëve kanë qenë pjesë e regjimit të Serbisë, madje edhe në bisedime për fatin e Kosovës.
Gjykata Speciale merr në mbrojtje vetëm kolaboracionistët shqipfolës. Ata i shërbejnë si dëshmitarë të mbrojtur e bashkëpunues, sepse vetëm me një soj të tillë bastardësh, arrin të trajtojë procesin gjyqësor kundër luftës së UÇK-së. Mjafon një dëshmitar bashkëpunues, një kolaboracionist i kohës së Milosheviqit për t’ i dënuar disa eprorë apo pjesëtarë të UÇk-së. Gjykata Speciale nuk ka transparentë, meqë duke paragjykuar gjoja rrezikimin e dëshmitarëve, ajo shtjellon instruksione, të cilat pastaj i merr për bazë si fakte e argumente, edhe pse krejtësisht të njëanshme dhe vetëm nga një burim i instruktuar.
Veteranët e UÇK-së, ata të cilët identifikohen me vlerat e vërteta të luftës, ademjasharianët e vërtetë, (jo ata të shpifurit që rrahin gjoks nëpër tubime apo në të pame nëpër fshatra dhe në anën tjetër pranojnë këtë Gjykatë), idealistë e UÇK-së, nuk do ta pranojnë zezonën e tillë dhe nuk do t’ iu binden autoriteteve ndërkombëtare. Ata, edhe në rast se kidnapohen nuk do ta pranojnë gjyqin fashist të Evropës. Të gjithë ata që do të bashkëpunojnë me këtë Gjykatë, i pret gjyqi moral i popullit, po ai gjyq që ka përshkura bri më bri, Esat Pashë Toptanin, Ceno Beg Kryeziun dhe tërë sojin e bastardëve, po ai gjyq që i ka deklasuar bashkëpunëtorët e çdo regjimi të huaj, që nga koha e Turqisë, Serbisë, Jugosllavisë, e deri te koha e UNMIK-ut, EULEX-it dhe Gjykatës fashiste antishqiptare të BE-së.
Veteranët idealistë, ata që kanë luftuar për ta çliruar vendin dhe nuk kanë rënë pre e lakmisë për t’ u pasuruar, sigurisht se do të riorganizohen me qëllim për t’ i ruajtur vlerat e luftës së UÇK-së, jo vetëm deklarativisht, sikur aktualisht thirren përfaqësuesit e tri organizatave të dala nga lufta, por edhe forcërisht duke mos iu përgjigjur asnjë gjykate ndërkombëtare, për krime të pretenduara. Nëse kemi veteranë të tillë, ata do ta tregojnë me vepër. Ata që do të dotëzohen para kësaj gjykate, nuk kanë të drejtë të thirren në emër të luftës së UÇK-së, sepse lufta çlirimtare nuk ka qenë pronë e kreut të luftës, as është çliruar Kosova për hir të ndonjë komandanti apo kryekomandanti, pavarësisht çka ka kontribuar ai gjatë luftës.
Luftën e UÇK-së nuk e mbrojnë dot ata, që vlerat e saj i kanë kthyer në kapital financiar dhe ekonomik.
Luftën e UÇK-së nuk e mbrojnë dot ata që kanë nënshkruar themelimin e një Gjykate kundër vetvetes.
Luftën e UÇK-së nuk e mbrojnë dot të dorëzuarit e të shantazhuarit. Ata do të bëjnë përpjekje të mbrojnë vetët e tyre, duke u rënë në gjunjë gjyqtarëve e prokurorëve të huaj dhe duke mohuar luftën si Shën Pjetri që mohoi Krishtin. Ja si i përshkruan Noli i madh dezertorët, të penduarit, qyqarët e mjeranët, në poezinë e tij antologjike:
Shën Pjetri në Mangall
Fryn’ e çfryn veriu,
Ngrin, mërdhin i ziu
Dhe mangallit i afrohet
Që të ngrohet.
Krishtin brënda e gjykojnë
Dhe pas ligjës e dënojnë,
E goditin dhe e shtyjnë,
E pështyjnë.
S’del askush që t’a shpëtojë,
Roma do t’a kryqësojë,
Triumfon Legaliteti
Dhe Laneti.
Kur e rrahin dhe e tallin
Pjetri ngulet mbi mangallin;
Kur e pa, u-koll këndezi
Nga qymezi.
Dhe një shërbëtore i tha:
“Je dhe ti një nga ata!”
Po Shën Pjetri proteston,
E mohon.
Kruspull mbi mangallin mblidhet,
Po djek dorën dhe përdridhet;
Se ç’këndon bandill këndezi
Nga qymezi:
“S’ka e s’ka si heroizma,
Edhe si idealizma,
Po kur dimër del behari
S’ka si zjarri.”
-Je dhe ti nga ata !”- thot’ ajo,
E mohon Shën Pjetri: -“Jo!
As e njoh, as e kam parë,
Moj e marrë!”
Kruspull mbi mangallin mblidhet,
Po djek mjekrën dhe përdridhet;
Se ç’këndon bandill këndezi
Nga qymezi:
“Shkab’ e shkëmb me poz’ e fjalë,
Se ç’na dolle shkrumb e galë,
Në je trim këtu tregoje,
Shko shpëtoje.”
Thotë ajo: -“Je, mos gënje!”
Pjetri e mohon me be:
-“Jo, për Zotin, moj aman,
S’jam e s’jam.”
Kruspull mbi mangallin mblidhet,
Po djek gjuhën dhe përdridhet;
Se ç’këndon bandill këndezi
Nga qymezi:
-“Simon Pjetër, Bar Jona,
Kështu ndahet kjo dynja:
Kryqi andej, këtej buxhaku
Dhe allçaku.
Se ç’ e dogje, se ç’ e fike,
Gjel me gjëmb’ e këng’ armike.
Dhe ndërgjegjen se ç’ ia çpove,
Se ç’ia zgjove.
Se ç’vajton Shën Pjetri hidhur,
Lesh-lëshuar, duar-lidhur,
Tri her’ e mohoj pa gdhirë,
Faqe-nxirë.