Rob Bauer: Gjithnjë e më shumë po paralajmërohen vite të vështira, pasi pushtimi i Ukrainës nga Rusia rrezikon tërë Evropën

Admirali holandez, Rob Bauer, i cili kryeson komitetin ushtarak të NATO-s, ka deklaruar se  gjithnjë e më shumë po paralajmërohen vite të vështira. Ai tha se pushtimi i Ukrainës nga Rusia do të ketë pasoja edhe për pjesën tjetër të Evropës. Bauer u bëri thirrje sektorëve publikë dhe privatë në Perëndim që të përgatiten për një epokë në të cilën çdo gjë mund të ndodhë në çdo kohë, duke përfshirë edhe luftën. Ne kemi nevojë për një transformim të NATO-s gjatë kohës së luftës, tha ai në hapjen e fundit të takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s, në Bruksel. Anëtarët e NATO-s duhet të përshtaten me pushtimin rus të vitit 2022 në një epokë në të cilën çdo gjë mund të ndodhë në çdo kohë, një epokë në të cilën ne duhet të presim të papriturën, në të cilën ne duhet të fokusohemi te efikasiteti që të jetë vërtet efektiv, ka saktësuar, admirali holandez Rob Bauer.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …