Tashmë nuk ka fije dyshimi se Gjykata Speciale ka për qëllim kriminalizimin e luftës së UÇK-së, duke shpallur fajtorë dhe duke dënuar krerët më të lartë të luftës dhe me këtë duke dënuar në tërësi edhe luftën tonë çlirimtare e fitimtare. Përderisa kjo Gjykatë është politike dhe në esencë antishqiptare, përderisa ka për qëllim barazimin e kriminelit me viktimën, barazimin e luftës çlirimtare të shqiptarëve me luftën fashiste për pushtim e nënshtrim të Serbisë hegjemoniste e kolonialiste, përderisa një klan autoritetesh nga BE-ja ka për qëllim ta shfajësojë Serbinë dhe t’ i fajësojë shqiptarët për luftë, do të ishte krejtësisht e pamoralshme dhe e dënueshme kombëtarisht që të pranohet dhe të legjitimohet kjo gjykatë tipike, fashiste, gebelsiane.
Kjo gjykatë i dënon për krimet e supozuara vetëm shqiptarët, ashtu sikur në Gjermani regjimi i Hitlerit dënonte, deportonte e zhdukte hebrenjë vetëm sepse i takonin një etnie të tillë. Krejtësisht identike është edhe Gjykata Speciale, e cila dënon vetëm shqiptarë, vetëm ata që kanë luftuar në radhët e UÇK-së dhe që kanë vrarë policë e ushtarë serbë dhe bashkëpunëtorë shqipfolës të Serbisë, tradhtarë të interesave të kombit tonë, por nuk kanë vrarë asnjë fëmijë serb, nuk kanë dhunuar asnjë grua serbe. Gjykata Speciale nuk i dënon policët e MUP-it nga radhët e shqiptarëve, të cilët kanë vepruar nën komandën e Serbisë dhe kanë vrarë shqiptarë. Të tillët u kanë prirë forcave serbe në drejtim të fshatrave ku ishte përqendruar popullata civile. Janë dhjetëra raste të tilla kur policët shqiptarë të MUP-it kanë vrarë dhe kanë marrë pjesë madje edhe në masakrimin popullatën shqiptare, por ata nuk i ndjek “drejtësia ndërkombëtare”, sepse kanë qenë në detyrë për ta mbrojtur regjimin e Milosheviqit në Kosovë.
Gjykata Speciale nuk i ndjek kolaboracionistët shqiptarë, që i kanë ofruar Serbisë të dhëna lidhur me lëvizjet e UÇK-së, apo të tillë që kanë torturuar vrarë edhe pjesëtarë të popullatës civile.
Nuk i ndjek as ata shqipfolës, hyzmetçarë të regjimit, të cilët kanë torturuar fizikisht shqiptarët nëpër fshatra gjatë luftës. Gjykata Speciale nuk i ndjek serbët që kanë vrarë e kanë masakruar dhjetëra mijëra shqiptarë. Ajo nuk i ka lejuar vetes kompetenca në këtë drejtim, meqë ka vetëm një qëllim, të akuzojë dhe të dënojë kreun e luftës së UÇK-së dhe në këtë mënyrë ta shpallë terroriste luftën e saj, sepse gjaku i derdhur i luftëtarëve të lirisë solli pavarësinë e vendit nga robëria shekullore serbe. Vetëm me këtë kusht Serbia pranon t’ i bashkohet Evropës. Këtë synim antishqiptar të Serbisë e kanë mundësuar edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë votuar themelimin e Gjykatës Speciale. Këtë aspiratë kolonialiste e fashiste të Serbisë e kanë votuar edhe disa deputetë që pretendojnë se kanë qenë kreu i luftës, madje, disa nga ata pretendojnë të na bindin se kanë qenë edhe themeluesit e saj. Gjykatën e kanë përkrahur pa asnjë rezervë deputetët dhe zyrtarët e LDK-së, me sa dimë ne, pa asnjë përjashtim. E ka përkrahur unanimisht Lista Serbe e Beogradit dhe pjesëtarët e pakicave jo serbe, të cilët përveç boshnjakëve kanë qenë pjesë e regjimit të Serbisë, madje edhe në bisedime për fatin e Kosovës. Kanë marrë qëndrim të prerë kundër Gjykatës raciste deputetët e Vetëvendosjes, të AAK-së dhe Nismës dhe ndonjë deputet i PDK-së.
Gjykata Speciale merr në mbrojtje vetëm kolaboracionistët shqipfolës. Ata i shërbejnë si dëshmitarë të mbrojtur e bashkëpunues, sepse vetëm me një soj të tillë bastardësh, arrin të trajtojë procesin gjyqësor kundër luftës së UÇK-së. Atyre u kanë premtuar ndërrim të identitetit dhe jetë luksoze për ta dhe familjet në vendet e ndryshme të botës. Disa nga ata kanë ikur dhe kanë gjetur strehim në vende të ndryshme, sipas udhëzimeve të hetuesve të EULEX-it. Disa janë kamufluar si të papunë dhe janë nisur gjoja për në Afganistan për të zënë punë. Disa prej tyre prej mbarimit të luftës jetojnë në Serbi dhe në Mal të Zi, por kurrsesi në Kroaci, në Bosnje apo në Shqipëri.
Për 16 vjet prani ndërkombëtare në Kosovë, UNMIK-u, EULEX-i dhe shërbimet e ndryshme kanë blerë rreth 200 dëshmitarë shqipfolës, të mjaftueshëm për dhjetëra e qindra procese gjyqësore. Në mesin e kolaboracionistëve të Dik Martit ka edhe drejtues të jugo-medieve të vendit dhe si disa politikanë të ish nomenklaturës komuniste jugosllave. Të gjithë ata janë dëshmitarë të mbrojtur, edhe pse shumicës prej tyre u dihet identiteti.
Veteranët e UÇK-së, ata të cilët identifikohen me vlerat e vërteta të luftës, ademjasharianët e vërtetë, (jo ata të shpifurit që rrahin gjoks nëpër tubime apo në të pame nëpër fshatra dhe në anën tjetër pranojnë këtë Gjykatë), idealistët e UÇK-së nuk do ta pranojnë Zezonën dhe nuk do t’ iu binden autoriteteve ndërkombëtare. Ata, edhe në rast se kidnapohen nuk do ta pranojnë gjyqin fashist të Evropës, nuk do të pranojnë të përgjigjen as të mbrohen me avokatë. Të gjithë ata që do të bashkëpunojnë me këtë Gjykatë, i pret gjyqi moral i popullit, po ai gjyq që ka përshkuar bri më bri, Esat Pashë Toptanin, Ceno Beg Kryeziun, dhe tërë sojin e bastardëve, po ai gjyq që i ka deklasuar bashkëpunëtorët e çdo regjimi të huaj, që nga koha e Turqisë, Serbisë, Jugosllavisë, e deri te koha e UNMIK-ut, EULEX-it dhe Gjykatës fashiste, raciste, antishqiptare të BE-së.
Veteranët idealistë, ata që kanë luftuar për ta çliruar vendin dhe nuk kanë rënë pre e lakmisë për t’ u pasuruar, sigurisht se do të riorganizohen me qëllim për t’ i ruajtur vlerat e luftës së UÇK-së, jo vetëm deklarativisht, (sikur aktualisht thirren përfaqësuesit e tri organizatave të dala nga lufta, të cilat kanë qenë dhe po mbeten nën ndikim dhe varshmëri të partive dhe koalicioneve qeveritare).
Veteranët e vërtetë idealistë, ata që dinë përse kanë luftuar dhe nuk kanë shfaqur as shfaqin dilemë në rrugën e tyre për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare, ata nuk do t’i përgjigjen asnjë gjykate ndërkombëtare, për krime të pretenduara të luftës. Ata që i përgjigjen Gjykatës Speciale dhe që e pranojnë si autoritet, u dënuan apo u shpallën të pafajshëm, nuk mbrojnë vlerat e luftës, por vetëm lëkurën e tyre, edhe pse të akuzuar padrejtësisht.
Gjykata Speciale kundër UÇK-së do të vërë në sprovë historike idealizmin kombëtar të shqiptarëve. Ajo nuk do të kalojë, me faktin se është gjykatë raciste, fashiste antishqiptare dhe jo gjykatë meritore e paanshme dhe kredibile.